Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Kënga e të verbërve…

 

 

Ata qëndruan në arë gjithë pranverën, verën dhe në vjeshtë

të keqkuptuar, të shtyrë në heshtje e në vorbulla, u zhbartën.

Magjepsja, ëndërr-delir, prej hënës së plotë ende nuk ka shterur,

Prani të tjera, thënë me gojë perëndie. zëvendësuan format e imazhit.

 

 

Toka qënkish plot guriçka, pafundësisht fshehur si gurë sakrificash,

Ujërat e shirave ndërruan drejtim, duke iu vërsulur lumit egërsisht,

Në javën e shenjtë të pjellorisë, ia behën sorrat e zeza hileqare,

Një vocërrak i paushqyer si duhet mban ditar e shkruan marrëzitë…

 

 

Ata qëndruan në arë gjithë pranverën, verën dhe në vjeshtë

të keqkuptuar, të shtyrë në heshtje e në vorbulla, u zhbartën.

Si një qiell plot re të kuqërremta, rrëzuar mbi kreshta tragjikisht,

dhe plasën, plasën, plasën…

Please follow and like us: