Albspirit

Media/News/Publishing

Hapja e shkollave shqipe në Kosovë 75 vite më parë, mision i shenjtë kombëtar

Sadik ElshaniNGA SADIK ELSHANI 

Hapja e shkollave shqipe në Kosovë 75 vite më parë

Hapja e shkollave shqipe ne Kosove 75 vite me pare eshte faqe e ndritur dhe e lavdishem atdhedashurie e arsimit tone kombetar, eshte njera nder ngjarjet me te rendesishme ne historine e Kosoves. Figure kyce, ai qe e ndermori kete mision per hapjen e shkollave shqipe ne Kosove dhe trojet tjera shqiptare (“Tokat e Lirueme”), ka qene intelektuali, studiusi, publicist dhe shkrimtari i njohur, Ernest Koliqi (1903 – 1975), i cili ne ate kohe (1941) ka qene minister i arsimit ne Shqiperi. Me kete mision te jashtezakonshem shkollor ai e kishte ngarkuar intelektualin dhe pedagogun gjirokastrit, Ali Hashorva. Ishte ky mision arsimor, atdhetar e vizionar qe misheronte programin e madh te Rilindjes Kombetare, perhapjen e diturise e perparimit, zgjimin dhe ngritjen e ndergjegjes kombetare te shqiptaret. Ky ishte misioni me i rendesishem, me atdhetare qe ka ndermarre ndonjehere ndonje qeveri shqiptare per shqiptaret qe mbeten jashte kufijve shteteror.

Me vendimin e padrejte te Konferences se Ambasadoreve ne Londer me 1913, me shume se gjysma e tokave dhe popullsise shqiptare mbeti jashte kufijve te shtetit te pavarur shqiptar. Kosova dhe trojet shqiptare ne Maqedoni e Sanxhak iu dhane Serbise, pjesa tjeter malit te Zi, ndersa Cameria iu dha Greqise. Per shqiptaret regjimi serb ishte shume me i eger se ai turk. Ne periudhen ne mes ted y lufterave boterore (1918 – 1941), shqiptaret ne te ashtuquajturen Mbreteri e Serbeve, Kroateve e Slloveneve po perjetonin nje shtypje te padurueshme te eger e cnjerezore. Ne kujtesen e shqiptareve te Kosoves kjo periudhe njihet si “Koha e Serbise”. Dhuna ishte bere pjese e perditshma, e pandare e jetes se shqiptareve. Dhuna ushtrohej ne te gjitha menyrat fizike e shpirterore vetem e vetem per ta bere jeten e shqiptareve sa me te mjerueshme dhe per t’i detyruar ata qe t’i braktisnin trojet e tyre e te shpernguleshin ne Turqi, ndersa ne vend te tyre t’i sillnin kolonet serbe e malazeze. Po zbatohej me perpikeri plani famekeq, “Memorandumi” i akademikut, po ashtu famekeq, Vasa Cubriloviq.

Nuk kishte shkolla ne gjuhen shqipe, gjuha shqipe ishte e ndaluar ne jeten publike dhe ne administrate. Ne ato pak shkolla qe kishte hapur qeveria jugosllave, nxenesit shqiptare mesonin ne gjuhen serbokroate: mesonin letersine, kulturen, historine serbe – po mesonin per Kraleviq Markun, Karagjorgjeviqet e Pashiqet, mitet e sterzmadhuara e te rrejshme serbe. Qellimi kryesor i ketyre shkollave nuk ishte arsimimi i shqiptareve, por tjetersimi, asimilimi, serbizimi i tyre. Neper disa mejtepe gjuha shqipe mesohej ilegalisht nga hoxhallaret atdhetare. Te etur per t’u shkolluar ne gjuhen amtare, shume te rinj kosovare u arratisen ne Shqiperi. Gati ne te gjitha shkollat e mesme te Shqiperise kishte nxenes nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare ne ish Jugosllavi. Konvikti “Kosova” ne Krume ishte shnderruar ne nje vater te ngrohte per nxenesit nga Kosova. Atdhetaret shqiptare edhe perkunder rrezikut te madh, sillnin ilegalisht libra shqip nga Shqiperia. Ende me ka mbetur i fresket ne kujtesen time rrefimi i nje plaku atdhetar ne nje emission te Televizionit te Prishtines ku rrefente sesi kishte sjellur fshehurazi libra nga Shqiperia dhe  nga frika e ndonje kontrolli te befasishem, nuk i kishte mbajtur ne shtepi, por i kishte fshehur ato ne mal, ne nje te care te lisit. Perkunder ketyre vuajtjeve te medha, shqiptaret nuk u dorezuan, por ben perpjekje mbinjerezore per t’i dale zot vendit, duke ruajtur gjuhen, zakonet e traditat tona burrerore, qenjen shqiptare.

“Kohes se Serbise” i erdhi fundi, Jugosllavia e Kralit kapitulloi dhe u pushtua nga Gjermania e Italia. Pas 30 viteve nen sundimin e eger serb, tani Kosova dhe trojet tjera shqiptare ne ish Jugosllavi iu bashkuan Dheut Meme, shqiptaret po merrnin fryme pak me lehte. U happen shkollat shqipe, u vendos administrata ne gjuhen shqipe, me nepunes shqiptare, me prefekt e nenprefekt shqiptare. Perseri po valonte Flamuri Kuq e Zi! Thirrjes se ministrit te arsimit, Ernest Koliqi, iu pergjigjen qindar mesues atdhetare dhe shkuan vullnetarisht per te punuar ne Kosove dhe trojet tjera shqiptare ne Maqedoni e Mal te Zi. Ishin keta mesues te rinj me plot energji rinore, entuziazem, mesues qe kishin kryer Normalen e Elbasanit. E gjeten Kosoven ashtu sic e kishin paramenduar: kreshnike, keshtjelle burrerie e trimerie, djep te shqiptarizmit. Edhepse po ballafaqoheshin me shume problem e veshtiresi te medha, sepse ishin shkolla qe po hapeshin per here te pare, ata punuan me vetmohim te papershkrueshem, pa u ndalur dite e nate. Mesonin femijet qe ishin te etur per dituri, mesonin edhe te rriturit, sepse ne ate kohe popullsia e Kosoves ishte mbi 90% analfabete. Edhe populli i Kosoves i priti mesuesit me dashuri vellazerore, respekt e mirenjohje te thelle per misionin e tyre te shenjte.

Keta mesues u ben pishtare te arsimit shqip ne Kosove. Ne vitin shkollor 1941 – 1942 u happen 173 shkolla fillore, 3 te mesme dhe disa gjimnaze te uleta. Ndersa ne nentor te vitit 1941 u hap Shkolla Normale ne Prishtine. Ne fillim ne kete mission u angazhuan 80 mesues.  Ne mesin e ketyre mesuesve kishte edhe mjaft te rinj nga Kosova qe ishin shkolluar ne Shqiperi,por nuk kishin mundur te ktheheshin me pare ne Kosove. Ky numer me vone arriti ne 264, ndersa ne vitin shkollor 1943 – 1944 ky numer u rrit ne 400. Po ne kete vit shkollor mesimet i vazhdonin mbi 25 mije nxenes. Keto shkolla u ben vatra te diturise dhe atdhedashurise. Tani nxenesit e Kosoves po mesonin per here te pare historine tone kombetare, po mesonin per iliret, Skenderbeun, Lidhjen e Prizrenit, Ismail Qemalin. Po mesonin vjershat e Naimit, Cajupit, At Gjergj Fishtes, Dom Ndre Mjedes, Asdrenit – vjersha qe me dashuri i kendonin atdheut, gjuhes shqipe, i thurnin himne Shqiperise. Pervec njohurive qe po merrnin per gjuhen, letersine, kulturen, historine shqiptare, ata po brumoseshin edhe me ndjenjat e atdhedashurise e krenarise sone kombetare. Per here te pare e kane pare flamurin duke u valvitur perpara syve te tyre, e kane kenduar Himnin e Flamurit, me shume dashuri i kane kenduar kenget atdhetare: “Per Memedhene”, “Dalengadale po vjen behari”, etj. Pervec punes me perkushtim me nxenesit, ata permes kurseve te ndryshme pergatiten edhe mesuesit e pare shqiptare, te cilet me vone do ta vazhdonin kete mision. Pas vitit 1944 nje pjese e ketyre mesuesve u largua nga Kosova, ndersa pjesa dermuese u largua me 1948 kur u prishen marredheniet shqiptaro – jugosllave. Por, disa qendruan edhe pas vitit 1948 dhe tere jeten e kaluan ne Kosove. Mehmet Gjevori (1910 – 2007), Tajar Hatipi (1918 – 1977) e shume te tjere e pane te nevojshme qe te qendronin ne Kosove dhe ta vazhdonin kete mision, duke u bere bartesit kryesor te zhvillimit te arsimit shqip, veprimtarise botuese, hartimit te teksteve shkollore, etj.

Periudha 1941 – 1944 njihet ne Kosove si “Koha e Shqipnise”, sepse shkollat, administrata ishin te gjitha ne gjuhen shqipe, nepunesit dhe drejtuesit e pushtetit vendor ishin shqiptare. Kuptohet, vendi ishte i pushtuar nga Italia e me vone Gjermania. Pushtues te mire nuk ka,  por per shqiptaret e Kosoves, “Koha e Shqipnise” as qe mund te krahasohet me kohen e eger e barbare, “Kohen e Serbise”. Per fat te keq te shqiptareve te Kosoves dhe trojeve tjera shqiptare ne ish Jugosllavi, pas vitit 1944 perseri erdhi “Koha e Serbise” – kete radhe nen masken e komunizmit. Sidomos e veshtire ka qene periudha 1945 – 1966, e njohur si “Koha e Rankoviqit”, Ministrit te Puneve te Brendshme te Jugosllavise. Ata u munduan t’i mbyllnin shkollat shqipe, por shqiptaret i mbrojten ato me kembengulje e vendosmeri. Tani autoritetet jugosllave nuk mund te loznin edhe aq lehte me shqiptaret e shkolluar. Pas renjes se Rankoviqit (korrik, 1966) u happen shume shkolla te mesme e te larta anembane Kosoves, u formuan institucionet e larta arsimore, shkencore e kulturore, u themelua Universiteti i Prishtines (1970), Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosoves (1975), Televizioni i Prishtines (1975), etj. Dhe te gjitha keto te arritura, burimin, rrenjet i kane te “Koha e Shqipnise”.

Ne Suhareken time (tani Theranda) mesues ka qene zotni Ilmi Duli, nga Shkodra. Te gjithe ish nxenesit e tij, gjithe qytetaret e Suharekes qe e kane njohur ate, gjithmone e kujtonin me shume mall, me shume dashuri e respekt. Edhepse Shqiperia e para viteve 1990 ishte e mbyllur hermetikisht, suharekasit kurre nuk i kane nderprere lidhjet me mesuesin e tyre te dashur. Dikush e kontaktonte permes letrave, dikush i dergonte te fala permes familjareve qe i kishin ne Shqiperi, dikush i dergonte te fala permes pjestareve te grupeve sportive e artistike qe e vizitonin Kosoven, ndersa disa, pak nga ata qe kishin patur rastin te vizitonin Shqiperine, gjithesesi jane munduar qe ta takonin mesuesin e tyre te dashur, te nderuarin Ilmi Duli. Pas permbysjes se komunizmit ne Shqiperi, kur u happen edhe kufijte, atehere shume ish nxenes kane shkuar per ta vizituar mesuesin e tyre te pare. Keto lidhje, takime jane duke vazhduar edhe sot me familjaret e mesues Ilmiut. Jane keto lidhje shume te forta, sepse jane farkuar ne nje kohe te jashtezakonshme, ne “Kohen e Shqipnise”

Daja im, Bafti Gashi (ndjese past), nga Suhareka, ka qene nxenes i mesues Ilmiut dhe ai gjithmone na fliste per pervojen e tij shkollore, per mesuesin qe i kishte mesuar, edukuar me shume dashuri e perkushtim. Ai i ka ruajtur me kujdes librat dhe canten e tij shkollore. i kishte fshehur ne tavanin e shtepise se tij dhe ne femijet duke luajtur “fsheza”, duke u fshehur ne tavan i zbuluam ato libra margaritare. Ende me kujtohet permbajtja e dy nga ato librave, “Libri i Kendimit” dhe “Gjeografia e Shqiperise” e professor Ahmet Gashit. Per ne ato libra ishin n je thesar i vertete. Aty per here te pare jemi njohur me vjershat e Naimit, Cajupit, Dom Ndre Mjedes e shume autoreve te tjere qe per here te pare po ua degjonim emrin. Ato vjersha me prmbajtje atdhetare, ato shkrime per Pirron, Skenderbeun, Ismail Qemalin, Flamurin Kuq e Zi, dhe shume atdhetare te tjere e ngjarje historike, ato pjese leximi me motive mjaft edukative, na ngjallen ndjenjat e atdhedashurise qe ne ate moshe te njome femijerore. Tavani ishte bere vendi me i dashur per ne, aty fshiheshin thesare shume te cmuara. Ato libra permbanin dicka krejt ndryshe nga librat tane qe ne atehere i perdornim ne Kosove. Libri “Gjeografia e Shqiperise”, sic e tregon edhe vete titulli, e pershkruante ne imtesi gjeografine e tere Shqiperise Etnike, duke perfshire shume fotografi dhe duke i pershkruar te gjitha qytetet dhe qytezat e Shqiperise Etnike, perfshire edhe Suhareken time. Aty per here te pare i kemi pare se si dukeshin qytetet e Shqiperise. Profesor Ahmet Gashi, si nje atdhetar i vertete qe ishte, e kishte shkruar kete liber me shume atdhedashuri. Ato libra ishin bere per ne ura kontakti me Shqiperine. Kishte kohe qe “Koha e Shqipnise” kishte kaluar, mesuesit ishin kthyer ne Shqiperi, por ja ato libra ende vazhdonin t’i edukonin, t’i brumosnin me ndjenjat e atdhedashurise edhe shume breza te rinj te Kosoves, pse jo edhe te rriturit. Shpesh ulesha ne mes te odes dhe burrave te pranishem ne ato ndeja u lexoja vjershat atdhetare nga ato libra me vlera te padiskutueshme edukative e atdhetare. Kam degjuar e lexuar se edhe shume te tjere e kane bere te njejten gje.

Ne fund te letres qe Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi,i dergonte kryetarit te ketij Misioni te Jashtezakonshem Shkollor, Ali Hashorves, shkruante: “Ju uroj te gjitheve pune te mbare ne te kryemit e kesaj detyre te shenjte kombetare e me randesi historike” (23 qershor, 1941). Dhe vertet i tille ishte ky mission: i shenjte e me rendesi te jashtezakonshme historike qe dha te korra mjajt te begatshme. Kjo periudhe duhet te nalizohet ne imtesi, te shkruhen studime e disertacione per ta mbajtur gjalle ne kujtesen e kombit tone. Populli i Kosoves gjithmone e ka shprehur mirenjohjen per te gjithe mesuesit qe punuan ne ate kohe me shume perkushtim. Por institucionet shteterore, dy qeverite shqiptare, ne Tirane e Prishtine jane duke e kaluar ne heshtje kete pervjetor historik mjaft te rendesishem per te gjitha arsyet qe jane cekur me larte. Shkollat, rruget, sheshet, institucionet arsimore, pedagogjike e kulturore duhet te mbajne emrat e Ernest Koliqit, Ali Hashorves dhe te gjithe atyre mesuesve atdhetare qe punuan ne te kater anet e Kosoves ne ato rrethana te jashtezakonshme historike.

Le te jete ky shkrim modest nje shprehje mirenjohjeje e falenderimi per te gjithe ata titullare, arsimtare, administratore, nxenes e prinder qe u angazhuan ne kete Mision te Shenjte e Historik Kombetar – mision qe i ringjalli shpresat e shqiptareve te Kosoves dhe e mbajti te ndezur zjarrin e atdhedashurise. Ju falaminderit perjete!

 

Philadelphia, 12 korrik, 2016

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Please follow and like us: