Agron Shabani: Koka e viçit dhe kaçiku i hiçit!
Thonë se një gojë e mbyllur, një shpirt i pastër dhe një mendje e ndritur, asjnëherë si të thuash nuk kanë miza, bakterie, mikrobe, acide ose këpurdha të ndryshme helmuese, parazite dhe asfodelte në brendinë e tyre.
“Ju lutem shumë, kurrë mos u mundoni së tepërmi për t’i mësuar- ushtruar derrin dhe gomarin për higjienë ose pastërti, si dhe për të kënduar (pëllitur) me nota muzikore, sepse do i mërzisni dhe skandalizoni akoma më shumë edhe derrin, edhe gomarin”, (Paul Dickinson).
Nuk ko di!?
Për një kohë të gjatë tradhëtia, shpifja, dyshimi, spekulimi, manipuliimi, frika, fobia, paranoja, përçarja dhe sundimi gjetën strehë ose audiencë të madhe tek njerëzit dhe populli kosovar që i thonë vetit shqiptarë.
Ato sot janë të ulura këmbëkryq në politikën dhe politikëbërjen e Kosovës. E sidomos në disa gazeta, portale ose media të shkruara dhe elektronike në Kosovë dhe diasporë.
Ndonëse, shqiptarët shumë kohë (që nga etapa ose epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit dhe deri në vitet 1998-1999)-nuk ishin të aftë dhe të përgatitur për të qenë të lirë, të pavarur, autonom, sovran dhe integral në të gjitha fushat ose segmentet e mundshme, sepse nuk ishin të lirë dhe nuk kishin forcë as guxim të luftonin, apo të përpiqeshin (së pakut) për lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike, rajonale, krahinore, fetare, kulturore, shkencore, arsimore etj.
As 3 % e kosovarëve, nuk iu bashkangjitën luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK -së, por (nga frika, fobia, qyqarllkëku etj.) i besuan “idesë, formulës dhe teorisë pacifiste” të “bërjës së lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës” me dua, lutje, kryqa, rruza, tespih, hajmelia dhe urata të ndryshme të “Shën Gjon Pagëzorit” dhe “apostujve të parë” të LDK- së dhe satelitëve të saj në Kosovë dhe gjithandej!
Kështu që “krahu demokrat dhe pacifist” i LDK-së dhe satelitëve të saj në Kosovë dhe diasporë, e fituan luftën shpifëse, speciale, agjituese dhe propagandistike kundër krahut të luftës ( UÇK- së) që e kishin filluar para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Nga ajo luftë speciale, psikologjike dhe propagandistike e “krahut demokrat dhe institucionalist” në Kosovë, zatën e ngritë dhe krijua edhe “drafti” famëkeq i Hillit, LDK-së dhe SPS-it të Serbisë mbi “dënimin e krimeve të përbashkëta të UÇK-së dhe soldateskës kriminale dhe gjakatare” të Serbisë.
Me vonë u ngrit dhe themelua edhe e ashtuquajtura gjykata speciale së bashku me 1001 paradokse, anomali dhe patologji të tjera reaksionare dhe anakronike.
Atë “politikë” të egër shpifëse, denigruese, agjituese, propagandistike, speciale dhe psikologjike, po e aplikojnë dhe zbatojnë Albin Kurti me klikën e kuqe UDB-iste, boshevike, revolcionare dhe neokomuniste në Kosovë. Ndonëse, të ndihmuar edhe nga i ashtuquajtiuri “lideri i demokracisë shqiptare”- Sali Berisha me njerëzit, mediat dhe portalet e tij në Shqipëri dhe emigracion.
Se këndejmi, kosovarët, janë i vetmi popull artificial dhe johistorik ( lexo: the people without history) në tërë globin ose planetin tonë, të cilët bëhen bashkë me pushtuesit serb, turq, boshnjak dhe të tjerë- kundër dalëzotësve ose çlirimtarëve shqiptar të UÇK- së, të cilët i duan vetëm në burg, apo në varr dhe në përmendore!
Kështu që në vetminë, izolimin dhe robërinë e madhe nën turqit osmanlinjë mbi 500 vjet, nën Serbinë mbi 100 vjet dhe kështu me radhë, politikanët, njerëzit ose “populli i ri kosovar”, (i “dalur ose lindur nga lufta”), në të shumtën e rasteve, apo vazhdimisht e kanë ngrënë (kafshuar), shqyer dhe copëtuar njëri-tjetrin dhe jo kundërshtarët ose armiqtë e tyre shekullorë e e gjakatarë.
Ndërkohë që jeta e përgjithshme e shqiptarëve të paditur, të painformuar, të pakualifikuar, jo auditorialë dhe joaudicional, në të shumtën e rasteve i ka ngjarë një spitali, ose klinike neuropsikiatrike-psikopatologjike të hapur nga brenda dhe të mbyllur nga jashtë, në të cilën të gjithë kanë vuajtur ose lënguar nga e njëjta sëmundje ose diagnozë: edhe pacientët (lexo: populli- elektorati- xhemati ose famullia) edhe personeli mjekësor i klinikës (lexo: politikanët, imamët, hoxhallarët, priftat, famulltarët, popat, kalluxherët etj).
Për të qenë me i qartë dhe me konkret: Albin Kurti dhe Vetvendosja i fituan edhe zgjedhjet e fundit ( të përgjitshme në Kosovë) jo me ndonjë vlerë, potencial, axhendë, narrative, formulë, mençuri, kreativitet dhe meritë të posaçme shkencore, intelektuale, profesionale ose intelegjente që njihen dhe pranohen në shkencat politike ose politologjike dhe aq me pak në fushën e marëdhënieve ose konstelacioneve ndërkombëtare. Por në saje të të ashtuquajturës “besës masone” të “popullit të ri kosovar” si popull artificial dhe johistorik, të cilët nuk ua falën kurrë Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit, Agim Çekut, Fatmir Limajt, apo krahut të luftës (UÇK-së) përse e përndoqën ose dëbuan Serbinë me luftë nga Kosova.
Kjo për faktin se shumica absolute e elektoratit ose zgjedhësve kosovarë, apo një pjesë e tyre dërmuese, kanë rrënjë, gjene dhe gjak të përzier me turqit, serbët, boshnjakët dhe popujt tjerë të ish Jugosllavisë. E sidomos me turqit, goranët, tërbeshët etj. Ky është problemi kryesor në Kosovë.
Kështu që Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Agim Çeku, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj, Pjetër Shala dhe ish komandant, dalëzotës ose çlirimtarë të tjerë shqiptar të UÇK- së, do jenë gjithmonë të mbivotuar, prolonguar, anashkaluar, afishuar, stigmatizuar, kriminalizuar, demonizuar ose satanizuar nga pjesëtarët e “narodit (popullit) të ri” kosovar, të cilët në realitet paraqesin shtresën ose kategorinë me të pazhvilluar, me të prapambetur, me primitive, me bastarde dhe me hibride të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme kosovare.
Në Kosovë nuk ka besë të vërtetë të shqiptarit, por vetëm “besë” të lozhës së madhe të oligarkisë dhe masonerisë vendore (kosovare) dhe asaj ndërkombëtare në kuadër të shtetit të thellë ose dubiozë.
Prandaj, sot Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe ish komandantët tjerë me në zë të UÇK- së, i quajnë hajdutë, matrapazë, kriminelë dhe abuzues të pronës ose pasurisë së përgjithshme të Kosovës, pikërisht ata që kanë qenë dhe janë bashkëpunëtorë, ortakë dhe partnerë të “arkitektit” të gropës dhe piramidës së madhe në qendërt të Tiranës- Hajdin Sejdiut dhe botues (editorë) ose pronarë të tjerë gazetash, televizionesh ose portalesh të ndryshme në Kosovë dhe diasporë që marrin vazhdimisht donacione dhe beneficione të shumta nga Xhorxh Sorosi ( Dinastia Soros), Rusia, Serbia, Turqia, një pjesë e Europës Perëndimore etj. E sidomos ata që kanë punuar dikur vullnetarisht si milicë (policë) të Millosheviçit në Kosovë së bashku me ata që edhe sot e kësaj dite janë të bindur në menyrë të verbër dhe fanatike se bota akoma vazhdon të kufizohet me Moskën, Stambollin dhe Beogradin.
Ndaj, në vorbullën e njohur të merimangës së madhe të kurtheve, intrigave dhe dredhive të panumërta të kmerëve të kuq, apo “delenxhinjëve të vegjël” UDB-istë, bolshevikë ose jugokomunistë në Kosovë dhe jashtë saj, si dhe të çaushëve, fetahëve, kërmave, fosilëve, kallpit ose kopilëve të turkut, serbit e boshnjakut atje: Albin Kurti dhe kampi (blloku) i tij filoturk, neojugosllav ose jugokomunist në Kosovë, gjithmonë do dalin fitues ndaj krahut të njohur të luftës çlirimtare, heroike dhe patriotike në Kosovë.
E dyta: Duke e shfrytëzuar dhe keqpërdorur kuptimin dhe narrativën e gjeopolitikës ruse kundër rëndit dhe rregullimit të ri botërorë sipas formulave dhe doktrinave të njohura komplementare dhe suplementare të SHBA- së dhe Perëndimit: Kush sundon ose qeveris me Rusinë, ai sundon me botën: Albin Kurtit po i duket vetja si me qenë lider i Rusisë dhe jo i një shteti të vogël si Kosova.
Albin Kurti shihet dhe dihet qartë se është një “delenxhi i vocërr” bolshevik dhe jugokomunist, i cili me metodat e njohura partizane, revolucionare dhe populiste, e ka rrëmbyer shtetin dhe pushtetin e Kosovës.
Tashti Albin Kurti dhe krahu i tij i kmerëve të kuq, ose “delenxhinjëve të vegjël” bolshevikë, UDB-ist ose rankoviçist, i kanë turrur dhe ndërsyer kundër Haradinajt, Thaçit apo kundër krahut të luftës edhe dofarë skribmanësh, grafomanësh, gjithologësh, egomanësh, egopatësh dhe psikopatësh të ndryshëm ditorë ose periodikë që shajnë, shpifin, sajojnë, spekulojnë dhe manipulojnë përditë kundër Thaçit, Haradinajt ose UÇK-së herë me emra dhe herë me nofka dhe maska të fshehura klandestine, UDB-iste ose rankoviçiste!
Bile njëri prej tyre me nofkën “Ilir Dardani” në gazetën ose portalin “”Bota Sot”, Albin Kurtit dhe LDK-së shkon aq larg me sëmundjet, imagjinatën, fantazinë dhe urrejtjen e tij violente dhe patologjike ndaj Thaçit dhe Haradinajt, saqë vazhdimisht i quan Nandërtalë, polarë të Brojës, zalloga tradhëtare të katundit dhe çka mos tjetër, i papenguar, i pakapur dhe i paidentifikuar kurrë nga organet e kriminalistikës kibernetike, policisë dhe drejtësisë kosovare.
Ndaj, krahut të luftës (UÇK-së) për mendimin tim, nuk u ka ngelur asgjë tjetër përveç durimit, pritjes dhe heshtjes së madhe që djeg e flet.
Heshtja dhe buzëqeshja, thonë se janë dy fjalë dhe arte të fuqishme në jetën e njeriut: Heshtja është arti ose mënyra adekuate për të shmangur, injoruar problemin, ndërsa buzëqesha dhe durimi për të zgjidhur zgjidhur dhe tejkaluar problemin.
Nuk po dua të zgjatem më tepër në çështje dhe aspekte të tjera që nuk janë në natyrën dhe karakterin e këtij shkrimi, por vetëm po them se miqësia, besimi dhe aleanca me dikënd, përveç tjerash e kanë forcën (fuqinë) dhe vlerën e tyre gravituese dhe fuzive në atë mënyrë që ato janë një “diçka e madhe” jashtë vetvetes sonë objektive dhe subjektive me kusht që të ruhen dhe respektohen sekretet dhe interesat e përgjithshme të secilës palë.
Një digresion i vogël
Sipas Erich Frommit: Disa njerëz duhet të vdesin njëherë, apo të lindin dyherë, para se të fillojnë të jetojnë, mendojnë, veprojnë dhe reagojnë si duhet.
Një mendimtar i shquar botëror në një rast thotë: “Ne kemi gjetur ose zbuluar së kundërshtarët ose armiqtë tanë kryesorë i kemi brenda nesh, apo në mjedisin ose ambientin tonë jetësor, shoqëror, qytetarë, fetarë, kulturorë, shtetërorë, nacionalë etj. E sidomos brenda botës ose kozmosit të ç’rregulluar shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik të personave ose individëve të caktuar.
Edhe qëllimi, qëmtimi dhe lajtmotivi kryesorë dhe final i filozofit dhe matematicietnit të famshëm anglez, Isak Njuton (Isac Newton) duket se ka qenë interpretimi (përkthimi), ravijëzimi, konturimi, unifikimi, konvencionalizimi dhe harmonia e ligjeve të njohura shkencore ose aritmetikore me ligjet e larta hyjnore ose profetike të jetës, botës, natyrës, kozmosit ose universit tonë.
Ndërkaq, a është me të vërtetë Kosova e vogël, asociale, një “institucion mendor” i globit ose planetit tonë, kjo është një çështje dhe pyetje tjetër që duhet trajtuar dhe diskutuar.
Georg Wilhelm Friedrich Hegeli në kuadër të “Fenomenologjisë së shpirtit” (Phänemenologie des Geistes) na bën të qartë se historia e njerëzimit ose civilizimit tonë, nuk është asgjë tjetër, përveç përparim i intelektit dhe vetëdijes së lirisë.
Frensis Bekon (Francis Bacon) ndërkaq, dikund thotë se “njerëzit duhet të dijnë dhe kuptojnë me në fund se në këtë teatër dhe spektakël të madh të jetës, botës dhe natyrës sonë, vetëm Zotit (Hyjit), engjëjve dhe profetëve, si duket u është siguruar audienca e lartë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kryesorë. Në istancë të fundit, feja ose religjinioni e bëjnë një gjë të dobishme, të vlerëshme dhe të mrekullueshme, duke e zbritur Zotin ( Hyjni) në mendjen( trurin)- intelektin, zemrën dhe shpirtin e njeriut, ndërsa logjika, shkenca ose filozofia, e bëjnë një gjë tjetër shumë me të dobishme dhe produktive, duke i ngritur njerëzit e ditur dhe të mençur ose eruditë në nivelin e engjëjve dhe profetëve”.
Mos harroni se njerëzit akoma ndjejnë dhe kanë nevojë të madhe për idealizmin dhe materializmin, sepse nga idealizmi dhe materializmi jetojmë dhe ekzistojmë, ndërsa nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia ndoshta mund të vdesim ose shuhemi një ditë.
Në të kundërten, terri dhe ferri i njohur kulturor dhe informativ që i kanë mbërthyer dhe kapluar aq keq mediosferën, nënqiellin ose hapësirën e gjithëmbarëshme kosovare, janë vetëm një audiencë e vogël, apo auditorium i zbrazët- gjysmëmbushur me spektatorë të pakualifikuar, diletantë, amnezivë, animozë, amorozë dhe të tjerë, ndërsa lufta e lavdishme dhe heroike e UÇK- së, janë podium dhe një audiencë e madhe dhe tepër e lartë kundër tyre.
Njerëzit, familjet, popujt, shtetet, shoqëritë ose komunitetet dhe etnitetet e ndryshme gjithandej globit ose planetit tonë, ashtu sikurse yjet dhe planetët e panumërta në universin e pafund, iu nënshtrohen vazhdimisht eklipseve të ndryshme, shpërthimeve, kolizioneve dhe metamorfozave, në kuptimin e asaj se agimi, rilindja ose ringjallja janë të paevitueshme, sinomike dhe të natyrshme menjëherë pas lindjes, shfaqjes së dritës së bekuar të Zotit.
Pa shpërbërje nuk ka ribërje, pa fillim nuk ka mbarim, pa fund nuk ka fillim, pa luftë, heroizëm dhe sakrifica individuale dhe kolektive të UÇK- së, nuk do kishte liri, shtet dhe as pavarësi të Kosovës.
Ashtu është edhe me botën ose kozmosin e ç’rregulluar shpirtëroror, emocional, mental ose psikologjik të personave ose individëve të ndryshëm që e urrejnë dhe paragjykojnë luftën çlirimtare dhe heroike të UÇK-së me tepër se Serbinë dhe Turqinë.
Më rëndësi është që gjithçka, apo çdo gjë e bukur, racionale, e mençur dhe intelegjente, në radhë të parë janë frut dhe konstruksion i shpirtit të pastër, ndërgjegjes, arsyes dhe intelektit të njeriut.
Në mbyllje:
Kohë me parë Gadamer ka botuar dhe bërë publik një libër të mrekullurshëm me titull “Dialogu, shkrimi ose poezia”, ku përveç tjerash ka vënë në spikamë edhe rolin dhe misionin e njohur të elitës së lartë intelektuale, kulturore, politike, shkencore ose akademik në etapa të sikletshme të konsolidimit të zorshëm dhe tranzicionit.
Kështu që gjithnjë sipas Gadamerit dhe Hegelit: Arti (i pandarë nga feja ose religjioni) dhe filozofia (e pandarë nga gjenialiteti ose fenomenologjia e shpirtit dhe gjeneakogjia e natrës) – janë ato figurat ose subjektet e vetme dhe kryesore të shpirtit absolut, krijues ose inovator, për të cilët (cilat) nuk ka kurrfarë rëndësie dallimi ose diferenca gjuhësore (linguistike), dialekti, racore, gjiore ose biogetienë mes meje dhe teje, apo në mes jush dhe në mes nesh.
Me rëndësi është ajo se gjithmonë para vetes në çdo moment i kemi disa zgjidhje, disa të vërteta, solucione dhe alternativa të ndryshme diskursive dhe empirike: Të vërtetën, të drejtën dhe zgjidhjen time, të vërtetën, të drejtën dhe zgjidhjen tënde, tuajën, tonën etj.
Përpiquni t’i nderoni dhe respektoni sa me shumë djemtë dhe vashat me të mira të kombit dhe atdheut që luftuan dikur nën emblemën e lavdishme të UÇK- së për lirinë, shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, në atë mënyrë që të mos qani dhe vajtoni nesër për fatin dhe ardhmërinë e femijëve ose pasardhësve tuaj.
Nuk ka burrë as grua që shkon në luftë, teatro, kinema, shkollë, univeritet, politikë, qeveri ose parlament, që nuk ka deshirë të jetë pjesë e integrale, sublime dhe relevante e tyre.
Në këtë frymë burrat dhe gratë me të mira të kombit dhe atdheut (UÇK-së) ishin krenari, dhuratë dhe mrekulli e Zotit dhe natyrës, ndërsa burrat dhe gratë (femrat) e mençura, intelektuale dhe intelegjente janë prodhim (produkt) i prindërve, artit dhe shkencës.
Pa u zgjatur dhe thelluar me tepër.
P.S.: Mendimet e shprehuar në këtë analizë janë të autorit, por jo të Albspirit.