Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Bibave dhe bibejve

Koha e bibave dhe e bibejve. Biba thotë se ky teatër popullor nuk u bë kurrë kombëtar? Dhe bibo krrakrret… është më shumë se kombëtar moj bibë që tund byçkat. Më shumë se histori. Më shumë se sukses. Më shumë se prestigj që nuk lidhet aspak me kushtet si mungesa e kondicionerëve etj. Apo të tjerë bib’argumenta në lidhje me vëzhgimin tënd në kohë. Madje ka një histori ku po t’i kthehet funksionimi si në projektin fillestar do të jetë një margaritar në atë tepsinë prej betoni.

Po nuk është ky halli i bibës dhe bibejve. Se nuk ka këmbë shqiptari që nuk do një tjetër teatër të ri. Aq më tepër që Tirana po hapet. Biba dhe bijtë nuk shqetësohen, nuk kanë se si, për faktin përshembull që po bëhet një vjedhje, sidomos kur mendon transformin si pronë, përqindjet etj…, duke varrosur çfarë shihni, është krim kombëtar. Po pse të shqetësohet kur është pjesë e bibave dhe bibejve. Dhe ta dish moj bibë që tund byçkat, mjaft t’i kapësh emër për emër, rolet, karakteret e sjellura ndër vite, kaq aq shumë komb sa të dhembin tëmthat ta mendosh. Harron që bibejtë që luajnë darkave me byçkat e tua, bën fushatë me Sulejman Vokshin e historisë. Ti e duartrokite me doçkat e tua, por ishte Sula prej Dibre, i gjalli, i moshuari, i arti. Sa me fat që e kishim mes nesh. Po ti fat quan parfumin që ua hedh byçkave, si dashnore e devotshme e bibeut. Sot njerëzia udhëton deri në Tushemisht për të takuar teto Ollgën. Pse mos ta takojnë edhe aty? Pse mos t’i takojnë aty, në atë kopësht të rrafshuar, të projektit fillestar. Eh sa histori ka aty. Por ne shqiptarëve, një pjese për të mbuluar zullumet, një pjese për urrejtje, një pjese se mendojnë që historia fillon me ta, etj…, pikërisht historia e vërtetë na vret sytë. Punë bibash e bibejsh. Që nuk e di se çfarë do të thotë Sul Pitarka apo Sulejman Vokshi për këtë mëndje bibe që thotë se ky teatër popullor nuk u bë kurrë kombëtar. Me sa duket, Sul Vokshi, Isa Boletini a Ismail Vlora nuk janë figura kombëtare. Punë byçkash dhe kaq. Në fakt janë një galeri e tërë, një kopsht i tërë, më shumë se sa kombi, madje na kanë bashkuar prej kohësh si komb, por kush ta shohi. Janë aq lot e djersë e derdhur sa jemi kaq me privilegj që i patëm. Kaq shumë na do Zoti, po ne…, mendje bibejtë nuk duam veten.

Fotografia e Ilir Levonja

Fotografia e Ilir Levonja

Fotografia e Ilir Levonja

Fotografia e Ilir Levonja

Please follow and like us: