Pronarët e rinj të “Top Channel”
Vjollca Hoxha fitoi në Gjykatën e Apelit 100 për qind të aksioneve të televizionit kombëtar “Top Channel”. Pas një maratone të gjatë gjyqesh, e shoqja e themeluesit të televizionit mundi në gjykatë shokët e Dritan Hoxhës, Alber Sino e Aurel Baci. Dy aksionerët Sino dhe Baci mbanin më shumë se gjysmën e aksioneve, të cilët duhet t’i dorezojnë. Drejtues i trupit gjykues ishte gjyqtari, Gjin Gjoni. Mësohet se dy pretendentët e aksioneve të “Top Channel” do ta ankimojnë vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë. Aktualisht televizoni “Top Channel” zotërohet nga Vjollca Hoxha dhe fëmijët.
Please follow and like us: