Albspirit

Media/News/Publishing

Poetë grekë nën shqipërimin e Arqile Garos

 

Jorgos Sarandaris: Dashuria mbin

 

Dashuria mbin

tani që erosi jep shpirt

dhe në rutinë – do apo nuk do – shndërrohet.

Takimi ynë i brishtë

(oh sa i brishtë dikur ka qënë)

zvarritet i trishtuar.

 

Shqipëroi Arqile Garo, Janinë, janar 2015.

 

 

Jorgos Kanelopoulos: Natën e mirë

 

Mbaj letrat e tua  ngjyrë deti

në dorë˙ edhe rri i lexoj,

trishtimi më ngjeth e sikleti,

kur kthehem e prapa vështroj.

 

Oh! letrat me ngjyrën e detit,

kujtime të brishta plot mall,

më shkruan gjithçka mes rrëmetit

por s’ thua: do kthehesh prapë vallë?!

 

Të pres gjithë jetën e jetës,

por s’ ndodhin, or jo, mrekullira,

ringjallja përtej së vërtetës,

në letrat e tua gjithë ngjyra.

 

Ah, letrat e tua ngjyrë deti,

çdo fjalë një thikë që më therr,

dhe pika e lotit që pyeti,

më thuaj: çfarë krimi kam bërë?!

 

 

Shqipëroi Arqile Garo, Janinë, korrik 2014.

 

 

Jorgji Pavlopoulos: E arixhofkës

 

I thashë një arixhofke

dua të bëhem arixhi

e të të marr.
A mundesh më thotë të hash për darkë

barishte të hidhura pa kripë

e paskëtaj të biesh e të flesh?

Mundem i them.

Mundesh më thotë të shtrihesh

pa u ankuar nga të ftohtit

mbi baltën e ngrirë?

Mundem i them.

Mundesh më thotë mbi atë baltë

flakën të ndezësh në trupin tim

e ta shndërrosh atë në hi?

Këtë e bëj fare kollaj i them.

Mundesh më thotë që hirin tim

t’ia hedhësh verës tënde

e pasi të bëhesh tapë të më harrosh?

Jo, këtë s’ mundem ta bëj i them.

As arixhi nuk bëhesh dot, ma kthen.

 

 

Shqipëroi Arqile Garo, Janinë, tetor 2012.

 

 

Jannis Ricos: Medalja

 

Isht një djalosh i shumëlëvduar

bujar, i qeshur, zemërmirë,

Kostaqi i Lenos, diellnxirë.

Me trup të bronxtë e të lëmuar

që mbaj në vesh një karafil

cullufen e hedhur tebdil.

 

Në valle pupël, erë veriu

në zë e këngë bilbil gjyzar

në fshat na qenkësh trim i parë.

Sa binte mbrëmja vetëvetiu,

tërë çupëria i ngrij pusi,

e ku kish tjetër si ai.

 

Në dorë të tij bëheshin lodra,

shatat e rënda e kazmatë

edhe djerrina, tokë e thatë

bëhesh pjellore, e bahçe kodra,

me punë të tij mbante shtëpinë

në luftë përditë me varfërinë.

 

… E po tani, kush e njeh vallë

djalin azgan që vij tebdil,

që mbaj në vesh një karafil?!

Si trup i huaj vjen vërdallë

dang – dung i çalë në gjitoni

e kush të kthejë sytë nga ai?!

 

Humbi një këmbë duke luftuar,

me trimëri, e si shpërblim

i dhanë lëvdata, e për nderim

një patericë, për ta kujtuar

në gjoks i varën medaljon

të rëndë, që ndrin e vezullon.

 

Darkave motrat i bërtasin,

tretur në punë, në gërnjë e vaj

tek zbukurojnë të botës pajë.

Atë, sakat veç e thërrasin

e parazit, e mysybet.

Kosta ul kokën e nuk flet.

 

“Ti nga më njeh, ku jemi parë?”

i thotë mbarë fshati anë e kënd

që për atë mbetej pa mend.

-Atdhe, të bëfsha naftën mbarë!

dhe hedh medaljen në hale,

aty e lë.

 

Shqipëroi Arqile Garo, Janinë, maj 2014.

 

 

Ioannis Vilaras: Kopraci

 

U bu, bu, ç’e zu kopracin

në jatak bërtet, rrënkon,

e me jarabinë lëfton.

Sepse llupi shumë firari,

ku ish ftuar për një nder

tek një mik, një miliarder.

 

U mbëlodhën gjitonia

dhe me afsh e përgjërim,

i thonë të thërrasë heqim.

Por ai bën llogaritë,

kaq sëmundja, kaq rreziku,

ka shpenzime, mejton miku.

 

Një komshi një hokatar,

për të bërë humor zullapi

i thotë që shtohet hesapi

me shpenzimet e varrimit,

pak akoma po të rrijë

në shtrat e të ulërijë.

Atëherë  llahtariset

i ikin guxim, e shpresë

dhe thërret, bo bo, do vdes!

 

E tek dhimbja e shtrëngon

nga doktori kërkon nder,

se mos mortja vjen e merr.

 

Ca nga ca e mori veten

e ju kthye prapë shëndeti.

Për mënxyrën që e gjeti

bëri be që sa të rrojë

të hajë veç një vaft të lehtë

me pak ujë e peksimet.

 

 

Shqipëroi Arqile Garo, Janinë, janar 2013.

 

 

Ioannis Polemis: Violina e vjetër

 

Dёgjoje atё tё largёtёn, atё violinё tё vjetёr,

nё qetёsinё e ngjethshme tё natёs pranverore,

se brenda trupit ka njё shpirt qё porsi asnjё tjetёr,

me tingёllim tё brishtё jehon nga buzёt virgjёrore.

 

Edhe bilbili i pagjumё, bilbili i shumёkёnduar,

u bё kurioz edhe pushoi dhe mbeti njё thёrrime,

tё shohё çfarё zogu qenka ky, qё kaq i pёrmalluar,

rrёfen me zell e ёmbёlsi tё zemrёs drithёrime.

 

Gjersa dhe bufi gjynahqar, ky zog i dёshpёruar,

me adhurim qё dot s’e fsheh, ul krahёt n’ ato brigje,

vё veshin, dёgjon melodinё, lufton pёr tё kuptuar,

se vallё kush qёnka ky fatzi qё ligjёron me ligje.

 

E çё se drurin po ja bren tёnja? Edhe ç’u bё,

se vitet ikin e mё s’vinё e jeta shkon, largohet?

M’i ёmbёl e plot bukuri e mё i thellё ai zё,

bёhet me kohёn qё kalon, paçka se vjetёrohet.

 

Jam unё e largёta violinё, ajo violinё e vjetёr,

nё qetёsinё e ngjethёshme tё natёs pranverore,

brenda rrёnojes mbaj njё shpirt qё porsi asnjё tjetёr,

me tingёllim tё brishtё jehon me hijeshi rinore.

 

E çё se mishin po ma bren tёnja? Edhe ç’u bё,

se vitet ikin e mё s’vinё, se mё rrallohen shokёt?

I ёmbёl,  plot me dashuri e mё i thellё ky zё,

bёhet me kohёn qё kalon, paçka se  zbardhen flokёt.

 

Shqipёroi Arqile Garo, Janinё, gusht 2013.
 

 

Ioannis Ghryparis: Mësohu dhimbjen ta durosh

 

Mësohu dhimbjen ta durosh,

ta bluash  në mes dhëmbëve shtrënguar.

Dhe ujin e harreses ta trazosh

me verën, në një dehje të tërbuar.

 

Pa mirë e bukur edhe kjo do shkojë

e para se të kthehet kohë e vjetër,

ka Perëndia, prapë do na dërgojë

një hall të ri, torturë e dhimbje tjetër.

 

Si të jesh shkruar edhe ti o fat,

që tjerr e shthurr, qofsh i bekuar!

Trazo ujn’ e harresës o i ngratë

me verën, në një dehje të tërbuar.

 

Shqipёroi Arqile Garo, Janinё, tetor 2014.

 

 

Please follow and like us: