Albspirit

Media/News/Publishing

Vasil Tabaku: Kanë ftoht diejt e mi

 

…sepse

Ti njeri

Ende nuk je i përsosur…

Diejt e mi

Kanë ftohtë…

Digjen

Prej akullit të zjarrt

Të heshtjes tënde

Ndërsa dashuria

Flijohet ende nëpër botë

Si një martire pagane

Për dëshirat e egra

Dhe femra shndërrohet

Në një stoli për egon mizore

Dhe etjen makabre

Askush

Nuk i pa lotët e kristalt

Trishtimin

Si një ditë shiu

Dhe klithmat

E varrosura thellë e më thellë

Në gjoksim magjik të femrës

Askush

Nuk përkëdheli

Dhimbjen e brishtë

Flokët prej dritës së Hënës

Dhe buzët e zjarrta

Që premtojnë

Dashuri dhe martirizim…

Diejt e mi kanë ftohtë

Rrënqethen

Prej makabritetit

Ndërsa përqafimi i pafajshëm

Ndëshkohet

Dhe qelqi i syve të bukur

Thyhet barbarisht

Me vështrimet e egra

Dhe thirrjet prej egërsire

Po femra

Femra është zemra e dashurisë

Është vetë dashuria

Është jeta dhe drita

Është ëndërra dhe shpresa

Bukuria tragjike

E shndërruar në një ledhatim…

E megjithatë

Diejt e mi kan ftohtë

Kanë ftohtë

Duiejt e mi

Të mbetur jetim

Në aureolën e vështrimit

Ku gjunjëzohen ditët

Dhe netët

Përulen madhërisht

Gjer në vetmohim

Kanë ftohtë

Diejt e mi prej ëndërre

Ndërsa tej në rrugë

Një fëmijë i uritur

Rend dhe pengohet

Nëpër gurët e lotëve të tij

Dhe në thellësi të pyllit

Sorkadhja

Vdes

nën përqafimin tragjik

Të ujqërve dinakë

Diejt e mi kanë ftohtë

Ndërsa vendi im

Dhimbshëm

Zvarritet drejt agut

Nëpër gjurma lirie

Me pllanga gjaku dhe zjarri

Diejt e mi

kanë ftohtë

Diejt e mi presin

Zgjohen dhe rendin

Përmes lëndinave të brengës

Ku shpresa

Ndërton qytetin e lirisë…

E megjithatë

Përsëri e përsëri

Diejt e mi

kanë ftohtë…

Kanë ftohtë

diejt e mi…

Please follow and like us: