Sadik Bejko: Shtatorja në bronz për kantautorin Fraçesk Radi
Më gezon lajmi që në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u vendos shtatorja në bronz e kantautorit Francesk Radi. Është një lajm i gëzueshëm për të gjithë kulturën shqiptare.
Për mua është një lajm që më prek personalisht
Në Festivalin e 11-të të Radio-Televizioniit Shqiptar, në 1972, Françesk Radi me fjalët e vargjet e mia këndoi këngën “Kur dëgjojmë zëra nga bota. Ajo këngë bën fjalë për disa të rinj që kanë dalë një mbrëmje në park. Këngëtari me kitarën e tij po i argëton.
Ja disa vargje nga teksti i këngës:
“Mora shokët, shokët shkova në park/ ishte mbremje, ishte qetësi”.
Këtë të ri, Françesk Radin, që në ato vite e kishin pranuar me imazhin e këngëtarit (si shumë këngëtarë të kohës ne muzikën moderne në botë). Është i riu që me kitarën e tij në sheshe e në parqe shpalos bukuritë e moshës, shpalos zërat e jetës e të kohës rinore.
Ai e pagoi shtrenjtë imazhin e të riut me kitarë…imazhin e të qënit vetja i pavarur…një zë i lirë, ndryshe nga këngët në modë, këngët e zëna për fyti nga propaganda zyrtare.
Imazhi i djalit me kitarë që aspiron lirinë e këngës dhe të jetës…tani si shtatore në bronz, shumë shpejt, gati një vit nga ndarja e Frankos nga jeta, u bë pjesë e atij pejsazhi që ai e donte.
Historia e tij do të dijë t’u flasë brezave.