Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Zymeri: LARG

 

Ika larg nga kujtimet e trishta

Larg nga njerëzit që më vranë

Qetësisht kuptova shumë nga jeta

Ndava gënjeshtrën nga e vërteta.

 

Shkova larg nga gjithçka

Aq larg ku kërkova qetësinë

Ta pushoja mendjen dhe shpirtin

Të rrija me veten, t’kem lirinë.

 

Nuk më duhej shoqëri,

n’shoqëri isha me veten

Gjërat e turbullta nga mendja i hoqa

Aty pashë, se unë isha mrekulli

N’qetësi vetveten njoha.

 

Veten të cilën dikur pavetëdijshëm lëndova

Veten të cilën nuk e desha

Veten të cilën e lashë të fundit

Veten të cilën nuk e vlerësova.

 

Kuptova që duhej t’i fshija kujtimet e trishta,

Ngase ato nuk kishin vlerë

Çdo gjë ishte vetëm gënjeshtër,

Ta doja veten më solli gëzim.

Please follow and like us: