Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Shabani: Çelësi i fjalës dhe kompleksi i Edipit…

Fjala e thënë në etër, apo në pultin e transmetimt së bashku me fjalën e shkruar letrare, gazetareske ose publicistike: Dikur si urë lidhëse dhe shtyllë kurrizore e  dialogut dhe komunikimit të kulturuar, të kualifikuar dhe elokunt, sot sikur është zbehur, lëkundur, stërkequr dhe shkërmoqur tërësisht nga “industria”, apo “teknologjia” e shpifjeve, gënjeshtrave, manipulimeve dhe spekulimeve të vazhdueshme- sistematike të opinionistëve, gjithologëve, kalmxhinjëve, apo skribomanëve të ndryshëm ditorë ose periodikë, të etur dhe uritur aq shumë për një “share”, ose për një “like” nga lexuesi ose opinioni i gjerë publik.

Mbase, për të thënë ose shkruar diçka pa treguar asgjë.

Kështu që shkërmoqja dhe metamorfoza e përgjithshme e fjalës gazetareske, televizive, radio- difuzive ose radifonike etj…, nga mjet dhe instrument i njohur lajmi, dialogu dhe komunkimi, në Kosovë sikur është kthyer në armë, plumb dhe municion të fortë të liderit- shtet dhe shtetit- parti.

Sokrati i urtë dhe madhështor dikur tha: “Zotërote, lëviz vetë para se të levizësh botën, ndrysho vetë para se të ndryshosh të tjerët, përmirëso vetën tënde, pare se të përmirësosh të tjerët”.

Ndërkaq, sipas Aristotelit: Së pari (fillimisht) duhet të keni një ideal, vizion, motiv dhe qëllim të qartë; së dyti duhet gjetur dhe siguruar mjetet për t’i arritur qëllimet dhe së treti: Duhet përshtatur mjetet me qëllimet tuaja.

Dituria dhe shkenca ndahen në tre kategori të posaçme: E para bazohet në hulumtimin, studimin, analizën, përvojën dhe materien interaktive të gjërave apo çështjeve në studim, hulumtim, vështrim dhe analizë, e dyta në përfundime ose konkluzione finale- përfundimtare dhe e treta në dituritë (njohuritë) didaktike, dialektike, empirike dhe teorike. 

Me fjalë tjera, tematika problematike që dua të parashtroj dhe trajtoj kësaj radhe, me duket se nuk është analizuar, studiuar, trajtuar, rrahur dhe lëvruar sa duhet në mediosferën shqiptare, e sidomos në atë kosovare. 

E sidomos përballja e dy dhe me shumë qasjeve, narrativave, formulimeve, axhendave, perceptimeve dhe interpretimëve të ndryshme të mediosferës kosovare mbi luftën ( lirinë), popullin, shtetin dhe pushtetin.

Kujtoj se kjo ka ndodhur në mungesë reflektimi, studimi dhe analize esenciale ose substancile të ndarjes ose dihotomisë së preferuar në mes legjilativit (paralamentit), ekzekutivit (qeverisja) dhe gjyqësorit.

Shtoja këtu edhe moskurajon, mosguximin, mosetikën, mosdisiplinën dhe joprofesionalizmin evident dhe virulent të mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë dhe diasporë si fuqi e katërt respektive e çdo shteti dhe shoqërie të mundshme njerëzore ose qytetare kudo në botë, madje si refer global dhe universal, dhe si përçues të kualifikuar dhe kompetent të vlerave dhe resurseve individuale dhe kolektive të popullit, shtetit dhe shoqërisë. 

Kosova për fat të keq nuk i ka ato. 

Kjo në saje të njerëzve të kompleksuar, inferiorë dhe maliciozë, të cilët shpesherë, apo vazhdimisht janë ato qenie (specie) të ndrydhura dhe të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose ‘botës’ së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.

Ata pra që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me tension ose nervozizëm të madh.

Dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe… gjithmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohurën dhe të paekzistueshmen.

Janë të padurueshëm, paranoidë, violentë, brutal, infantilë dhe patologjikë ndaj të gjithë atyre që nuk i takojnë “orbitës” ose “kosmosit” të tyre imagjinar ose fiktiv.

I vënë menjëherë barrikadat ose gërshërët e censurës ose mediokoracisë instucionale, funksionale, kadrovike etj, ndaj të gjithë atyre që guxojnë të flasin, shkruajnë, mendojnë dhe dijnë më shumë se sa shefat ose padronët e tyre të idelazuar, valorizuar ose glorifikuar.

Janë të ngujuar ose burgosur përgjithmonë brenda kthetrave, klisheve ose fiksioneve të sëmuara autoritare dhe totalitariste.

Ndërkohë që janë pengje ose viktima të tyre.

Mbase, pengje ose viktima të mediokritetit, debilitetit, nebulozës, skizofrenisë, patologjisë dhe ‘tabula rasës’ së përgjithshme që e kanë fshehur, zbuluar ose krijuar vetë.

I akuzojnë të tjerët për censurën, mediokracinë dhe idiokracinë që i kanë sjellur, aplikuar dhe vëndosur vet.

Ndonëse, vetë pra janë censuruesit, linçuesit ose persekutorët me të rrezikshëm dhe kryesorë.

Nuk i besojnë askujt.

Madje, as vetvetes së tyre. Jo.

Sepse, kanë frikë nga e kaluara dhe vetëvetja e tyre hipokrite, malicioze, misterioze, kompleksive dhe tepër e mjegullt ose evazive.

Kjo tregon ose dëshmon qartë se gjykimi i shëndoshë dhe racional në Kosovë, sikur janë “bërë shoshë” dhe hi e pluhur prej fobive, paranojave, paragjykimeve, shpifjeve, trilleve, totemëve, fetishëve, dogmave, bestytnive, urrejtjeve dhe xhelozive të ndryshme violente,infantile dhe patologjike.

Ndërkohë që anomalitë dhe psikopatologjitë e mësipërme dhe anakronike të kulturës, informimit, politikës ose diplomacisë, paraqesin problemet kyçe ose kardinale të shtetit dhe shoqërisë kosovare.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se idetë dhe teoritë shkecore ose humaniste mbi shtetin, pushtetin, popullin (kombin), besimin, religjionin, politikën, diplomacinë, karrierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin dhe drejtësinë, thjesht nuk i qëndrojnë më as logjikës dhe as arsyes njerëzore.

Jo, sepse, njerëzit ose personat e ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj., vazhdimisht ndjehen të lumtur dhe tepër krenarë nëse udhëhiqen ose udhërrefehen nga instinktet, emocionet ose pasionet e tyre abnormale, iracionale dhe negative. Përkatësisht, nga instiktet e kafshëve ose bishave të egra.

Duke u hedhur kështu në veprime dhe vendime të gabuara, kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë për asgjë.

Kjo sipas Frojdit, të ngjan në ngarendjen e mundimshme të një tufe mushkash ose gomarësh të harbuar dhe harlisur pas një grupi kuajsh të egër me sy të mbyllur.

Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, reaksionare, paradoksale dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. 

Ndjenjat ose emocionet e mësipërme iracionale dhe negative, në shtetet dhe shoqëritë e pazhvilluara në mënyrë shkencore, industriale, qytetare, kulturore dhe demokratike, vazhdimisht kuptohen dhe perceptohen si sëmundje ose situata psikotraumatike me pasoja të rënda për individin dhe kolektivitetin.

Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe rezilencat ose terapitë e preferuara  post- traumatike.

Se këndejmi, personat ose individët e ndryshëm, të prekur nga komplekset ose sindromet e njohura të Edipit, gjegjësisht, nga komplekset e pashëruara të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm shpirtëror, emocional, mental (psikologjik), intelektual, profesional dhe të tjerë, thuhet se janë arketip dhe prototip të vasalëve, poltronëve ose kameleonëve të njohur konformistë ose oportunistë që i zhvaten, nènshtrohen dhe imponohen vazhdimisht tutelës së njohur politike, sociale dhe materialiste të “aristokracisë” ose “borgjezisë së lartë” pushtetmbajtëse-politike. E sidomos në luftën e saj klasore, sociale e politike- kundër njerëzve të ditur, krijues ose inovatorë si ‘cityoen’ ose ‘burgeros të lartë’ kulturorë dhe politikë.

Kjo sidomos atëherë kur natyra dhe karakteri i komplikuar i njerëzve të paditur, të kompleksuar, stupidë, maliciozë, nebulozë, paranoid, mizantrop, maniak, depresivë, violent, infantilë ose patologjikë: Substituohen, barten ose transformohen vazhdimisht në natyrën dhe karakterin e njohur (global ose kolektiv) të shtetit dhe shoqërisë së gjithmbarshme njerëzore ose qytetare – politike.

Kështu që “arti, talenti, përvoja, tradita dhe aftësia e tyre” për të sajuar, shpifur, manipuluar, linçuar, stigmatizuar, demonizuar ose satanizuar të tjerët në oponenca të ndryshme dhe polaritet, përveç të tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit të tyre si të zgjedhur (manekinë) të sfilatave të ndryshme mode ose pasarela.

Sikundër që e ndjejnë vetën  si ‘enfant terible’ dhe ‘demirurg të lartë’ që arrijnë të bashkojjnë emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë individuale dhe kolektive.

Duke qenë të bindur kështu në mënyrë të verbër dhe fanatike se kanë bërë lirimin (çlirimin) e subjektit nga objekti dhe anasjelltas.

Kjo sipas tyre është vlera globale ose universale e njerëzve të autorizuar dhe kompetentë të shtetit, pushtetit, opozitës, mediave të shkruara dhe elektronike, si dhe të gjitha hallkave dhe zinxhirëve të tjerë të shtetit dhe shoqërisë, ku populli ose elektorati vazhdimisht kuptohen dhe paramendohen si turmë, si tufë, apo si kope manuale, mekanike, elektorale, akustike ose kakofonike si në rëndët dhe  sistemët e pandryshuara natyrore-ordinare.

Ndërkohë që roli, funksioni dhe misioni i kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘pleshmërisë së lartë’ kriujese ose profesionale që kanè për qëllim ngritjen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kuptimin e jetës si art, artit si jetë dhe jetës si filozofi. Mbase, të pavarur dhe të padiktuar nga autoritetët e shtetit dhe pushtetit.

Për me tepër ndëkaq, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur ose njeriu i thellë, sipas Siegmund Freudit, ajo patjetër do duhej të ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare.

Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, perveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose jondërgjegjies, përreth së cilës gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë i tij etj.

Domethënë, “komplekset evolutive” të Edipit mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshem ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së brendshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.

Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar, valorizuar ose glorifikuar maksimalisht, ndjekësit dhe viktimat e tyre, shpeshherë e duan njëri-tjetrin.

Ndërkaq, nëse e humbasin besimin tek “lideri i idealizuar” ose “lideri suprem”, turmat, shtresat, kastat, masat ose kategoritë e pazhvilluara dhe prapambetura shoqërore ose qytetare, pushojnë së ekzistuari si turmë dhe shpërbëhen.

Kjo për faktin se shtypja dhe robëria, nuk i tejkalojnë kurrë komplekset e mesipërme evolutive të Edipit, gjegjësisht, komplekset e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Jo kurrë.

Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, në instancë të fundit të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose transcendente (transhendte), mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura informative, kulturore, institucionale, profesionale, politike, diplomatike etj.

Sidoqoftë, duke qenë si revolucion, evolucion ose manifest suprem i një lufte të gjatë infermale dhe shumëshekullore për çlirimin e familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë nga rendi, diktati ose tutelja e egër e etërve ose baballarëve të ndryshëm autoritar, diktatorial ose despotikë, gjegjësisht, nga rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare, tek Alfred Adleri (187O-1937) gjejmë një parashtrim ose formulim të njohur shkencor ose metodologjikë që vendos në qendër të vemendjes problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit.

Një sintezë ose instancë njohjeje komunitare dhe globale (universale) që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit dhe fuqisë së personit ose individit, i cili në fund të fundit, nuk është asgjë ose askush tjetër, përveçse një qenieje sociale dhe politike i destinuar të jetojë në bashkësi ose komunitet me të tjerët si kafshët në kope. E sidomos në Kosovë ku politika dhe pushteti vazhdimisht e kuptojnë dhe paramendojnë popullin si tufë ose kope elektorale, manuale, mekanike, akustike ose kakofonike që duhet përhapur dhe propaganduar vazhdimisht të “vërtetën” dhe “lavdinë e madhe” mbi Albin Kurtin dhe partinë dhe qeverinë e tij. 

Kjo mbase është ajo “logjika” dhe “filozofia” e robit ose skllavit të nënshtruar ndaj liderit- shtet, shtetit- parti dhe partisë- shtet. 

Kështu që problemi i integrimit, socializimit ose resocializimit si mjete ose instrumente kognitive, determinante dhe paradigmatike, si dhe pëlqimi pa rezerva i frustrimeve, egoizmave, anomalive dhe psikopatologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të grupit ose kolektivitetit ku jeton ose punon, për individin është problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës dhe mbijetesës së tij.

Ndërkaq, çdo inferioritet ose maliciozitet, edhe i vogël apo, vetëm i supozuar ose paragjykuar qoftë ai, e bën të vështirë ose të pamundur integrimin dhe socializimin e tij me të tjerët.

Kjo sidomos atëherè kur personi ose individi hasin në psikozë, depresion ose në një neurozë të lidhur ngushtë me komplekset e mesipërme të inferiotitetit dhe maliciozitetit.

Për kompensimin e këtyre komplekseve të inferioritetit dhe maliciozitetit, në personat ose individët e prekur nga këto sindrome, mepastaj zhvillohet një vullnet i tepruar force (fuqie) dhe enërgjie, për t´i mohuar, injoruar ose shpërfillur ose anashkaluar të tjerët.

Dhe kjo, sigurisht për të tërhequr vemendjen ose simpatinë e etërve ose baballarëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik.

Por, kjo normalisht se i largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së masës ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.

Alfred Adler e shpjegon një gjë të këtillë në veprën e tij “Rregulla dhe teori të posikologjisë individuale” (1920) ku fenomeni i mesipërm, sigurisht se ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur ngushtë me komplekset e lartëpërmendura të inferioritetit dhe maliciozitetit.

Përderisa, Erich Fromm (1900-1980), në veprën e tij me titull “Ikje nga liria” (1941), e prezanton njeriun si qenie të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

Sidomos aty dhe atëherë kur vëllau-vëllaut, kushëriri-kushërit ose miku -mikut, ia zënë pritat e vrasjes edhe për një qen, për një mushkë, për një kali ose gomar. Apo, atëherë kur për “çështjet e larta” letrare, intelektuale,  kulturore, informative, gazetareske, publicistike, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera, kanë të drejtè tè flasin, shkruajnë, mendojnë dhe konkurojnë vetëm “kujdestarët e përjetshëm” të “kombit” dhe “atdheut”! Gjegjësisht, të “pafjeturit” ose të “pagjumët e përhershëm” të “kulturës, informimit, politikës, diplomacisë, zhurnalistikës ose publicistikës kosovare” të prekur dikund thellë nga sindriomet ose komplekset e pashëruara të Edipit etj.

E tërë kjo pra sipas Erich Fromit, deri me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë kulturorë dhe politikë, por- jo paranormal, abnormal, paramodern, antimodern ose pseudobashkohorë si ky  deri me sot.