Mimoza Rexhvelaj: T’u arratis në dalldi prej reje
Sa herë e zë mendjen pa mendje
t’u arratis në dalldi prej reje
e mbylli me kyç, me njëmijë brava
por prapë si ujë
më rrëshqet drejt teje.
Më vjen me plas prej marazit,
më je ba frymë që më lën pa frymë,
s’je as muzë, as fjalë që lind
por poet, që më shkrun pa shkrim.
Sa herë mundohem me u kthye në vete
e gjej veten tek ti, pa e ditë se si…
Duhet me u mësua me këtë të keqe
që fatmirësisht nuk ka kurim…