Agron Shabani: Lufta dhe paqja në perspektivën etike dhe filozofiko-politologjike
Me vjen shpesh të them se luftërat e njohura çlirimtare dhe patriotike për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetërore dhe nacionale, janë një zbritje e lartë hyjnore ose profetike në mendjen dhe shpirtin e një heroi të luftës, ushtari, eprori, strategu të madh dhe komandanti.
Në këtë prizëm, mendoj dhe jam thellësisht i bindur se kryetrimi dhe kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i ngritur, skalitur dhe interprentuar përmes strofave dhe vargjëve mjeshtërore ose maestrale të kolosëve dhe korifeve të kulturës, historisë dhe letërsisë shqiptare dhe asaj botërore ose ndërkombëtare: Ishte edhe Zeusi (Zoti) edhe Jezu Krishti, edhe Aresi, edhe Poseidoni, edhe Prometheu i shqiptarëve dhe shqiptarizmës.
Edhe, edhe…!
Ai nuk ishte vetëm Atlet i Krishtit, por edhe atlet, kalorës dhe gardian i pamposhtur- titanik i Shqipërisë dhe shqiptarizmës.
Ai ishte Shqipëria dhe historia vetë.
Gjergj Kastrioti…
I cili edhe për herë të fundit e pa ose shikoi ditën ose dritën e Zotit me sy të kthyer kah Perëndimi.
Edhe në çastet ose momentët e fundit të jetës së tij mbi tokë, i Madhi Gjergj Kastriot, nuk u lirua nga ky peng…
Dëgjoni britmat e një gruaje duke lindur fëmijën, dhe mëpastaj shikoni heroin duke dhënë shpirtë në fushën e nderit dhe me thoni në fund: Nuk ka diçka në këtë botë, apo mbi këtë tokë që mund të lindë dhe fitohet pa mundim, dhimbje dhe sakrificë!
Bashkohuni rreth luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike… Shihni dhe takoni jetën dhe botën e një luftëtari të lirisë, eprori, strategu të luftës ose komandanti nepër llogore, trashe, rrogoze ose istikame të luftës… Folni ose bisedoni me ta vetëm për një çast ose moment të vetëm dhe me thuani: nëse mund t’ua vrisni ëndërrat, idealet dhe lirinë e tyre në dritat e syve, para se ata t’u vrasin juve!
Kur trimave ose burrave të kombit dhe atdheut, u mbarojnë fjalët, atëherë ata i rrokin armët e lirisë. Mos harroni!
Aleksandri i Madh thoshte dikur se “Fronti i luftës nuk është vetëm një stoli ose dekor i mbushur dhe qëndisur me trupa dhe shpirtëra luftëtarësh të rënë në fushën e nderit, por edhe një obligim i madh, dekalog dhe testament që duhet çuar deri në fund në vend mesazhin dhe përmabajtjen e tij”.
Vlera dhe madhështia kryesore e artit të luftërave të ndryshme çlirimtare dhe të tjera, është ajo të dini për t’ i ruajtur nderin, famën, lavdinë, krenarinë dhe sekretet e tyre. (Nga teoritë e përgjithshme të luftës).
Në të kundërten, sipas Friedrich Nietzcsches (Niçes): “Nëse faktet dhe ralitetet nuk përputhen me idetë dhe teoritë tuaja, atëherë ndryshoni faktet pa i prekur dhe dëmtuar qëllimët”.
Ndonëse, gjithënjë sipas Niçës: Në luftë dhe politikë, nuk ka dashuri, simpati dhe miqësi të sinqerta, por vetëm frikë, armëpushime, interes dhe interpretime të ndryshme.
Ndaj, shumë prej tyre janë në gjurmë, apo në kërkim të rrugës dhe mjeteve që kanë zgjedhur për t’ i arritur dhe justifikuar qëllimët e tyre dhe shumë pak nga ta në kërkim të idealeve dhe qëllimeve finale.
Nuk vriten, apo nuk mposhten armiqtë e ndryshëm vetëm me mërrola në ballë, me shamatë fjalësh koti, me urrejtje primitive, me fanatizëm, inate të ndryshme dhe xhelozi, por me buzëqeshje, mençuri, strategji, kulturë, edukatë dhe urtësi platonike.
Fjalët e nxehta nuk i pjekin dot as bukën dhe as kulaçin.
Mendimtarët e specializuar dhe kompetentë janë të mendimit se në luftë ju mund të vdisni vetëm një herë, ndërsa në politikë të lartë ose diplomaci shpesherë.
Mendoni dhe reflektoni vetëm një trohë në politikën dhe politikëbërjen shqiptare… E sidomos në disa media-portale të ndryshme në Kosovë dhe diasporë!
Në censurën, mediokracinë dhe idiokracinë e medias së shkruar dhe elektronike në Kosovë…!
Në urrejtjen dhe xhelozinë e papërmbajtur abnormale, violente, infantile dhe patologjike- ndaj Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe dalëzotësve ose çlirimtarëve të tjerë shqiptar të UÇK-së!
Kjo për faktin se në luftëtat e ndryshme speciale, psikologjike, agjituese, subversive dhe propagandistike nga vendi dhe bota (e sidomos nga Kosova dhe mediosfera e saj diletante, inprofesionale, amatoreske, konfuze dhe kaotike): Ju mund të burgoseni, dënoheni ose arrestoheni si kriminel luftë vetëm për një shpifje, gënjeshtër, spekulim, manipulim ose qëllim të keq djallëzorë ose satanik.
Ligjet dhe drejtësia e sotme botërore ose ndërkombëtare, vazhdimisht sikur tentohet të shkelë, kqpërdorë dhe manipulojë nga frika, inati, urrejtja, fobia, paranoja, përceptimët dhe interesat e ndryshme të atyre që janë me të pasur, me të fortë, apo me të fuqishëm- kundër atyre që janë me të vegjël, me të varfër dhe me të dobët.
Kështu që gjithnjë sipas kësaj ” logjike” dhe apologjie paradoksale, reaksionare dhe anakronike: Luftërat e ndryshme çlirimtare dhe patriotike, asnjëherë nuk llogaritën dhe nuk paguhen gjatë kohës së zhvillimit të tyre, por fletëpagesat e tyre gjithmonë vijnë me vonë.
Ervin Romel shkruan: “Lufta, djersa dhe gjaku i heroit ose dëshmorit të kombit, mbrojnë dhe shpëtojnë lirinë, nderin, moralin, krenarinë, ekzistencën dhe ardhmërinë e një kombi dhe shteti të tërë”.
Shqiptarët luftën e kanë art, apoteozë jete, dekalog, amanet të madh dhe testament të trashëguar nga Aleksandri i Madh, Pirroja, Akili, Hektori, Olimpia, Teuta, Donika, Elena, Leta, Andronika, Gjergj Katstrioti, Pjetër Bogdani, Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Avini Rrustemi, Marie Shlaku, Isë Boletini, Adem Jashari, Luan Haradinaj, Përmet Vula, Elton Zherka, Bajram Curri etj.
Ndërsa, lirinë, nacionalizmin dhe patriotizmin, i kanë oksigjen ose ajër jete. I kanë mësuar nga Naim Frashëri, Konstandin Kristoforidhi, Andon Zako Çajupi, Filip Shiroka, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuçi, Petro Nino Luarasi, Pandeli Sotiri dhe kolosë të tjerë shqiptarë.
Ndaj, në kuptimin e njohur antropologjiko-epistemologjik të tërë asaj që është ashtu siç është: Luftërat e njohura çlirimtare dhe patriotike siç ishte lufta e UÇK- së në Kosovë: Në radhë të parë janë shfaqje, gjendje, situata, ose manifestime të larta liberatore dhe heroike, të ndërlidhura ngushtë (lexo: në mënyrë empirike, evolutive, revolucionare, dialektike, morfologjike dhe bio-organike) me lindjen dhe shfaqjen e njeriut, popullit (kombit) dhe etnisë në këtë botë ose mbi këtë tokë.
Në luftërat e njohura çlirimtare (liridashëse), heroike dhe patriotike, shpeshherë vendoset mbi jetën dhe vdekjen e njerëzve, popujve (kombeve) dhe shteteve. Mbi fatin, ekzistencën ose mbijetesën e tyre individuale dhe kolektive.
Platoni dhe Aristoteli e konsideronin luftën si një gjendje ose situatë të natyrshme (natyrale) dhe biogjenetike të trupit (organizmit), shpirtit dhe mendjes (intelektit) të njerëzve të ngritur, trima dhe liberatorë.
Në këtë kontekst, i kemi edhe luftërat e drejta (Bellum Iustum), Luftërat e shënjta (Bellum Sacram ose Bellum Sanctam) etj.
U mor vesh se në luftërat e drejta çlirimtare dhe patriotike: E vërteta gjithëmonë triumfon në vetvete… në mënyrë natyrale, ordinare, historike, gjeografike, hyjnore ose profetike. Ndërsa, mashtrimi, spekulimi, manipulimi ose gënjeshtra, gjithëmonë kanë nevojë për bashkëpunëtorë dhe deshimtarë.
Një digresion:
Herkuli sipas legjendave ose mitologjisë greke: Është një figurë gjigante ose madhështore me pamje, tipare, karakteristika, veçori dhe interpretime të ndryshme, të cilat u shërbejnë dhe i motivojnë poetët, shkrimtarët, artistët, filozofët ose socio-psikologët e ndryshëm në zgjedhjen dhe zgjidhjen finale ose përfundimtare të figurës dhe portretit të tij.
Ashtu siç i kemi mitët, eposët, legjendat ose interlretimët e ndryshme mbi luftërat e njohura të Argos- it dhe Trojës, sipas të të cilave: Përveç brezit ose gjeneratës së egër dhe tepër brutale të atyre që ishin të njohur për brutalitetin dhe masakrat e egra ndaj të tjerëve: Gjithashtu i kemi analët, kronikat ose legjendat e njohura mbi Altreusin dhe Thyesesin në Argos, ato mbi Lajin (Lajusin), Oedipusin (Edipin), Jakosten dhe Cadamusin në Tebë dhe Epigoni etj.
Se këndejmi, gjithnjë sipas grekëve të lashtë: Fama ose lavdia jonë si individë dhe kolektivitet, nuk qëndron në faktin se ne nuk rrëzohemi, nuk humbasim dhe nuk dështojmë kurrë, por në faktin tjetër që në ngrihemi, ringrihemi ose drejtohemi çdo herë pas rënies dhe dështimit tonë.
Ndaj, mu për këtë gjithënjë sipas grekëve të lashtë: “Ata që i prekin dhe i njohin ultësirat me të poshtme dhe me të sheshta, janë pikërisht ata që i prekin dhe arrijnë lartësitë me të mëdha ose sipërore”.
“Jeta dhe ekzistenca jonë si individ dhe kolektivitet, nuk kanë të bëjnë vetëm me gjetjen ose zbulimin e vetëvetës tonë, por edhe me ribërjen, ringritjen dhe krijimin e vetëvetës sonë objektive dhe subjektive”, pohon Alfred Adler.
Në të kundërtën, sipas Karl Gustav Jungut: “Jeta dhe ekzistenca jonë individuale dhe kolektive, gjithmonë ngushtohen dhe zgjerohen në përpjestim me intelektin, vetëdijen, kurajon, guximin, moralin dhe sakrificën tonë individuale dhe kolektive”.
Ndoshta dikujt i kujtohen fjalët epike dhe kalorsiake të komandantit të shquar shqiptar të UÇK- së- Fehmi Lladrocit nga Drenica kushtrimtare dhe kryengritëse, i cili vdekjen ose rënien e ti në fushën e nderit, respektivisht në altarin e lirisë (çlirimit) të Kosovës, e konsideronte si fat dhe privilegj të madh
“Në momentin kur respekti, empatia, devocioni, përkushtimi, patriotizmi i lartë, ose atdhedashuria së bashku me plazmimet, betimet dhe kushtrimet e brendshme skeletore dhe gjenetike të gjakut, palcës dhe limfës, futën dhe depertojnë dikund thellë në mendjen, zemrën dhe shpirtin e njerëzve të ditur, të përkushtuar, trima dhe liberatorë, ato i sfidojnë dhe eklipsojnë, duke i lënë nën hije të gjitha ndjenjat, emocionet, përjetimet dhe interesat tjera, për të jetuar përgjithëmonë në mendjen, zemrën dhe shpirtin e heroit për shkak të nderit, moralit dhe karakterit të tij”, thotë Aleksandër Dumas.
Psikologë thonë se atdhedashuria dhe motivi i lartë për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetërore dhe nacionale, gjithmonë janë prindërit dhe fëmijtë e luftërave të njohura liridashëse dhe patriotike.
“Fal Zotit të Madh dhe Falendërues për gjithëçka, masat dhe metodat e njohura ushtarake ose luftarake, ishin dhe ngelën instrumentët e vetme dhe kryesore për çlirimin, përmirësimin dhe fuqizimin fizik, organik, teknik, mekanik politik, historik dhe gjeografik të fuqisë shtetërore dhe nacionale të filan shtetit”, H. Von Rimscha.
Ndërkaq, në idetë, teoritë, prognozat ose parashikimet rixhide, brutale, vullgare ose raciste: Luftërat e ndryshme në përgjithësi, janë definuar, konceptuar dhe përceptuar në kontekstin më të errët, me makabër, më funebër dhe negativ.
Sipas intelektualit dhe disidentit të njohur rusë, Peter Ustinov: “Luftërat e njerëzve dhe popujve të varfër, të sunduar dhe të shtypur nga të tjerët, sot quhen luftëra terroriste, ndërsa terrorizëm i vërtetë janë luftërat e ndryshme koloinale dhe imperialiste të atyre që janë me të pasur dhe më të fuqishëm kundër atyre që janë me të vegjël, me të varfër dhe të pafuqishëm”.
Edhe romakët e lashtë e ndërlidhnin paqen e tyre me të tjerët nën motot ose sloganet e ndryshme kolonialiste: “Paqën dhe lirinë ua garantojmë vetëm atyre që e pranojnë dhe i bashkohën perandorisë sonë”!
Sipas këtij slogani ose recidivi kolonial, Michael Waltzer me anë të një metafore të latuar dhe elokuente shprehet se “të gjithë luftëtarët e ndryshëm, strategët e luftës dhe komandantët që i kanë rrokur armët e lirisë, në një formë a tjetrën, sikur e kanë humbur të drejtën e jetës dhe lirisë”!