Albspirit

Media/News/Publishing

Skënder Jashari: Historia e fshatit Rahovicë, komuna e Preshevës!

 

 

Fshati Rahovicë, është fshati më i madh i komunës së Preshevës, ka rreth 1200 shtëpi, me rreth 6000 banorë. Gryka në të cilën shtrihet ky fshat, është e  stërmbushur me  mitologji dhe histori, por edhe me të dhëna historike, kulturore, arkeologjike. Edhe e kaluara e fshatarëve të fshatit Rahovicë, është e dhimbshme siç është e shumicës së Trojeve Shqiptare, për më keq, ky fshat dhe lokalitetet përskaj, janë tejet më të pasura me histori luftërash, që nga lashtësia e deri më sot!

Madje për faktin që fshati Rahovicë, ndodhet në anën perëndimore  të Luginës së Preshevës, kah kalonte  rruga e  vjetër në kohën  e Perandorisë Romake-Bizantine (Morava-Vardar gjegjësisht Nish-Shkup), por e cila rrugë është përdorur edhe nga shpërnguljet e barbarëve (sllavëve, bullgarëve etj), e pastaj edhe nga Perandoria e Car Dushanit, Perandoria Osmane! Shkaku i kësaj rruglidhje, po ashtu edhe shkaku i të qenit të Luginës në kufirin lindor të territoreve dhqiptare, bëri që të ndeshet më shumë me luftëra e pushtime.

Sot, çdokush që gërmon në tokat e fshatit, në fushën dhe malet e fshatit, patjetër has në gjurmë të lashtësisë tonë. Derisa ende gjurmët  shihen: në anën e majtë të lumit që shpie në brendi të maleve të Karadakut, ndodhet Kacipupi, pas të cilit ndodhet “Tuma”, që  është një lokalitet i paeksploruar arkeologjik! Derisa mite-gojdhana ekzistojnë që nën këtë gur ndodhet një shpellë, në të cilën janë të vendosura sasi të mëdha të thesarit. Por që së paku në këtë vend janë  ende gjurmë të lashtësisë parahistorike dhe të periudhave të mëpasme!

Po ashtu “Gurishtja” një rrafshnaltë, e cila së fundmi nga nxënës të shkollës fillore, janë gjetur monedha, të periudhës parahistorike. Ndërsa në anën e djathtë të fshatit ndodhet Kisha e Artilevicës (e sllavizuar Arhilevica). Koha e ngritjes së kësaj Kishe Katolike, daton nga vitet  1400, edhe pse disa  burime theksojnë që 6 vite para lindjes së Gjergj Kastriotit. Kjo kishë ishte pjesë e Manastirit të Hilandarit (që daton nga shekulli XIV, i përmendur në hartën e Despotes  Jevdokija dhe të   birit të saj Konstantinit). Manastiri i Hilandarit tejet i njohur për përkatësinë e tij dhe lidhjen me Familjen dhe me vetë Gjergj Kastriotin!

Derisa qindra emërtime topografike, vende të tjera arkeologjike e deri edhe disa  Tuma (varreze Ilire) gjenden në territorin e fshatit Rahovicë, e njejta ngjan edhe në fshatrat e malësisë. Emërtime të shumta: Prroi i Markut, Prroi i Manastirit, Prroi i Kishës, Mali i Pjetrit, Mali i Kishës, Mali i Manastirit, Kodra e gjatë, Laku i  madh, varret e “boshnjakëve”, shtëpitë e “boshnjakëve” etj, të gjitha tregojnë historinë e hidhur që ka kaluar kjo trevë.

Emri Rahovicë, deri më sot, shpjegohet nga disa burime:

1.         Rrah- vend i sheshtë, rrahishte, rrugë e  rrahur (e kalueshme) nga  gjuha  shqipe!

2.         Rahova- nga latinishtja vend i arrave (edhe sot ende  ka  pemë  arrash)!

3.         Arhileva- prej emrit të Kishës së Artilevicës (e cila është ndërtuar rreth shek. XIV).

Kurse prapashtesa është prapashtesë sllave.

Perandoria osmane, ndër Trojet  e para Shqiptare, që i pushtoi, ishte edhe Lugina e Preshevës (ku është edhe fshati Rahovicë), duke ndërtuar xhaminë  e parë në Gadishullin Ilirik, në Tabanoc (Kumanovë), ku ishte  vendosur garnizoni i ushtrisë Osmane( përdorej për nevoja  të xhihadit për  ushtrinë  osmane). Sipas  burimeve  historike  daton  në  shekullin e  XVI, kurse  burimet  fetare  islame  e  shtyjnë   duke e  bë  të vitit 1380.

Tabela 1. Statistikave  të  regjistrimit të  shekullit XVI, në Kadillëkun e Vrajës.

Sipas statistikave  të  regjistrimit të  shekullit XVI, në Kadillëkun e Vrajës,  preferencat  fetare  të popullësisë ishin si vijon: më 1519 në  fshatin Rahovicë, kishte 48  familje të  krishtera dhe  6 familje  muslimane( nënkuptohej ishin familje turke dhe jo  Shqipëtar të islamizuar)! Sepse  më  1528, kishte   41 familje të krishtera dhe  asnjë  familje  muslimane, Vazhdon  pastaj  me të njejtën, në  vitin 1570,  kishte  63 familje të krishtera dhe 6  familje  muslimane, duke e krahasuar  me  historinë  e  zgjerimit  të  Perandorisë  Osmane, në  këtë  periudhë  ishte  në   majen  e  fuqisë së saj!

Në  vitet  1689,  sërish me  rastin e  Kryengritjes të udhëhequr  nga  At Pjetër Bogdani, forcat  e ndihmuara  edhe nga Austria, erdhën përmes  Luginës deri në  Shkup! Ky  rast  njihet  ende  në ndërdijen e  të parëve  tonë, ndër  kalvaret më të tmerrshme,  apo si Kalvari i parë  i Luginës  së Preshevës (Karadakut)!

Në  vitet 1836-1908, në  mënyrë  të vazhdueshme  ndodhi gjenocidi  Osman  kundër  Shqipëtarëve  në Karadak. Për fat sot, kujton Kombi yn, vetëm  rastin e  Martirëve të Karadakut( Stubllës), por Shqipëtarët katolik të  Karadakut  të Luginës së Preshevës, nuk e patën  fatin të kishin  prijësin  fetar pas  vitit 1705( Kuvendit të Arbërit), gjë  që  askush   nuk ishte  zë i tyre! Kjo periudhë  njihej  si  periudhë e  “trashjes  së zullumit osman”,  gjegjësisht në  ndërdije të parëve tonë,  identifikohet  si Kalvari i dytë i  Luginës së Preshevës( Karadakut)!

Pas shporrjes së Perandorisë Osmane dhe ardhjes së pushtimit  serb, edhe  në Luginë të Preshevës, vazhdoi islamizimi i Shqipëtarëve  katolik të Luginës së Preshevës, atë  që  s’kishte  mundur ta  bënte  Perandoria Osmane, prej  1550! Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene,  e  vazhdoi pa  ndalesë  në vitet 1912 deri më  sot( dëshmitarë të së cilës jemi edhe vetë)!

Për më keq, Kalvaret  e  Shqipëtarëve   të Luginës së Preshevës, nuk  mbetën  vetëm  me   rrezikun e shfarosjes së tyre, por ai u përhap edhe  në  mënyra të tjera,  sidomos  në  asimilimin, tjetërsimin përmes  propagandës, pseudohistorisë!

Derisa niveli i shkollimit  tonë,  ishte  aq  i ultë, sa  që shkollën e  parë fillore  e kemi patur  pas  Luftës së I Botërore, derisa  Serbia në këtë  kohë  kishte edhe  universitet. Për më  keq,  ato doktrina  që i janë   shërby  nga   qarqet shoveniste  serbe,  i kanë  pranuar  një pjesë  e  madhe  e  Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, pra edhe të fshatit Rahovicë,  si për  origjinën  tonë( kryesisht nga  Malësia  veriore e  Shqipërisë londineze); pranimin e  islamizmit; gjoja bashksundimin e  Shqipëtarëve  me Perandorinë  Osmane, derisa  sllavët dhe grekët( përmes Patrikanës së Stambollit) bashksunduan  me  këtë  perandori etj.