Albspirit

Media/News/Publishing

Planet kamikaze të regjimit komunist për të sulmuar me skafe flotat ushtarake të superfuqive

Në vitet fund të viteve 70 dhe fillimin e viteve 80, pas prishjes me Kinën dhe reshtjen e ndihmave ushtarake, shteti shqiptar ka filluar një sërë eksperimentesh sekrete me ekspertë inxhiniero teknikë në një sërë objektesh për t’i prodhuar.

Ato ishin pjesë e ISP Nr 6 dhe punonin në Tiranë, Polican, dhe Durrës. Projektet ishin nga më ambiciozët. Shteti komunist po kerkonte të gjente shtigje të reja mbiqëndrese kundrejt fuqisë ushtarake të armiqve te vet.

Në këtë periudhë u eksperimentuan shume objekte për ushtrinë, marinën dhe aviacionin ushtarak. Paralelisht me prodhimin e një skafi për të cilin kemi marrë dëshminë e Thoma Berberit, i njohur si konstruktori dhe prodhuesi i batiskafit të parë shqiptar  “Rinia” me te cilin janë realizuar filmimet e para të nenujëshme të vëndit tone si dhe filmimet nenujore të nëndeteseve gjatë xhirimit te filmit “Ballë për Ballë”.

Krahas skafit predhë, në atë periudhë u prodhuan edhe mina detare. Krahas prodhimit te minave detare te tipit “Jam”, po punohej edhe per studimin, projektimin, eksperimentimi dhe prodhimin e silures detare, bombave te thellesise, bombave fluturuese, si dhe për prodhimin e skafeve sulmuese (skafeve predhë) pa ushtar, të cilat mbusheshin me nje ton tritol dhe telekomandoheshin nga bregu për të goditur kryqëzorët në raste beteje me to.

Edhe eksperimenti i kesaj makinerie luftarake sipas kujtimeve te oficerëve te bazes ushtarao detare te Bisht Pallës është bërë në zonën e Porto Romanos. Në kuadrin e ketyre detyrave shteti Shqiptar i asaj kohe mori përsipër të zhvillojë industrinë e prodhimit të municioneve luftarake për të gjitha llojet e armatimit që dispononte vendi, njëkohësisht të prodhohej i gjithe armatimi i lehte për ushtrinë dhe në vijim armatimi i rëndë. Konkretisht për prodhimet ushtarake u ngarkua një ekip inxhiniero teknik në ISP Nr.6 Tiranë.

Ky Institut qe ngritur me vendim të vecantë të Këshillit të Ministrave dhe qe kompletuar me specialistë të ardhur nga industria civile si nga inxhinieria mekanike, metalurgjike, kimike, elektronike, elektrike, mjekësore etj. Inxh. Ekipet e lart permendura kanë punuar duke shfrytezuar përparësite e industrisë vendase, eksperiencat e marra nga industritë e vendeve të zhvilluara, dhe shfrytëzimi i literaturës botërore në këto fusha, që arritën që të konkretizoheshin shumë projekte.

Një ndër këto detyra te rendesishme të asaj periudhe ishte dhe studimi, eksperimentimi, projektimi dhe prodhimi i objektit prodhues ( i një uzine ) për municionin e flotës detare luftarake. Për këtë grupet e punës të krijuara, studimin e perqendruan që të prodhohej gjithçka duke shfrytëzuar në maksimum lëndet e para të vëndit dhe kapacitetet e lira prodhuese të industrisë ekzistuse me qëllimin e shkeputjes nga importi. Ne vitin 1984 te gjitha eksperimentimet, provat luftarake në det ,dhe projekti i ndërtimit të kësaj uzine ishin të perfunduara dhe pritej vetem vendimi dhe fondi nga qeveria e asaj kohe për venien në zbatim dhe se ka qënë dobesimi i madh i ekonomise që beri te mundur qe ky projekt si dhe shumë të tjere si ky të mos realizohen, por të ngelen në arshivat e ISP Nr.6.

Skenari i një beteje të pazhvilluar:
Një mjet i shpejtë po lundron drejt nje grupimi mjetesh luftarako detare të superfuqive. Realisht skafi i huaj është duke lundruar me shpejtësi drejt anijes me te madhe , Kryqëzor ose Aeroplanmbajtëse. Vrojtuesit e shohin nga larg dhe njoftojnë komanden eprore se ne drejtim te anijes së tyre po lundron me shpejtësi një skaf i ushtrise armike nga bregdeti shqiptar. Mjeti armik dukej se ishte marrë nga ndonje dezertor, pasi përveç një ushtari mbi skaf kishte edhe një flamur të bardhe, shenjë e dëshirës për tu dorezuar. Komanda duke pasur parasyshë se mund të ishte ndonjë dezertor dhe nisur nga dëshira për ta pyetur për sekretet e vijes së mbrojtjes ne tokë, do të pregatitej që ta pranonte “ dezertorin” armik. Skafi me flamur të bardhë që valëvitet nga presioni i erës dhe rrymes së ajrit që krijohet nga shpejtësija tepër e madhe, afrohet me shpejtësi drejt anijes madhore dhe ne vend te frenimit para afrimit ndodh nje përplasje e llahtarëshme e shoqëruar me shpërthimin e një ton tritoli që çan anijen e huaj duke i lënë vënd tashmë dëmtimit të rëndë të sajë dhe mbase mbytjes përfundimtare…Skafi me flamur të bardhë ishte një kurth strategjik lufte, i shqëruar jo nga një ushtar i vertetë porn je manikin me uniforme detari shqiptar. Kjo ishte një nga variantet e shumta që Ushtria Shqiptare pregatiste që të përdorte në rast të një lufte kundër kundërshtarëve të sajë. Në arkivat sekrete të shtetit kanë mbetur prej vitesh tashmë shume projekte të planifikuara për tu prodhuar në kuadër të luftës mbrojtëse që duhej te behesh me mjete rrethanore kundër ushtrive te superfuqive te kohës. Ishin vitet 1970-1980. Një nga dëshmitaret e asaj periudhe Thoma Berberi sjell ne kujtesë se si u projektua dhe u eksperimentua një skaf i veçantë nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të vetë Kryeministrit Mehmet Shehu.

Punimet për skafin predhë në kujtimet e një specialisti të njohur Thoma Berberit.
Thoma Berberi, konstruktori i njohur i batiskafit të parë shqiptar, pjesmarrës në zbatimin e projekteve te konstruksioneve ushtarake punonte ne ISPNr.6 . Ai kujton se në atë periudhë ishin 2 grupe shkencore në Durrës që merreshin me konstruksionet e ushtrisë. Ishte e njejta periudhë kur po merrej me prodhimin e mininëndetëses se vogël . Një tjetër projekt që zbatohej ne fshehtësi. Ideja e Skafit, sipas Berberit, ishte e hedhur nga Mehmet Shehu. Ai duhej që të mbante rreth një ton lëndë shperthyese. Në funksion të misionit që mund të kishte. Me udher të Shehut u transferova te grupi i skafit. Në ekipin e skafit, detyrat ishin të ndara. Dikush merrej me linjat e skafit. Dikush me mekanizmat e drejtimit. 2 specialistë elektronikë merreshin me dhënësin dhe marresin e sinjaleve të drejtimit të mjetit. Pasi u integrova në problemet e duhura, vërejta se për frekuenca ishin përzgjedhur sinjale televizive të asaj kohe. U habita se si nuk u kishte shkuar ndër mend një dukuri që mund të ndodhte.Pasi kur shikon Tv po te kaloje nje makinë nga kandelet nderpriteshin sinjalet televizive. Deri ne atë periudhe provat kishin qënë statike dhe nuk u ishte dhënë dhe aq rëndësi. Kjo u koregjua, pasi skafi rrezikohej që të nderronte drejtim ose të ndalonte ne rrugë qoftë dhe nga nje mjet i çfarëdoshëm me kandele. Për këtë propozova që të behej skërmimi, që të mos ndikohej nga zhurmat e jashtëme , të cilat u reduktuan afërsisht 30%. U mora më pas me anën mekanike të gazmarrësit. Kur mjeti të ishte ne ujë, me anë të sinjalit duhet që të ndizte motorrin, ti futej marrshi dhe tijepej gaz. Nga i njejti mekanizëm duheshin realizuar 6 funksione. Më pas të ulej nga marrëshi dhe ta linte në minimo, ose dhe ta fikte. Kjo ehde në kushtet e erës dhe dallgëve. Duhej pasur kujdes që mjeti të mos shkonte në drejtimtë padëshiruar, siç i thonim.

Prova
Prova u bë në Gjirin e Lalëzit. Nën vëzhgimin e zv Ministrit të Mbrojtjes Llambi Gegpriftit dhe Komandantit të Fllotës dhe i BUD-it Durrës. Dolëm në det të hapur. Unë vesha një kostumdeti dhe mora mora rradjon tip oki – toki, si u thoshnim. Hypa në skaf i cili ishte i mbuluar dhe më duhej te mbahesha në doreza të posaçmeqë të mos bija në det nga shpejtësija. Në një rimorkiator druri që shërbente si bazë qëndronin ushtarakët e lartë. Sëbashku me Ilir Hoxhën. Drejtorin e ISPNr 6. Nderkohe ne skafin predhë, operatoret derguan komandat ndezën normal motorrin e skafit, i cili në vënd të tritolit kishte në të rreth 1 ton lendë inerte për prova dhe i dhanë shpejtësi 40-50 milje në orë. Pas nisjes operatoret filluan që të japin komandat majtas djathtas për të parë efektëshmërinë. Në nje momnet kur deshën për ta kthyer afër rimorkiatorit, skafi devijoi ne kthesë dhe u nis drejt tijë me shpejtësi plumbi. Kur u afrua rreth 200 m rimorkiatorit unë u hodha ne uje dhe skafi u karambolua. Ai u demtua ne pjesën e bashit. Më pas u riparuan defektet dhe u prodhuan te tjerë.

Berberi tregon edhe per planin sekret se si do te ndermerrej sulmi kunder anijeve te huaja luftarake. Ne bordin e skafit do te montohej një manekin i veshur me uniforme ushtarake. Dhe do te kishte nje flamur të bardhe, si shenje se po shkonte për tu dorezuar si dezertor. Manekini ushtarak dhe flamuri do te ishin shume të dukshëm. Kjo do të mundesonte që karremi te gelltitej nga ” komandat armike”…

“SKAFI PREDHE” PA PILOT, NGA SHENIMET E EKSPERTEVE USHTARAKE
Nga shenimet e arkivuara të asaj periudhe , mesohet se në vitin 1984 në zonën e njohur si Porto Romano në veri të qytetit të Durresit është zhvilluar një eksperiment ushtarak për shkatërrimin e anijeve luftarake me kapacitete të mëdha të flotiljeve ushtarake që ndodheshin afër brigjeve tona. ..Pas vitit 1978, kur ishin prishur mardhënjet e dikurshme vëllazërore me Kinen dhe ndihmat ushtarake kishin shterruar tashmë, shteti komunist po kerkonte të gjente shtigje të reja mbiqëndrese kundrejt fuqisë ushtarake të armiqve te vet. Megjthëse propoganda zyrtare fliste me pompozitet për luften mbrojtëse kunder superfuqive, analistet ushtarake e politike e dinin se kjo ishte lufta mbrojtëse e Hoxhës kundrejt politikave shoviniste të fqinjeve, te cilet deri ne atë periudhe ishin të detyruara që të merrnin ne konsideratë arsenalin e fuqishëm ushtarak te Shqipërisë, të ciles përveçse i a kishin grabitur kufijte tokësorë të dikurshëm, vazhdonin që ta mbanin nën tensionin e nderhyrjeve të vazhdueshme dhe të një lufte fantazmë gjatë gjithë periudhës së të ashtu quajturës luftë e ftohtë. Në këtë periudhë u eksperimentuan shume objekte për ushtrinë, marinën dhe aviacionin ushtarak. Paralelisht me prodhimin e skafit predhë, në atë periudhë u prodhuan edhe mina detare etj. . Krahas prodhimit te minave detare te tipit «Jam», po punohej edhe per studimin, projektimin, eksperimentimi dhe prodhimin e silures detare, bombave te thellesise, bombave fluturuese, si dhe për prodhimin e skafeve sulmuese (skafeve predhë) pa ushtar, të cilat mbusheshin me nje ton tritol dhe telekomandoheshin nga bregu për të goditur kryqëzorët në raste beteje me to. Edhe eksperimenti i kesaj makinerie luftarake sipas kujtimeve te oficerëve te bazes ushtarao detare te Bisht Pallës është bërë në zonën e Porto Romanos. Këto ekperimente u bënë në kohën kur shteti shqiptar ishte i vendosur ti bënte ballë me luftë cdo agresori sado i fuqishem të ishte. Flitet për vitet 1978-1985. Nëse do të niste një lufte problem kryesor ishte mbrojtja nga një teknologji luftarake shumë e sofistikuar dhe shumë e fuqishme. Ndër detyrat kryesore që u vendosen të arriheshin atëhere, një ndër to ishte dhe mbrojtja e bregdetit nga fuqite e medha mbasi mbrojtja e asaj kohe për vendin tonë ishte inferiore karshi tyre. Mbrojtja duhet të ishte efektive dhe me sa më pak gjak pasi numëri i ushtarëve tanë, në raport me forcat e shteteve të tjera ishte i vogël. Ndër të gjitha detyrat për mbrojtjen që duhet të zgjidheshin në atë kohe, një grupi ing. dhe teknikesh të ISPNr.6 ju vu detyrë të projektojnë dhe të prodhojnë një skaf pa pilot super të shpejtë me telekomandë nga bregu i detit që të sulmonte dhe asgjësonte super anijet e asaj kohe si kryqëzor, aeroplanmbajtese. Prodhimi i skafit ishte detyrë tepër të vështira për tu zgjidhur sidomos në telekomandë. Dy ishin detyrat kryesore: 1.Skafi në veten e tij të merte një ngarkese prej 1 ton eksploziv, të siguronte një shpejtesi lundrimi të pa arritëshme për kohën, dhe të siguronte një pavarësi lundrimi prej një ore, që ishte dhe koha e mjaftueshme për të kryer detyrën. 2.Per komandim nga bregu të perdorej një valë e cila të ishte e pa kapëshme nga armiku ose të krijonte vonesë kapje për pak kohë e cila të ishte e mjaftushme per te siguruar kohen që skafi të përplasej me anijen armike.

Pas një studimi tepër të mundimshem dhe vetmohues nga grupi ing. teknik, arrin që të projektohej modeli i kërkuar dhe filloi realizimi i tij natyrisht me fuqinë prodhuse të asaj kohe. Për prodhimin u angazhuan uzinat mekanike të vendit të cilat zotëronin aftësi prodhuese të madhe në sasi dhe preçision për kohën.

NGA DESHTIMI I EKSPERIMENTIT TE PARE TE PROKTI PER PRODHIME NE SERI
Eksperimentimi ka gjithmonë të papriturat e veta sepse nuk mund të pretendohet që diçka e panjohur të realizohet me provat e para. Sipas eksperteve te asaj periudhe, Ingjinierët dhe teknikët vendosen të realizojnë prova në det të hapur me ekzemplarin e pare në dhjetor 1982. Personeli ishte tepër i emocionuar por dhe i bindur për sukses. Për të vërtetuar saktësinë e llogaritjeve personeli ing.teknik vendosi të ishte pjesmarrës në lundrim. Skafi u nis nga bregu dhe pikërisht kur arriti shpejtësinë maksimale duke realizuar detyrat luftarake të llogaritura, u përmbys në kthesë dhe personeli që ishte në bord ra në det. Skafi përfundoi në fund të ujrave… Kjo nuk i demoralizoi projektuesit të cilët pas një studimi të thellë gjetën gabimin e riparuan dhe lundrimet e mevoneshme ishin të sukseseshme “.

Nga analiza që është bërë grupi projektues ka kontrolluar të gjitha përllogaritjet dhe kalkulimet si dhe vetë skafin fizikisht, pasi e nxoren nga thellësia ku qe zhytur. Nga verifikimi doli se gjatë montimin ishte bërë nje gabim në asamblimin e skafit (montimin). Një gabim që rezultonte me diferencën e qëndrës teorike të gravitetit të skafit predhë, me qëndrën e lundrimit te skafit prej pak gradësh, kundrejt llogaritjeve në projekt.

Kjo diferencë e vogël u korigjua dhe në ekperimentimin e dytë u arrit rezultati maksimal. Më pas, u prodhuan dy copë skafe predha për të vërtetuar llogaritjet teorike si dhe u projektua teknologjia për prodhimin e tyre në seri. Ishte një punë 5 vjeçare duke filluar që nga përllogaritjet e para deri në pregatitjen e prodhimit të skafeve predhë të telekomanduara, që do ti shërbenin mbrojtjes bregdetare. Punë e cila u depozitua në arkivat e ISP NR.6 dhe të Ministris se Mbrojtjes të asaj kohe. Dobësimi ekonomik i atij shteti bëri që këto projekte të arshivohen.

Please follow and like us: