Albspirit

Media/News/Publishing

Rifat Ismaili: DUA QË TË MË SHOHËSH…

Tregim
I hodha sytë tej fushës dhe vura re se njerëzit lëviznin kuturu, pa asnjë drejtim të përcaktuar. Pastaj u mundova të shmpija ca krahët që mē ishin ngurtësuar prej tē shkruarit dhe i vendosa letrat me kujdes mbi tokē. Kam me vete edhe një libër të Platonit. Kam edhe një gjendje pezull mërzie që më trazon në shpirt. Bri fushës ndodhet edhe lumi Arno, i cili dergjet në shtratin e tij e me atë rrjedhën e ngadalshme, më duket sikur ma shton më shumë ndjenjën e boshësisë. Ndërsa shoh herë fushën dhe herë librin, e ndjej se lodhja influencon mendimet e mia të errëta. Edhe pse është pasdite e vonë dimri, dielli akoma ndrit turbull majat e pemëve. U ula gjunjazi dhe e mora librin, më pranë vetes. Papritmas ndjeva një rrëqethje të lehtë në trup dhe shikova një milingonë të vogël që po përshkonte qetazi lëkurën e butë të krahut tim.
A thua – pyeta veten, që edhe kjo milingonë mendon e ndjen ato gjëra që ndjejmë ne njerëzit? A thua që edhe ajo provon mbi shpinën e saj kotësinë e kësaj bote? Apo ky lloj boshllëku është vetëm brenda meje dhe gjithçka tjetër ecën normalisht?
Ndërsa mendoja të gjitha këto, pashë të më afrohej një grua e re dhe e bukur, e veshur me një fustan të hollë, edhe pse frynte pakëz erë. Ajo eci disa metra përtej meje, pastaj u ndal.
– Ke për të ndezur?- më pyeti, duke mbajtur ndër gishta një cigare të hollē, nga ato që pijnë rëndom femrat.
– Nuk e pij duhanin- i thashë.
– Si vallë- u çudit ajo me mua- ti nuk e pi duhanin, djalosh?
“Po, thashë me vete- çudi, se tani edhe fëmijët më ngjan se në vend të biberonit mbajnë llulla e çibukë në gojë.Bile ca më keq. Gjinjtë e grave dikur të mbushura e të plota, më dalin në ëndërr të zgjatur e të stërholluar si dy pipa”.
 Ajo po priste në këmbë, duke më hetuar nga poshtë lart.
– Hë- theu heshtjen ajo- si t’ia bëjmë? Do të më shohësh, që të besosh?
– Jo- iu përgjigja. Nuk është nevoja. Të besoj edhe pa të parë.
– Por unë dua, që ti të mi shohësh…- më tha ajo ca e zhgënjyer dhe zbërtheu kopsat e këmishës.
 I hodha sytë me etje në atë vendthin ku u hap njē portë dhe hyra brenda atyre kullave nëpërmjet shikimit tim. Në të vërtetë ato nuk ngjanin me dy pipa, kishin më shumë ngjashmëri me dy qypa të lyer në flori. Ose kështu më ngjanë mua të gjorit…
– I paske të bukura- i thashë për t bërë qejfin, por e ndjeva brenda vetes se në fakt i thashë të vërtetën. Mendova, se sado e perdalë ajo mund të jetë, prapë brenda shpirtit mund të ketë mbetur femër, grua.
– Faleminderit – më tha ajo. – A mund të shkojmë?
Në atë çast më përshkoi mendjen ideja se mbase kisha qenë i vetmi që i thashë një fjalë tē mirë. Tē tjerët mbase veç e shfrytëzojnë, duan të pijnë e të pijnë nektar nga sisët e saj sikur të jenë bebè të fiksuar pas biberonit dhe vetëm kaq, pa u kujtuar fare për bukurinë.
– Po me çfarë merresh tjetër ti?- e pyeta ca i hutuar. Mbase edhe per të ndërruar bisedë, për të mos iu përgjigjur menjëherë pyetjes së saj, për të marrë kohë për të vendosur.
Kisha kohē që nuk prekja me dorë një grua dhe kisha një si ngërç, një lloj mëdyshjeje.
 Tek gruaja unë ende shoh një botë që nuk e kuptoj dot, e rafinuar dhe e mpleksur me mistere, e butë dhe e largët njëkohësisht.
– E ç’tjetër të bëj?- tha ajo si e zënë në faj. – Unē bëj shoqëruese. Kjo është puna ime.
– Po tjetër, tjetër, përveç shoqërueses, çfarë di të bësh?
 Ajo u mendua një hop, pastaj u përgjigj me një fill zëri…
– I lë burrat të bëjnë gjithçka duan me mua.
Unë u skuqa, por u përpoqa ta mblidhja sa më shpejt veten. Edhe ajo u duk sikur u vu ca në siklet, ndaj më buzëqeshi me ëmbëlsi.
– Ç’ është ai libër? – më pyeti.
– Platoni, një filozof i madh grek që pat imagjinuar një shoqëri njerëzore ideale.
– Kush është ky Platoni? Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë këtë emër?- tha ajo. – S’më kanë pëlqyer kushedi se çfarë librat. Edhe nëse kam lexuar ndonjëherë, kjo ka qenë vetëm për faqet e revistave e për ndonjë roman rozë, si i quajnë.
– Më mirë kështu- i thashë. – Të paktën se ke humbur kohën kot si unë.
“Ti nuk e di- mendoja unë në ato çaste,- që asgjë s’më lumturon më dot mua, as ky libër, as ti, as dhe ky gjoksi yt i mrekullueshëm që i kthen burrat në fëmijë dhe fëmijët i bën burra para kohe. Asgjë, asgjë, asgjë”.
– Më dukesh i mërzitur- më pyeti ajo. – Ndoshta nuk do që ta bëjmë? Po të duash të bëj pak zbritje çmimi. Ti po mē pēlqen. Më mgjan  kaq i brishtë, i vetmuar. Dukesh që larg që ke nevojë për dashuri, për grua, por krenaria s’të lē të shprehësh atë që dëshiron, atë që të duhet. A ke pra, dëshirë ta provosh atē parajsën brenda trupit tim, që e ruaj gjithnjë me kujdes, që sa herë e jap më duket se i shpëton jetën një burri dhe e bën atë më të mirë se mē parë? Shiko, që s’e kam dhënë kurrë pa para të thata në dorë. Ti e meriton të të marr fare pak. Po nuk pate nuk ka gjë. Po më vjen keq për ty. Më dukesh si një i mbytur në mes të fushës.
Qenka e zgjuar kjo, mendova nē heshtje. Sikur më lexon brenda shpirtit. Të tjerët i mbyt veç uji. Ndërsa mua po më ngjan vetja në këto çaste vërtet si një i mbytur në mes të fushës, nga kjo hapësirë e pafundme, nga bari i gjelbër, nga ajri, nga gjithçka.
Ia lashë mes pëllëmbëve asaj gjithçka çfarë gjeta në xhep.
“Merri – i thashë. Janë për ty. Je e kënaqur”?
– Sa i mirë qenke- tha ajo e habitur, nga shuma e madhe dhe papritmas më afroi kofshët e saj gjer në rrëzë të hundës dhe ma tërhoqi fort kokēn, pas fustanit. Ndjeva një aromë që se kisha provuar kurrë më parë. Më ngjau se po mbytesha. Kësaj here po humbisja në humbellën e ëmbël të një gruaje që s’ po më linte kohē tē protestoja apo të merrja ndonjë iniciativë.
– Të lutem – i thashë- tani mund të shkosh. Është njëlloj sikur e bëmë.
– Të shkoj? – tha ajo, ca e ofenduar. Po ti më pagove. Dhe unë dua të të shpëtoj jetën. Në këtë çast, unë jam varka jote me vela të hapura që përshkon detin treqind e gjashtëdhjetë gradë. Unë jam sënduku i ëndrrave të tua, kantina e pijeve të çmuara, kopshti yt me trëndafila, nata dhe dita, gjithçka.
Ndoshta përherë të parë nuk munda t’i shpëtoja dot pushtetit të femrës, asaj lakuriqësisë që më ka shoqëruar si një makth që nē fëmijëri, qē më ka joshur dhe trembur, gëzuar dhe hidhëruar, që i ngjan detit me dallgë, që duket se ështē në bregun ku je dhe ti, po në të vërtetë është gjithnjë në bregun matanë, pas horizontit.
Kur mbaruam punë, u ngrita duke shkundur pantallonat, pastaj duke mos e parë atë në sy i thashë “faleminderit”.
“Po kot u sakrifikove për mua – mendoja me vete në ato çaste, se mua nuk ma shpëton dot jetën”.
– Vërtet?- tha ajo ,duke më buzëqeshur e ndërprerë nga mendimet- je i sigurtë se u kënaqe me të vërtetë?
– Po- i thashë.
– Eh- tha ajo. E pashë se kishe nevojë.
 -Ah- tha , po në atë çast. Kam harruar që të ndez cigaren. Po shkoj tek ndonjë tjetër.
– Mirupafshim, zemër!
Dhe duke u larguar më puthi me dorë, pastaj u zhduk përmes drurëve.
Unë mbeta atje përsëri vetëm, dhe më i trishtuar se më parë. Nuk më ngjau se sapo e kisha përjetuar një gjë të tillë, mu duk se isha zhytur nē njē ëndërr, prej së cilës nuk dilje dot më.
Firence- vitet 90’/albspirit.com
Please follow and like us: