Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Shqipëri e Aushvic

Kur flitet për Tepelenën, në mendje vjen Aushvici. Nëse nuk je përjetues i asnjërës prej mizorive atje, në Shqipëri, të paktën, mund të kesh jetuar në kohën e diktaturës, kur i gjithë vendi ishte kamp përqëndrimi – kush guxonte të ikte prej tij, ndalohej nga plumbat. Populli, si të thuash, ishte futur në procesin e automatizimit. Komunistët prisnin prodhimin e njeriut të parë të ri robot. Gjithçka, në fakt, ata nuk e kishin bërë vetëm për vete, por kryesisht edhe për efektin që do të prodhonte eksperimenti i tyre. Për 40 vjet ose më shumë, një popull i tërë, me hir a pahir, ia kushtoi punën e vet besimit komunist, dhe shoqëria që u krijua ishte ajo që komunistët kishin qëllim: një realizëm socialist ose perde e bukur që mbulonte realitetin e errët. Puna e tyre ishte, ironikisht, ngushëllim për veten, dhe njëkohësisht hakmarrje ndaj vetes për idealin e përqafuar. Kur humbja erdhi dhe “socializmit iu dha fytyrë njeriu”, për të gjetur kompensim për pasigurinë, ata u pasuruan, ose emigruan, u shpërndanë në botë për të harruar poshtërimin dhe turpin, për të harruar fajin e tyre. Ndërsa sot, mbi të gjitha, ata jo vetëm që nuk i mohojnë mizoritë e kryera, por kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mos dëgjuar kur flitet rreth tyre – strategji e ngjashme me atë të mohuesve të Holokaustit./gazeta dielli/

Please follow and like us: