Albspirit

Media/News/Publishing

Mbi klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve

 

 

Tahseen Sayed

 

Shqipëria ka përjetuar një ndryshim transformues gjatë dy dekadave të kaluara, duke kaluar nga një vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura të mesme të larta, që e ka përgjysmuar varfërinë absolute. Kjo kujtesë ka rëndësi, pasi historiku i Shqipërisë dëshmon qëndrueshmërinë dhe forcën e saj, jo vetëm në të kaluarën, por edhe sot e në të ardhmen. Qysh herët në periudhën e tranzicionit, Shqipëria bëri një përparim transformues drejt rritjes dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të saj.

 

Modeli i rritjes mbështetej gjerësisht mbi konsumin, si nxitësi kryesor i rritjes. Zgjerimi i konsumitu nxit edhe nga flukset e kapitalit të huaj, përfshi remitancat e larta. Megjithatë, ky model zhvillimi kishte rreziqe të natyrshme për qëndrueshmërinë e këtij modeli. Kjo çoi, si rrjedhojë, në një mungesë në rritje të ekuilibrave makroekonomike në sektorët e jashtëm, fiskalë dhe financiarë. Kriza financiare globale i nxori në pah këto dobësi. Rritja u ngadalësua, ulja e varfërisë u ndërpre dhe konvergjenca e të ardhurave me BE-në u ndal.

 

Tetë vjet pas krizës financiare globale, ka shenja inkurajuese rimëkëmbjeje dhe riekuilibrimi të rritjes, mbështetur në reformat makrofiskale dhestrukturore të ndërmarra nga qeveria gjatë viteve të fundit. Vitin e kaluar, pati një vazhdimësi  të rimëkëmbjes ekonomike dhe, çka është më e rëndësishme, po rivendoset ekuilibri i rritjes në raport me investimet private. Ne parashikojmë një rritje ekonomike prej 3,2 për qind në vitin 2016 dhe, gradualisht, një rritje në 3,8 për qind në 2019. Tregjet e punës po zgjohen gradualisht, duke reaguar ndaj rritjes ekonomike, persa i takon pjesëmarrjes së krahut të punës dhe punësimit. Politika fiskale mbetet e orientuar drejt stabilizimit, një kusht i nevojshëm për përdorimin me efikasitet të kursimeve të brendshme dhe tërheqjen e flukseve të huaja. Po kështu, është shënuar progres në një sërë reformash strukturore: në sektorin energjitik, vendi po shkon drejt qëndrueshmërisë financiare dhe liberalizimit të tregut, ndërkohë që reforma e pensioneve po ulbarrën fiskale në shpenzimet për sigurimet shoqërore. Përmirësimet në ofrimin e shërbimit publikjanë një tjetër fushë kryesore e reformave qeveritare, edhe përmes krijimit të modeleve të ndarjes së shërbimeve në sportele nga ato të zyrave mbështetëse, si dhe krijimit të sporteleve të vetme të regjistrimit të biznesit.Më lejoni të theksoj këtu,në mënyrë të veçantë, reformat në sektorin e energjisë elektrike, duke qenë se ato janë të nevojshme për rikthimin e besimit të investuesve në sektor dhe çlirimine investimeve të tjera në potencialin hidroenergjitik të Shqipërisë. Faza e parë ka dëshmuar rezultate të shkëlqyeranë uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. Faza e dytë, përmirësimi i qeverisjes së sektorit dhe vënia e tij në një rrugë të qëndrueshme, është një element thelbësor për krijimin e një mjedisi biznesi tërheqës për investuesit dhe që siguron shërbime të rregullta për qytetarët.

Këto reforma të shumanshme dhe rezultatet e tyre çuan në një rritje rekord të mbështetjes së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, me1,2 miliardë dollarë për një periudhë katërvjeçare.Grupi i Bankës Botërore e ka mision te vetin uljen e varfërisë dhe nxitjen emirëqenies së përbashkët e, prandaj, mbështetja për Shqipërinë në përpjekjet e saj drejt kthimit të rritjes ekonomike dhe krijimit të mundësive të punësimit, është përparësia jonë kryesore.

Ndërsa ekonomia është në rrugën e stabilizimit, një nga sfidat kyçe mbetet se çfarëduhet bërë për të përshpejtuar rritjen dhe krijimin e vendeve të punës.Kjo kërkon nxitjen e rritjes së sektorit privat dhe investimeve. Shqipëria duhet të shihet si destinacion tërheqës investimesh për investitorët e huaj dhe një mjedis po aq tërheqës për sektorin privat. Në këtë pikë, janë të rëndësishme tri përparësi.

 

Përparësia numër një është stabiliteti makrofiskal. Progresi i shënuar deri tani në këtë fushë, ka qenë mjaft inkurajues: konsolidimi fiskal është në proces e sipër, detyrimet e prapambetura kundrejt sektorit privat janë shlyer dhe menaxhimi i financave publike po reformohet. Këto masa duhen mbështetur e duhen lidhur me intensifikimin e përpjekjeve për rritjen e të ardhurave, si dhe arritjen e një zbatimi të drejtë, të qëndrueshëm, transparent dhe koherent të regjimit të politikave tatimore, për një klimë të shëndoshë biznesi. Lufta kundër informalitetit ka shënuar progres të qëndrueshëm. Ndërkaq, fokusi në konsolidimin fiskal nuk duhet ta frenojë vendin prej një programi efikas investimesh publike.Menaxhimi më i mirë i investimeve publike, një prokurim publik i besueshëm, kontrata koncesionare bazuar në vlerë kundrejt parave të shpenzuara, jo vetëm që ulin kostot e drejtpërdrejta të konsolidimit fiskal, por edhe përmirësojnë klimën e biznesit përmes krijimit të një konkurrence të ndershme e transparente midis operatorëve privatë. Lidhur me sektorin financiar, edhe pse bankat janëtë mirëkapitalizuara dhe kanë provigjone të mjaftueshme, norma e lartë e kredive të këqija duhet ulur me një ritëm më të shpejtë. Qeveria ka avancuar mjaft mirë me përgatitjen e reformave aq shumë të nevojshme që lidhen mekuadrin e falimentimit dhe heqjen e barrierave për ekzekutimin e kolateralit.Zbatimi në kohë i këtyre ndryshimeve, do të ulë primet me risk dhe do të nxisë rritjen ekonomike.

 

Përparësia e dytë është integrimi më i mirë në ekonominë globale. Shqipërisë i duhet një rritje mesatare prej mbi 4,5 për qind në vit, me qëllim që të arrijë standardet mesatare të jetesës së BE-së brenda disa dekadave. Ajo duhet të integrohet më me sukses në ekonominë globale, me qëllim që të rritet në këto nivele të larta dhe të hapë më shumë vende pune.Kjo kërkon një zhvendosje strukturore drejt rritjes së produktivitetit të firmave dhe nxitjes së konkurrueshmërisë së jashtme të ekonomisë. Përvoja globale tregon se vendet e vogla (me popullsi më pak se 10 milionë banorë),që arrijnë një status me të ardhura më të larta, priren të gjenerojnë të paktën 50 për qind të mirëqenies së tyre nga eksportet, në mënyrë që të bëhen vende me të ardhura të larta. Shqipëria ka një sërë pikash të forta që mund t’i shfrytëzojë. Këto vlera përfshijnë një popullsi të mirarsimuar dhe me njohuri në përdorimin e internetit, afërsinë me bllokun më të madh ekonomik në botë, si dhe kosto të ulët të krahut të punës. Pozita e saj gjeografike duhet ta lehtësojë integrimin në zinxhirët rajonalë dhe globalë të vlerës (p.sh.,bujqësia dhe fasonët). Megjithatë, vëllimet tregtare të Shqipërisë janë dukshëm nën nivelin e vendeve të ngjashme me të dhe nën potencialin që ka. Eksportet shënojnë vetëm 35 për qind të PBB-së dhe janë thuajse 40 për qind nën potencialin e tyre. Sfidat në këtë fushë përfshijnë vështirësinë për të zhvilluar tregti efikase ndërkufitare, edhe për shkak të menaxhimit më pak se optimal të pikave hyrëse detare, proceseve ende të rënduara të zhdoganimit në kufi dhe mungesës së kontrolleve me bazë risku për importet e produkteve ushqimore. Më tej, sikurse e dini, rritja e eksporteve të Shqipërisë vjen më shumë nga rritja e eksporteve të produkteve të njejta, drejt tregjeve të njëjta. Për shkak të përqendrimit të eksporteve në pak destinacione, ka një shkallë të lartë cënueshmërie nga tronditjet në vende të caktuara. Gjithashtu, me rritjen e ekonomisë, avantazhi konkurrues i kostove të ulëta të punës ka gjasë të ulet. Kështu, vendit i duhet të diversifikojë bazën e vet të eksporteve dhe të ngjitet në zinxhirin e vlerës, e gatshme teknologjikisht dhe me një krah të kualifikuar pune, me qëllim që të ruajë ritmin e eksporteve.

 

Fusha e tretë e përparësisë është përmirësimi i tërheqjes së investimeve dhe klimës së biznesit – tema e dialogut të sotëm. Performanca e përgjithshmee IHD-ve në Shqipëri mbetet pozitive në terma absolute. Megjithatë, ajo mbetet pas disa vendeve me rezultate të larta në rajon që kanë përfituar nga integrimi në BE, si Bullgaria dhe Hungaria.Një zhvillim pozitiv është që IHD-të kanë përfituar nga privatizimet e mëdha në sektorët e shërbimeve, përfshi atë bankar dhe të komunikacioneve, si dhe, së fundi, nga projektet e mëdha në infrastrukturën energjitike, si TAP-i. Qeveria, gjithashtu, po ecën drejt IHD-ve me bazë më të gjerë, për të përfshirë sektorët që shfrytëzojnë kapitalin njerëzor të vendit dhe lehtësojnë krijimin e vendeve të punës.  Për më tepër, është thelbësore pasja e një kuadri transparent politikash për të tërhequr dhe mbajtur investimet. Një regjim i vetëm investimi që zbatohet për të gjithë investitorët dhe që është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare do të ndihmojë në tërheqjen dhe mbajtjen e investimeve të huaja dhe do të jetë shtysë edhe për zhvillimin e biznesit lokal. Puna që po bëhet drejt ngritjes së një kuadri qeverisës për të trajtuar në mënyrë sistematike problemet lidhur me mbajtjen e investuesve dhe shqetësimet e tyre është një hap në drejtimin e duhur. Trajtimi i këtyre shqetësimeve do të rrisë nivelin e tërheqjes së vendit për investitorët ekzistues dhe reputacionin e tij midis investitorëve të mundshëm në të ardhmen. Sigurimi i stabilitetit në ekzekutimin e kontratave, krijimi i një sistemi të fortë gjyqësor, zbatimi i shtetit të së drejtës dhe parashikueshmëria e rregullave janë, po ashtu, faktorë kritikë për nxitjen e investimeve.

 

Lidhur me klimën e biznesit, e vlerësojmë angazhimin e Qeverisë për të ecur më shpejt përpara, sa i takon lehtësisë së të bërit biznes.Reformat e fundit për krijimin e një sporteli të vetëm për nisjen e një biznesi, heqja e moratoriumit për lejet e ndërtimit dhe aktivizimi i lejeve elektronike janë hapa shumë të lavdërueshme. Reforma të mëtejshme në fushat e pagesës së tatimeve, mbrojtjes së investitorëve të pakicës, zgjidhjes së paaftësisë paguese, tregtisë ndërkufitare dhe regjistrimit të pronës e aksesit në energjinë elektrike do ta lehtësojnë më shumë bërjen e biznesit.

 

Për ta përmbledhur, më lini të përfundoj duke vënë në dukje mjedisin reformues që po kontribuon tanimë për rezultate dhe duke theksuar nevojën për të mbështetur reformat. Po kështu, nënvizoj tri fushat e përparësisë për Shqipërinë, që të përshpejtohet rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të punës: (i) stabiliteti makrofiskal; (ii) integrimi në tregjet globale; (iii) klima e investimeve dhe biznesit. Ne ndajmë vizionin e qeverisë për ngritjen e nivelit të mjedisit të biznesit në standardet globale dhe për ta bërë Shqipërinë një destinacion tërheqës investimi global. Progresi i vazhdueshëm në zbatimin e reformave duhet t’ju ndihmojë të përmbushni vizionin  tuaj. Ne mbetemi të gatshëm të mbështesim punën tuaj në këto fusha. Shpresoj qe diskutimet e sotme të jenë produktive dhe të dobishme për të gjithë aktorët.

 

 

Fjalen e  znj. Tahseen Sayed, perfaqesuese e perhershme e BB ne Shqiperi mbajtur ne aktivitetin e sotem mbi klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve.

 

 

Please follow and like us: