Albspirit

Media/News/Publishing

Quo vadis Albanistan?!

 

Skadali në kopshtin privat, ja disa nga reagimet për ngjarjen e tmerrshme.

 

  1. Kozeta Turishta: Rrëfim për haremin e shoqërisë

 

 

Po marr pak ajër, do më zihej fryma nëse do flija gjumë sonte për shumë arsye të forta. Sigurisht që shpirti na dhëmb të gjithëve për ato pamje, të gjithë kam parë që janë tronditur, veçanërisht prindërit. Unë kam pasur gjithmonë një parim, kolegët e mi mos t’i përflas, mos t’i shaj, edhe atëherë kur ke shumë të thuash. Vërtet me “Anjezën” kemi punuar sëbashku, thjesht marrëdhënie pune, asnjë miqësi më shumë përtej televizionit; aq sa unë e kam njohur më ka reflektuar sjellje normale. Çfarë më shqetëson mua personalisht do thoni ju? Çfarë e shtyn Kozeten të mbaj këtë qëndrim kaq emotiv? Si kjo monstra që nuk e paskemi njohur kurrë, imagjinoni sa monstra të tjera ka që punojnë nëpër media, njoh unë nga ata që as shpirt nuk kanë, nën make-up-in/makiazhin e tyre, thjesht fshihen bukur e gjë pa bërë nuk lënë. Ja, këto bukuroshet që me taka mund të arrijnë diku në 1.50, këto ordinere të pista, të këqija e të rrëzikshme, bëjnë kompromise me ‘moralin’ e tyre, duke vënë në lojë jetën e tjetrit. Unë kurrë njeriu keq në këtë jetë nuk i kam bërë, por të keqën e kam njohur, më të keqen e mundshme kam përjetuar, po, po, i kam kaluar në kurriz kur ordineret të vidhnin djersën, gjakun, atë që kishe investuar me mund, punë, dëshirë e motiv, pa marrë parasysh pasojat që mund të shkaktonin. Këto ordineret çdo “sukses” e kanë të pagëzuar me ordinerlliqet që ua di e gjithë Shqipëria. Atë ‘një vit’ jetë që ma keni hequr, jam e sigurtë që zoti do jua shpërblej shpejt, është dhe natë Ramazani dhe për mua është natë e madhe, por sërish kot flas se ju nuk dini çfarë është zoti. E humbur me nder, sepse turpin me bukë nuk e kam ngrënë kurrë, kafshatë që nuk kapërdihet për njerëz normalë që janë rrritur me dashuri e edukatë familjare. Më vjen keq për vendin tim shumë, me atë politikë të fëlliqur që mbart, që e kanë kthyer në HAREM, kush ekspozohet më bukur do i zërë punën tjetrës edhe kur je brenda çdo lloj rregulli ligjor. Ajo që nuk të vritka vërtet të bëka më të fortë, ta kthesh dhimbjen, padrejtësinë në triumf e forcë dhe këtë mund ta bëjnë vetëm gratë e femrat që brenda tyre buron dinjiteti, vetëbesimi dhe dëshira që armikun ta luftosh me ri-ngritje. Ato shqetësimet e familjes sime që m’i sollët, hallall në këtë dynja nuk jua bëj sa të kem jetë, ato lutjet e tim eti që të bëhesha e fortë sepse nuk kisha humbur asgjë, veçse mirësia ime u zëvendësua me një llum rrugësh që dhe vetë e dinë sa kanë abuzuar me jetën e tyre dhe pse jeta është personale gjithsecili e bën si dëshiron, por deri në momentin që me llumin tuaj nuk i prekni të drejtën tjetrit, madje me krenari, pa iu dridhur syri fare, nxirrni dhe atë surrat të mykosur gjer tek këmbët, ato palët e syve deri tek barku, por mos harroni se ka zot dhe një ditë do kujtohet për të këqijat që keni bërë moj monstra të pista. Sepse dhe unë jam fëmija i dikujt. Ashtu do sillen dhe me “fëmijën” tuaj, që s’ka laborator t’i vërtetoj ADN-në besoj.

 

 

2. Enxhi Millona Deda: Përtej një videoje skandaloze

 

Duke u nisur nga video e djeshme. Pikë së pari nuk e do e çoja kurrë vajzën time (që mbi të gjitha nuk komunikon aq shumë sa duhet për të treguar se çfarë ndodh) në një kopësht/çerdhe ku drejtoresha është nga ato “Femra” që nxjerrin në facebook foto me gjoks e me vithe të dukshme…Ajo të jetë ç’të dojë, po drejtuesi i një institucioni (sidomos për fëmijët), duhet të jetë që në pamje miqësor dhe i dashur dhe jo “sexy” si AJO! Së dyti, dakord u vendosën kamera, por do ketë gjithmonë të çmendura si ajo që nuk i intereson e qara e një fëmije e jo më kamera. Pasi është bërë dëmi, le të bëjnë ç’të duan familja apo policia. Së treti, komunikoni me fëmijën tuaj që ditën e parë, dhe jo pasi keni parë shenja në trup, se ndoshta fëmija më mënyrën e vete do të tregojë diçka. Prindër, zgjidhni për fëmijën tuaj jo më të shtrenjtën, jo më të bukurën, jo më modernen, por më të SIGURTËN!!!

 

3. Majlinda Bregu: Të shkundet Ministria e Arsimit!

 

Nuk ia dilet me sharje e malkime nga një e sëmurë te një e pashpirt deri tek monstra e radhës si kjo që na ngjethi sot në STOP te TV Klan që i lëshonte duart njesoj si mbi gur mbi një fëmijë 3 vjec. Nuk ia dilet e as zgjidhim gjë se na prishet gjaku e imagjinojmë si do ta tërhiqnim zvarrë këdo që do godiste fëmijët tanë. Ajo e qarë e atij fëmije duhet të ngjethe e të shkundë së pari Ministrinë e Arsimit për të gjetur mekanizmin e verifikimit me urgjencë të çerdheve, kopshteve e shkollave private të licensuara. Inspektoriati Shtetëror i Arsimit duhet të bëjë MENJËHERË publike listën e çerdheve, kopshteve, CV e pronarëve, edukatorëve, kartelat e tyre personale, certifikata mjekësore, vlerësim permanent nga grup mjekësh, psikiatër, psikologë. Dokumentat për dhënien e heqjen e licensave sidomos kur bëhet fjalë për institucione arsimimi apo përkundesje si dhe vlerësimi periodik duhet të jenë PUBLIKE. Nuk duhet vetëm analiza e gjakut dhe a kanë kaluar verdhëzën ata që ju besojmë fëmijët, POR mbi të gjitha vlerësimi i statusit të përgjithshëm mendor dhe emocional, vlerësimi psikiatrik i tyre! Është e kotë të flasësh për standarte performance pedagogjike, kur kërcet akoma mendja e sëmurë si mësim për qarjen e fëmijës!

 

4. Vjollca Pepa: Tmerri në kopshtin privat

 

Tmerr rrahja e një 3-vjeçari në kopshtin privat. Nuk e besoj që për një kohë të gjatë të marrë veten. Nuk kam imagjinatë se me çfarë t’i krahasoj këto lloj speciesh që ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve. Këto pamje për sytë e mi dhe mendjen time janë një dramë që ngelen përjetë në mendje. Po të isha në vend të atij prindi ato lloj speciesh që shërbejnë në atë gijotinë – kopsht do t’i digjja të gjallë. Nuk jam shumë aktive në rrjete sociale, por në këtë rast nuk mund të mos shkruaj tragjedinë që ndjeva në shpirt. Këto lloj speciesh nuk duhet të jetojnë midis njerëzve me shpirt dhe me zemër. Zemër e vogël, ti nuk reagon dot se je engjëll, se po të ishte një i madh në vendin tënd specia që ushtronte dhunë tek ty nuk do merrte ajrin tonë në këtë botë. Unë nuk do prisja kurrë që këtë lloj qenie ta kapte shteti, por do ta varja dhe do t’ia prisja çdo ditë trupin pak nga pak me brisk që të ndjente dhimbjet e asaj fëmijë. Vetëm kopshte nuk janë. Tmerr!

 

5. Aurela Agalliu: Shoqëria jonë ka nevojë për një reformë të thellë

 

Vazhdojnë rastet e dhunës me fëmijët. Ky është tmerri që ka mbërthyer realitetin tonë. Të kesh frikë të mendosh për institucionet edukuese Së shqipëri. Të kesh frikë të drejtosh fëmijët drejt rrugës së arsimit. Ky rast pason një tjetër… Ju lutem organeve kopetente të mos heshtin por të marrin masa ndëshkuese. STOP, shoqëria jonë ka nevojë për një reformë të thellë nga e cila duhet crrënjosur injoranca, padituria, joprofesionalizmi, abuzimi. Ky abuzim nuk i shkon një shoqërie që pretendon të behet europiane. Kjo tregon edhe njëherë për fat të keq mos funksionimin e shtetit i cili nuk do të emancipohet kurrë! Model i keq për të ardhmen.

 

6. Silvi Sinaj: Mos u habisni fare nga kjo që ndodhi!

 

Dhunimi i fëmijëve në kopshte e çerdhe ndodh rëndom në Shqipërinë tonë të dashur. Mos u habisni fare nga kjo që ndodhi, kur e dini mirë e shihni çdo ditë që kopshtet private janë mbushur me edukatore injorante dhe administratore që pinë kafe e cigare ëerë ditën…që s’dinë të artikulojnë fjalët mirë për veten e tyre dhe në një kohë që ky sistem është i pakontrolluar tërësisht ç’prisni të ndodhe!!!! Ju që habiteni nga dhuna, kontrolloni fëmijët në kopshtet private që çoni se do shihni dhunime nga më ekstremet… mos u mashtroni nga reklamat që bëjnë…nga programet e përvojat gjoja nga kopshtet perëndimore. Jemi vite drite larg…boll me me moralizma, kontrolloni kopshtet ku shkojnë fëmijët tuaj që mos të rrisni fëmijë të gjymtuar psikologjikisht e fizikisht…mos i besoni edukatorëve dhe administratorëve injorantë… Dhimbje dhe trishtim për fëmijën e dhunuar sot. Uroj prindërit e fëmijës së pafajshëm që me durim ta kalojnë pa pasoja këtë hata…qe kushedi në sa kopshte e çerdhe ndodh çdo ditë…

 

7. Majlinda F. Keta: Kush paguan për këtë dëm?

 

Pas fitores së Kombëtares së futbollit…erdhi denoncimi përmes emisionit STOP në TV Klan për rrahjen barbare të një fëmije 3 vjec nga pronarja e një kopshti privat në Tiranë… Nuk di nëse na duhet t’i përsërisim vetes faktin se shqiptarëve vetëm disa realizime casti ja shkëlqejnë jetën për t’i lënë hijes vendin e përtej castit! Hije, zi, hije hije… E pse? Sepse dikush ndërsa licenson në emër të shtetit përgjegjësinë për edukimin e fëmijëve ia FAL cdokujt që e kërkon…A nuk ishte e njëjta skemë ku u licensuan universitetet kioska? Sot një pjesë e tyre janë mbyllur, por dëmin publik e kemi mes nesh. Me diploma të tyre sot janë anëtarë parlamenti, janë drejtorë shteti… Ato drejtues pedagogjikë apo akademikë të Kioskës së pronarit përsëri i kemi drejtues…firmosin, vulosin nën siglën RSH. Kjo nuk është drejtësi! Drejtësia e pronares së radhës së kioskës (filozofia e të fituarit me cdo lloj aktiviteti dhe në kushte të mungesës së humanes së kontrolluar) duhet të fillojë tek LICENSUESI. Licensueset që një ish gazetareje, apo me bekim pedagogjik të X-it sot i dhanë Shqipërisë së gjeneratës së re shuplakën e radhës nga ato që dhembin në rrasht e në gjak. Ato që guxuan që në emër të institucionit shtetëror të lejojnë kafshëri mbi një fëmijë pasojat e dhunës do i bartë për vite e vite. Kush paguan për këtë dëm? Më thoni ku ta gjejë ai prind i gjorë, por me një durim qytetar e vetëpërmbajtje që pak nga ne do e kishin, shifrën se sa i duhet për ta rehabilituar këtë dëm. E para, A ka shifër që e përmbledh këtë lloj dëmi? Drejtësia fillon kur ndërton ligj në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve…pastaj po ligji detyron monitorimin, penalizimin. A është i tillë LIGJI ynë për licensim? Sa vite ka, cfarë ka reflektuar ndërsa raste të tilla denoncohen në vijim? Së dyti, sërish ne “shpëtojmë” nga media investigative… Po për cfarë kemi angazhuar veten, për cfarë janë angazhuar të huaj e dashamirës në 25 vite, që drejtësinë e një fëmije të dhunuar ta kemi në dorë të lutjes për STOP, FIKS FARE… a ku di unë? Në Shqipëri, në 25 vite, ne nuk po ndërtojmë dot institucionalizmin demokratik. Ne jemi në dorë të Njëshave apo pushtetfortëve që nuk njohin as skuadër, as bashkëpërgjegjësi, as menaxhim të brendshme, as frymë lidershipi, as etikë, as të drejta, as as as. Fati i institucioneve tona mbetet përsëri në efikasitetin e një Lutjeje drejt qiellit për fatin, për Njëshin e radhës. Ne jemi poskomunista të komunistizuar në mënyrën më të keqe…Dje kishim 1 udhëheqës dhe 1 Byro…sot të duhet të “plazmohesh” për pluriudhëheqësa dhe polibyro, bile më saktë për byrone e byrove se në pazare çështjesh ato krijojnë edhe TRUSTEbyro…Kush i njeh nga brenda e kupton pse çirren të huajt ndërsa oligarkët i sjellin e i stërsjellin duke i dalë përtej “gardhit mentues”… Shqiptarët nuk besonin, ndërsa e provojnë se edhe pas 25 vjetësh nga këto polibyroista ne nuk kemi ndërtuar instituacionalizëm…Ndërsa flasim për reformë në drejtësi. Drejtësia pikësëpari bëhet ne dhe nga institucionet. Së treti, ndjehem keq si e majtë…ndjehem keq. Nuk po e zgjas këtë të fundit pasi në edukim nuk ka majtas djathtas, por ngjyrat politike duhet të konkurrojnë për më të mirën e mundshme për publiken dhe mbi të gjitha për fëmijën. Sot, NE, të edukimit dhe prindërimit, nuk ka ndjesë dhe masë penalizuese që na na lan e shfajëson para atij fëmije, që mund të ishte i gjithësecilit prej nesh, një fëmijë në rrisk për shëndetin mendor e fizik…që nuk i shërben fjalëza inflacioniste e politikës “i gjeneratës së re”… Atë e plakëm pa e rritur! Atë e plakëm pa e rritur! Atë e plakëm pa e rritur!

 

8. Enida Bozheku: Ky kopsht, maja e ajsbergut të dhunës

 

Mbasi shamë, fantazuam e shpalosën dellin tonë “kriminal – ndëshkus – hakmarrës”, kthehemi pak te realiteti i gjerë. Ky i kopshtit është një ndër mijëra raste dhune familje apo istitucionale. Tek shtëpitë e fëmijëve bëhet kërdia me dhunë fizike, seksuale, psikologjike, por për jetimët nuk pati kaq indinjim vetgjyqsie. Tek drejtoresha u kthyem të gjithë në xhelatë. Arsyeja, personalisht mendoj, se bëhet fjalë për kopësht privat. Ambient ku shumë çojnë fëmijët e tyre me zgjedhje. Po të kish rindodhur në jetimore askush s’do ishte kthyer në “Kill Bill II”, por do mjaftohej me një reagim sipërfaqësor. Në fund të fundit jetimorja nuk është problemi im. Kjo mostra të dënohet siç parashikon ligji, çfarë formash riedukimi ka mbrapa, atë e mëson nga burgu!

 

9. Ema Andrea: Politika, larg duart nga edukimi!

 

Monstër, kjo e monstra kush pranon në punë duke menduar nga mesi e poshtë! Si jepni licensa edukimi pa asnjë filtër more politika… ooo politikaaaa… larg duart nga edukimi…! Bëni punën siç duhet o mjeranë, se po na merrni në qafë të ardhmen!

 

10. Ardita Harxhi: Unë sot (si të gjithë ne) jam e shokuar

 

Unë sot, (si të gjithë ne) jam e shokuar… Jam e drithëruar, pa fjalë, pa fuqi… Një bushtër si ajo, cdo nënë, babë, gjysh, gjyshe, dajë, teze, hallë, xhaxha… e shndërron në kriminel! I vetmi melhelm për këtë helm të sotëm është DËNIMI maksimal ndaj saj!

 

11. Anxhela Cikopano: Më dhemb shumë ky realitet

 

Ja ku doli dehja e golit dhe u hapën sërish sytë mbi faktin, që ky nuk është vendi me njerëz paqedashës, që zë vend aq lart në piedestalet e Europës. Mungesa e shtetit dhe indiferenca 25-vjeçare e atyre që kanë mbushur xhepat me të ardhmen e fëmijëve tanë, i ka shtrirë thonjtë kudo, edhe kur bëjmë, edhe kur s’bëjmë gol. Goli i kombëtares nuk e bën këtë vend më të jetueshëm. Ky ka qenë, është dhe do të jetë shteti, ku prindi detyrohet ta shfaqë publikisht dhunën mbi fëmijën e vet, për të marrë të drejtën që i takon. Sa do durojmë akoma të shohim fëmijë e gra që rrihen egërsisht? Baballarë burgjeve për një pullaz? Jetimë në mëshirë të përbindshave? Më falni për gjuhën e egër, po më dhemb shumë ky realitet dhe asnjë kombëtare nuk ma ëmbëlson dot…

 

 

12. Esli Zala: Mjere, kjo Shqiperi per bijte e saj!

O Zot, ça mban kjo tokë! Po si do rritet ky brez me dhunë psikologjike dhe fizike? Ça janë këto kafshë? Ça janë këto hijena që janë femra dhe do bëhen nëna?! Ja pra njerëz, fundi botës është afër pikërisht se sjellje të tilla e prishin njeriun dhe shoqërinë cdo ditë…Të jeni të sigurtë se ka dhe nga ato që thonë shumë mirë ia bëri… e në këto raste unë them pse nuk ka dënim me Varje…në qendër të qytetit për të bërë shembuj ato që shkelin normat, parimet dhe rregullat në shoqëri dhe sigurisht dhe për ato që shkelin dhe thyejnë ligjin, pasi ata janë keqbërësit e parë të kësaj shoqërie. Mjerë, kjo Shqipëri për bijtë e saj!

 

14. Keti Bashhysa: O bundrra Shabani!

 

O bundrra Shabani! Se ti merrke dhe poza sexy! Paske pjell dhe fëmijë! Ti jo vetëm duhet të arrestohesh, por duhet ta dërgosh fëmijën tënd në një kopësht ku ka hale si ty. Pra, ta dhunojnë fëmijën tënd deri në mavijim dhe ta lënë me pasoja psikologjike. Ejjjjjjjjj mos të guxojë kush të shprehet “ç’faj ka fëmija i saj”! Po ai fëmijë 3 – vjeçar që kjo e forta e dhunonte për të disatën herë? Ç’faj ka?! Zot na ruaj zemrën, se po na ndalon duke parë këto ngjarje të krijuara nga këto bastarde! Unë do të të kisha vrarë ty Anjeza Shabani (nëse do isha prindi i atij vogëlushi).

Please follow and like us: