Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Mezini: Lulet e verdha të dimrit

 

 

Lulet e verdha të dimrit,

ujitja me lotë malli,

rrugicave të ndriçuara

nga neonet gri.

Shtrëngoja ndër dhëmbë inatin,

si sorkadhja hallin,

kur gjahtar’ pashpirt çarkut e kish shti.

 

Lulet e verdha të dimrit,

ma sollën gjithë aromën

bashkë me mall ngarkuar,

erdha për tek ty.

 

Jam a s’jam unë jotja

s’di a ta besoja,

rrugëve të pafunda

të mbajta thellë në gji.

 

Nën strehëzat pikë pikë

lagur nga lot malli,

rrugicave ndriçuar nga neonet gri,

s’di a të besoja

jam a s’jam unë jotja,

netët, mall ngarkuar

dimrit plot vetmi.

 

Gishtat tej nder flokë,

buzët thell në sy

Lulet e verdha të dimrit shtrëngoja fort në gji.

Si të ishte Zoti,

si të ishe Ti.

 

 

3.03.2018

Please follow and like us: