Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Të shkosh pas vetes

Të shkosh pas vetes
Forcë magjike
ku bën dashuri dhe me djallin
Zbret gjithshka si tavolinë fluturuese
Lëviz rrënjë
mëndje njerëzore
si rrota rrëshqitëse
Ajo që mbetet e pandryshuar
shpirti im etur dashurisë
në kërkim
Askush nuk drejton botën
Jemi ëndërr e pavdekshme
Vdekja nuk është dhimbje
As dashuria kulmi i lumturisë
për aq sa je lidhur me veten
Kjo
të shoqëron ngjizur në të dyja jetët
ëndërr e pavdekshme
e palindur,
duke dashuruar vetëm ty… vetja ime
Po ti… çfarë pret nga unë?!
Trupin sigurisht apo përkujdesje mbijetese
derisa harron kush jam
tundimeve drejt risive shpirtërore
E nëse harron përsëri
rikthehesh për të plotësuar veten jo mua
E pra e sheh
Çdo gjë pulsohet
jo për dashurinë
Por plotësim vetes mbijetese
Ndaj të sfumoj sa bëj dashuri
Nëse dua përsëri
të sjell pranë si lodër kurdisëse
Ndonjëherë e rrezikshme
Por kjo jam unë
Etje vrastare
mëndjeve djallëzore
afruar joshjes
zhveshur pa turp lakmisë
Kjo jam unë
Duke pritur… sfumuar të gjithë
një nga një.
(mimozabici@ “ Duke pritur” poezi, Tiranë, 1 janar 2022).
Please follow and like us: