Albspirit

Media/News/Publishing

Lorenzos Mavilis: ATDHEU

 

Ja, prapë nis edhe zgjon erë e pranverës,
përreth, një dashuri të ëmbël, melodioze.
Si nuse toka lulëzon, nën vellon, misterioze
dhe ndrin si yll mëngjesi, çudibërës.

Me zogj që lodërzojnë të çiftëzuar,
këtu bleta buçet, më tej një flutur.
Natyra vesh kostumin më të bukur
me ngazëllim dhe jeta qesh gëzuar.

Por çdo aromë, çdo ngjyrë veç edhe tok,
çdo cicërimë që ndihet n’ atmosferë,
më zgjon një mall në zemër, një tundim,

të puth edhe një herë të shënjtën tokë,
dhe majin tënd ta shoh edhe një herë,
i bukur, madheshtor, i shtrenjtë, atdheu im.

Mynih, më 05 qershor 1888.

Shqipëroi Arqile Garo, Mars 2019.