Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive – Pero Čavar: Ahmet Krasniqi na mundësoi ta marrim kazermen “Kaniza” pa shkrepur asnjë plumb

Gjykata Ushtarake në Karlovac
(Procesverbal i dëshmitarëve)
Para dëgjimit të dëshmitari është paralajmëruar se duhet ta thotë të vërtetën dhe të mos heshtë asgjë. Ai është paralajmëruar për pasojat për dhënie të dëshmisë së rreme dhe për të drejtën që të mos përgjigjet në pyetjet me të cilat do ta ekspozonte veten ose një të afërm me turp të rëndë, humbje të konsiderueshme materiale ose ndjekje penale.
Pas kësaj dëshmitari ka dhënë informacionin e mëposhtëm personal:

Përgatiti: Sefedin Krasniqi

Emri dhe mbiemri, emri i babait: Pero Čavar
Profesioni dhe vendi i banimit: ushtarak, Zona Operative Karlovc.
Vendi i lindjes dhe moshës: xxxxx
Marrëdhënia me të pandehurin dhe të dëmtuarin: nuk ka lidhje familjare as ngatërresë.
Dëshmitari ishte paralajmëruar se në bazë të nenit 238 të KPP-së nuk është i detyruar të dëshmojë, por deklaron,
Është paralajmëruar edhe në kuptimin e nenit 229 dhe 231 paragrafi 2 të KPP-së dhe thotë:

– Unë kam qenë oficer i JNA-së me graden kolonel përpara fillimit të kësaj lufte dhe isha komandant i garnizonit Gospiq si dhe komandant i divizionit. Krasniqi ka qenë komandant brigade dhe gjithashtu komandant i kazermës ”Kaniža”, por pasi ai ishte vartës i imi një kohë të gjatë kemi punuar së bashku dhe kemi bashkëpunuar, prandaj e njoh mjaft mirë.
– Në faktAhmet Krasniqi ishte i vetmi oficer me të cilin kam mundur të kontaktoj normalisht gjatë luftës dhe në bazë të njohurive dhe vlerësimevetë mia, ishte oficeri më pozitiv në Gospiq në favor të autoriteteve të reja kroate. E di se ishte i lidhur me Ante Kariç (tash i ndjerë v.j. dhe Tihomir Orešković dhe i ka përpluar planet për sulmin ndaj kazermës ”Kaniža” që kishin menduar ta kryejnë trupat kroate. Unë e di se në atë grup ishte edhe Jurkovici, i cili tani është në Gospić. E di se në rastin e sulmit të ushtrisë kroate në kazermen ”Kaniza” duhej të merrnin pjesë tre oficerë nga kazermat tjera të APJ-së si dhe 25 ushtarë, me qëllim të forcimit të njësisë në sulm për t’i dobësuar ata që do të merrnin pjesë në mbrojtje. Për shkak të rrethanave ka marrë pjesë vetëm një nënoficer dhe vetëm 10 ushtarë. Megjithatë edhe pse ka marrë pjesë një numër më i vogël sesa ishte parashikuar, kazerma është marrë me lehtësi nga ushtria kroate.
– Gjithashtu e di që Krasniqi ishte vazhdimisht i përcjellur dhe përgjuar nga organet e sigurisë, prandaj edhe unë nuk kam mund për shkak të një sjellje të tillë të organeve të sigurisë që vetëm për vetëm të flasim ose ka qenë e mundur të arrihet vetëm në momente të rralla, sikur për shembull kur udhëtoja për në Zagreb, ia dilja ta marrë me vete edhe kur nuk ishte fare e nevojshme, vetëm që të mund të bëjë kontakt me të. Pastaj, e di mirë se Krasniqi me makinen e tij private i ka transportuar ushtarët e vet nga kazerma e tij për në Karlobag, dhe kështu ai me të vërtetë iu ka ndihmuar të ikin nga APJ-ja. Në një moment i gjithë Gospići u bllokua, sidomos ne që ishim në kazermat e APJ-së, dhe askush nuk mund të hynte ose të dilte nga kazermat, por Krasniqi edhe në një situatë të tillë jo vetëm që guxonte të vijë para kazermes, por edhe të futej brenda. Është e vërtetë se tashmë e kishin trasnferuar në Rijekë, megjithatë, në Gospić vinte me pretekstin se kishte nevojë të kujdesej për gjërat që i kishte ende në banesë në Gospić. Dhe, në një rast hyri në kazermë ku ishim shumë oficerë dhe për shkak të situatës, sepse e kishin përcjellur oficerët e sigurimit, as atëherë nuk mundëm të flasim, aq më tepër, një oficer i sigurimit pati kërkuar arrestimin e tij aty për aty. Unë nuk kam rënë dakord dhe i kam lutur që arrestimi i tij mos të bëhet në prezencën e një numri kaq të madh njerëzish, pasi që mund të bëhej në Rijekë. Kur Krasniqi më pas u largua nga garnizoni, isha i bindur se do të shkojë në kazermën ”Kaniža”. Kam pasur frikë se aty do të arrestohet dhe e kam lajmëruar oficerin Pražić, i cili ishte në krye të detyrës, që Krasniqi të ndalohet në hyrje në kazermës, për t’ia pamundësuar hyrjen në oborrin e saj, për çdo rast, të dalë të përshëndetet me të, por mos t’i lejohet hyrja sepse kam pasur frikë se mund të arrestohej. Përndryshe kjo bllokadë ka zgjatur për një kohë dhe Krasniqi ka ardhë disa herë. Është e vërtetë se Krasniqi kurrë nuk më ka thënë pse vinte, por siç kam thënë më lartë, ardhjen e justifikonte për punë personale, por unë personalisht kam qenë i bindur se ai vinte tek unë, që në një farë mënyre të më nxirrte jashtë nga ky bllokim. Për shkak të rrethanave, më vonë nuk kam pasur rast të flisja me të.
– Dua të theksoj edhe një gjë. Krasniqi ishte komandant i një kazerme ku kishte një sasi të madhe të armëve dhe municioneve të të gjitha llojeve me fuqi shkatërruese të madhe. E di se njerëz nga vende të ndryshme kanë ardhë për të kërkuar për armë për nevoja të çetnikëve. Sa di unë, Krasniqi nuk e ka dhënë as edhe një armë, dhe nëse ka ndodhur ndonjë mungesë e armatimeve personalisht më ka informuar dhe më ka kërkuar në një farë mënyre mbulesë. Mundësitë kanë qenë të tilla saqë ka mundur të pranojë njerëz, mendoj çetnikë, në kazermë edhe brenda kazeremës dhe t’i armatosë së paku 300 veta sepse gjithçka e ka pasur në kompetencë në kuadër të autoritetit të tij dhe urdhrave nga komanda e lartë, sepse na ishte dhënë urdhëri ta pranojmë në ushtri çdo person që kishte vendosur të kyçet në APJ, ta armatosim dhe ta ngarkojmë me detyrë. Pavarësisht nga këto mundësi nuk ka marrë as nuk e ka armatosur as edhe një person të vetëm. Gjithashtu, e di se Ahmet Krasniqi thjesht ishte i urryer nga oficerët e sigurisë dhe praktikisht nga të gjithë zyrtarët serbë në garnizon. Të gjitha këto flasin për mënyrën e sjelljes së tij, në atë kohë, në lidhje me autoritetet kroate.
– Është e vërtetë, pasi po më pyetni se kazerma “Kaniza” ka kaluar në duart e autoriteteve kroate, pa zbrazur asnjë plumb dhe krejt duke iu falënderuar Krasniqit.
– Pasi po më pyesni, përgjigjem që e njoh edhe Ante Vlajinićin, e di se ai ka punuar në Shtabin e MT për Gospiç dhe se Krasniqi ishte në kontakt, por unë nuk e di në hollësi deri në çfarë mase. Përndryshe Vlajinić ishte një njeri shumë i disponuar në favor të Kroacisë (tekst i palexueshëm) nuk kam pasur kontakte personale. Unë e di se armët e MT për Likë, për Gospiç, Gračac, Lapac dhe T. Korenicë nga të cilat përbëhej Zona kanë qenë të vendosura në kazermen “Kaniza”. Të gjitha këto armë pasi u mor kazerma ”Kaniža’ ‘ ranë në duart e ushtrisë sonë – Ushtrisë Kroate.
– Në fund, do ta përsërisja, Krasniqi nga këndvështrimi im ishte shumë pozitiv me sjelljet e tij në prag të fillimit të luftës dhe ishte në favor të autoriteteve të posa zgjedhura kroate. Detajet tjera nuk di dhe rreth tyre nuk mund të flas.
– Kjo është e gjitha çfarë pata për të thënë.

– Diktimin e procesverbalit e kam përcjellë, nuk kam nevojë ta lexoj. SHQIPTARI.EU

Please follow and like us: