Deputetët më të votuar të Kuvendit të Kosovës
Komisioni Qendror Zgjedhor certifikoi dje rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 11 qershor.
Nga këto zgjedhje i pari ka dalë koalicioni PDK-AAK-Nisma me 34 për qind, e dyta Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind ose 32 deputetë, ndërsa e treta ka dalë kaolicioni LDK-AKR-Alternativa me 25 për qind ose me 30 deputetë.
Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje del të jetë kandidati më i votuar në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit me gjithsej 143 mijë e 621 vota, pasuar nga kreu i PDK-së Kadri Veseli me 129 mijë e 947 vota dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA Avdullah Hoti me 115 mijë e 693 vota.
Në radhët e koalicionit PAN më i votuari del të jetë kreu i PDK-së Kadri Veseli me 129 mijë e 947 vota, pasuar nga Ramush Haradinaj me 102 mijë e 127 vota dhe Fatmir Limaj me 31 mijë e 431 vota.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në garën e 11 qershorit garoi si parti e vetme politike, më së shumti vota mori Albin Kurti, pasuar nga Dardan Molliqaj me 49 mijë e 26 vota dhe Visar Ymeri me 40 mijë e 980 vota.
Ndërsa në radhët e Koalicionit LAA më së shumti vota ka marrë Avdullah Hoti me 115 mijë e 693, Vjosa Osmani 64 mijë e 147 vota, Behgjet Pacolli 35 mijë e 766, Driton Selmanaj me 35 mijë e 307 vota, etj./KosovaPress