HYSEN SHEHU, GJENERAL I SHQUAR DHE KLERIK I LARTË SHQIPTAR
(Në respekt e mirënjohje për ushtarakun, gjeneralin e shquar të Ushtrisë Popullore Hysen Ali Shehu – Hormova, kleriun e lartë që shtegëton në shtigjet që i hapën shtatë breza dhe me mençurinë dhe aftësinë e tij i dha dritë teqesë së Hormovës në Tepelenë. Hysen Shehu është lindur më 25 shkurt 1941 në Hormovë në një familje atdhetare patriotike e fetare, vendi ku u rrit, u burrërua dhe u fisnikërua në dy drejtime bazë si ushtarak dhe klerik i lartë, u shqua për shëbim dinjitoz si oficer madhor në radhët blerta të Ushtrisë Popullore, por nëdemokraci edhe si misionar i sukseshëm ku për 32 vite si kleriku më i lartë që kryen detyrën e Kryetarit të Tarikatit Halveti i Shqipërisë).
Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI & Dr. në proces Robert SHEHU
Shtatë breza shehlerë në 228 vite … historia ripërtëritet në Hormovën historike. Në bisedë me sheh Hysenin na flet për një “vogëlsirë” në rrugëtimin mistik për një qeramet /Mbrekulli/mistikë fetare, që në fakt këtu fillon zanafilla në breza e Teqesë. Më konkretisht tregon për Sheh Mehmet Cama me origjinë nga Golemi i Kurveleshit, cili në vitin 1798 ka para se të ndërronte jetë thirri rreth vetes më të dashurit e zemrës dhe ju la një testament-amanet: “Unë do të kthehem dhe do të vij përsëri në brezin e shtatë”. Në brezin e shtatë i takonte Hysen Shehut pasi ai kishte para tij gjashtë breza shehlerësh dhe i shtati ishte Hyseni. Edhe vendosja e emrit Hysen ka domethënien e trashëgimisë dhe të linjës së shehlerëve. Sikurse tregon sheh Hyseni kjo u vërtetua, që kur më doli një rrugë në vitin 1987 në Pukë. Kështu me kthimin e demokracisë vendosëm që me nënën dhe me vëllain e madh ta zbatonim në praktikë tesatamentin-amanet. Kështu mori fund karriera ushtarake dhe banimi në Tiranë, kthimi në Hormovë ishte më shumë se një detyrim moral e hyjnor mistik. Kështu kishte vendosur ose paracaktuar Sheh Mehmet Cama që ishte dorëzuar dervish tek Azizi i famshëm i Delvinës. Në kohën kur Ali pashë Tepelena i shpërnguli rreth 850 familjet e krishtera nga Hormova, ndërsa popullsinë për Hormovën me familjet e saj i mori nga fshati i Golemit përtej grykës së Rehovës. Por në këtë zonë edhe më përpara kanë lëvizur dhe ardhur fise nga Golemi dhe fshatrat e tjera në Hormovë. Kështu përmendim fisin “Sinanaliaj”, që fillimisht erdhën në Hormovë me gjithë gjënë e gjallë më 1680-ën dhe më tej u vendosën në Fushëbardhë ku janë edhe sot e kësaj dite por që kanë marrë mbiemrin e fshatit Golemi. Në Hormovë mbrritën edhe dhjetra fise të tjera që më vonë përbëjnë një komunitet unik fshatçe që në periudha të ndryshme të historisë i dhanë dritë e ndriçim fshatit dhe e bënë të njohur në trevën jugore dhe në të gjithë shqiptarinë. Në pikëpamje historike Teqeja e Hormovës është 228 vjeçare, që i përket një zone me bashkëjetesë ndërfetare në këmbët e malit të Golikut në Tepelenë. Historia i ka mësuar banorët e kësaj treve që të mbijetojnë sipër rrjedhës së Drinos. Vendi ka shumë histori, bëma, trimëri, kapedanë dhe popull i pamposhtur, luftëtarë të lirisë nëpër shekuj. Emërtimi etimologjik është interesant pasi fjala “Hormovë”, gjykohet se është fjalëformuese: “horë” që do të thotë “fashat i vjetër” dhe “ovë” lufinë e vjetër me ujë. Vendasit në Hormovë kanë qenë dhe kanë ngelur si malet, kontribues në gjithë zhvillimet e historisë. Hormova është edhe martire, edhe fisnike, edhe e rilindur nga përrenj gjaku, edhe sfiduese përballë çdo pushtuesi, edhe luftëtare e paepur përballë dredhive e dhelpërive, por dhe përballë besëprerëve. Sikurse zakoni i vjetër shqiptar nuk ka honepsur asnjë lloj tradhëtie e pabesie. Sot në Hormovën Halvetjane shërben Sheh Hysen Ali Shehaj, një bir i denjë i Hormovës, një bir vendi që shkëlqeu në radhët e Ushtrisë Popullore, që teqenë e ka trashëgim nga brezi i parë i vitit 1798 kur Sheh Mehmet Cama, erdhi nga Golemi i Gjirokastrës dhe u vendos përfundimisht në Hormovë. Më tej jeta e këtij oxhaku me rrënjë shehlerësh ka rrjedhur si ujët e burimeve të Hormovës që janë në gjashtë breza: Sheh Isuf Hormova (1820 – 1855), Sheh Meleqi (1854 – 1872), Sheh Xhaferi (1872 – 1900), Sheh Veipi (1900 – 1914), Sheh Aliu (1936 – 1967), dhe që nga viti 1994 e në vijueshmëri Sheh Hyseni.
Nga ana tjetër Hormova ka edhe historinë e saj të dhimshme të masakrave dhe gjakut të derdhur. Në vitin 1787 kur Ali Pasha masakroi në Manastirin e Shën Triadhës në Tërbuq 200 burra hormovitë dhe kapedanin Çaush Prifti (Dhimitër Prifti, përmendet dhe me emrat Mitro, Spiro e Thanas, prandaj dhe kënga thotë “Hormovitë kapedanë,/kishin Çaushin të parë,/Çaush i biri i Marisë, Kapedan i Shqipërisë,/kasap i turqërisë..)”. Më 29 prill 1914 andartët grek masakruan 217 burra e djem hormovit, një histori që nuk harrohet.
Gjenerali që la gjurmë të thella si mësimdhënës, drejtim e komandim
Hormova ka nxjerrë mjaft figura në shumë fusha të jetës, por nuk ka ngelur prapa edhe në prijësa, drejtues e kapedanë, ndërkohë që në gjysmën e dytë të shekullit të XX, fshati ka njohur gjeneral Ethem Gjinushi, Gjeneral Hysen Shehu, Begë Murat Tena dhe shumë të tjerë. Gjeneral Ethemin e njohin që nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare që bëri emër dhe lartësoi emrin Hormovë, ndërkohë që bashkëkohës të Hysen Shehut si ofecer në perfeksion, me njohuri të thella, me kulturë mjaft të gjerë, orator poliedrik, rreshtor i pakrahasueshëm, me kulturë teorike të plotë dhe me dije teorike e praktike si rrallëkush, ja ngriti më tej supet jo vetëm Hormovës, por Tepelenës dhe jugut e deri në veri në Pukën e tij që e dashuroi vendin e punës kudo që ishte.
Shkurt shkëlqente me mirësinë dhe rregullsinë, me argumentin e thellë me veprimet praktike të jashtëzakonshme, thjeshtë oficer brilant në këndshikimin studentor. Në Hormovë dhe jo vetëm të flasin edhe kush nga studentët e Shkollës së Lartë të Bashkuar nuk do donte që ta imitonte? Qindra studentë donin të bëheshin si ai, të komandonin dhe drejtonin si Ai dhe mbi të gjitha të kryenin veprimet praktike ushtarake si ai. E thënë shkurt, Hysen Shehu ishte një edukator i përkryer që meritonte të imitohej për dijen, horizontin kulturor dhe veprimin praktik. Hysen Shehu ishte një shkollë më vete, me vlerë sa një institucion që kushdo që e ka njohur nuk mund ta harrojë asnjëherë. Por shumëkush edhe në moshën e pjekurisë dhe mençurisë në Hormovën historike e ka njohur për atë çfarë është, për lezetin e vendit, filozof dhe atdhetar, për njerëzillëkun për familjarin shembullor dhe për humanizmin dhe që u qëndron pranë njerëzve.
Hysen Ali Shehu është lindur në Hormovë, më 25 shkurt 1941 në kohë pushtimi. Ai erdhi në jetë në një familje sa patriotike aq edhe fetare në breza shehlerë. Arsimin fillor e kreu në vendlindje në vitin 1951, shkollën unike në Tepelenë 1951 – 1954. Në vitin 1954 u rregjistrua në Politeknikumin “7 Nëntori” Tiranë, pas përfundimit të së cilës në vitin 1958 punoi dy vjet në Uzinënë Mekanike Tiranë si tornitor, teknik i mesëm. Në vitin 1960 i etur për dije, por dhe për nevoja të përgatitjes së djelmoshave më të aftë të Shqipërisë për mbrojtje, dërgohet në Shkollën e Bashkuar të Oficerave që duhet thënë se kjo shkolla ka qenë gjithmonë shkollë burrërie. Në këtë rast nuk kishte zgjedhje, kishte vetëm planifikim, që në një farë mënyre ishte e urdhruar vendi ku do të studioje dhe ku do të punojë. Pasi përfundoi Shkollën e Bashkuar me rezultate të shkëlqyera në specialitetin “Artileri Tokësore” me medalje ari, por edhe me gradën më të lartë të kohës, “Toger” (një gradë më të lartë se shokët e tij të grupit mësimor). Për aftësitë e tij u emërua pedagog në Shkollën e Bashkua ku shërbeu 22 vjet. Gjatë viteve 1971 – 1973 përfundoi Akademinë e Lartë Ushtarake në Tiranë, me medaje të artë. Në vitet 1981-1983 kreu kursin e lartë të filozofisë në Tiranë. Emri Hysen Shehu rreshtohet me ato kuadro që kishin mbaruar me këtë vlerësim që nga koha e krijimit më 10 maj 1958 (në rajonin e Rrapit të Treshit). Fakt është se pas përfundimit të studimeve më të larta në vend në korrik të 1973-it rikthehet në Shkollën e Bashkuar të oficerëve si pedagog dhe në vitin 1974 emërohet Shef i degës mësimore dhe Zv/Komandant i Shkollës së Lartë Bashkuar (me Urdhër të MM nr. 1453 dt 7.4.1975 dhe pas ristrukturimit sërish me urdhër nr. 2709 datë 16.10.1980 me pagesë 1000 lekë në muaj). Gjatë kësaj kohe ka bërë një punë pasionante, jo vetëm si autor tekstesh mësimore per shkollën dhe ushtrime por edhe në ndërtimin e kabineteve mësimore për studentët. Emrin e tij e gjejmë në tekste mësimore, materiale metodike, rregullore të karakterit ushtarak. Për aktivitetin e tij të dendur edhe si penë e fuqishme e kohës Hysen Shehu me meritë bëhet anëtar i Këshillit Shkencor Ushtarak pranë Ministrisë së Mbrojtjes nën drejtimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Veli Llakës nga Krahësi i Memaliajt. Edhe në këtë detyrë u shqua për kontribut në zbërthimin e Artit Ushtatrak Popullor, që për kohën ishte pasaporta shqiptare e mbrojtjes një garant i sigurtë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Konsideracionet për brezin e studentëve të viteve ’80-të janë të shumta, pasi studenti e lexon mirë, e ndjek, mëson prej tij dhe e imiton në rrugëtimin e karrierës. Nuk ka student që ka përfunduar shkollën e Bashkuar dhe nuk ka përfituar nga dijet e tij, nga kultura, nga argumeti, nga filozofia, nga prakticitet, nga rreshtori i klasit më të lartë, që kur parakalonte i lëshonin këpucët xixa si të ishin prej stërralli. Në fakt ai ishte dhe mbeti një burrë i stërralltë në mendime, në gjykime, në arsyetime, një aftësi e mençuri e lindur që dinte edhe të bënte rreshtore e veprime perfekte me armë edhe në tribunën e ceremonialit të rreshtimeve të Shkollës së Bashkuar. Ai nuk përtonte të kalonte në çdo grup mësimor dhe të bëhej shembulli udhërrëfyes duke turpëruar edhe shumë të tjerë që ndoshta i rrëmbente për një çast vetkënaqësia e rutina. Është kjo arsyeja që studentët e donin e respektonin, mbanin frymën kur ai kalonte, nderohej njësoj si madhorët e tjerë të drejtimit dhe të komandimit, krahas Rustem Peçit e Novruz Sakos, Islam Haxhisë, Enver Kapxhiut, Peti Çalës, Sali Xhakupit, Pilo Panos e shumë të tjerë. Në vitin 1985 pas mbi dy dekada në funksionet si pedagog, shef i Degës mësimore, Zëvendëskomandat të SHLBO “Enver Hoxha”, me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Popullore nr. 32 datë 29.6.1983 emërohet Komandant i Shkollës së Instruksionit të Divizionit 17 të Këmbësorisë të Pukës. Kjo edhe për debatet me Prokop Murrën më 1985, ndërkohë që lufta e bërrylave ka ekzistuar gjithmonë. Më tej me ndyshimet demokratike evropiane e për rrjedhojë edhe shqiptare më 17 dhjetor 1990 e vendosin në dispozicion të Divizionit të Këmbësorisë së Tiranës (Urdhëri nr.81 datë 17.12.1990), në Br150K Tiranë, shef Artilerie Urdhër i MM nr. 2461 datë 24.1.1991, ndërsa përgatitej reforma absurde e kohës e nxorri në lirim me urdhër të MM të datës 2.7.1992, ndërsa të drejtat financiare i ndërpriten më datën 20 korrik 1992. Nxjerrja në lirim në një moshën 51 vjeçare, ishte akt që natyrshëm Hysen Shehu nuk e priste, sepse ju mbyll dera e gjthë investimit dhe aktivitetit shkencor për ushtrinë, djersa dhe mundi i viteve të tëra studimesh i “hëngri reforma” e një grusht njerëzish gjoja demokratë. Ishte një nga veprimet më negative që nuk i kryenin vetëm ndaj njerëzve të mençur dhe me integritet që kishte ushtria, por një veprim i nxituar i shtetit kundër shtetarëve të vërtetë. Fakt është se nën maskën e reformimit fshinë me veprime negative gjithçka të mirë që ishte krijuar. Guri kishte filluar të rrokullisej dhe ende nuk po ndalet. Mënyra se si po zbatohej “reforma” ku mjaftë kuadro me nivel të lartë dhe dije shkencore, u mënjanuan me pretekstin se gjoja janë të vjetër, kur shumica nuk e kalonin të 50-at ndërsa ata që “i kërkonte vendi” u mbajtjen mbi 60 vjeç, por dhe profesionalisht të pa aftë që nuk mundën ta çonin përpara reformat e modernizimin e Ushtrisë dhe për më keq sollën edhe 1997 që vet shtetin e dërguan drejt greminës. Natyrshëm në këto kushte Hysen Shehu, një shtetar i zoti dhe tepër i aftë ju bind zbatimit të vendimeve të qeverisë dhe konkretisht, nuk zgjodhi rreshtimin me pensionistet por shkoi në genin e tij dhe të brezave që e mëkuan me atdhedashuri dhe me dashuri për besimin edhe pse për tre dekada besimi në Shqipëri u ndalua me ligj. Kishte ardhur një epokë e re dhe zgjedhja e rrugëtimit jetësor kërkonte energji, mençuri dhe besim, që natyrshëm këto Hysen Shehut nuk i munguan asnjëherë. Në dosjen personale të oficerit madhor Hysen Shehu gjejmë edhe gjurmë të vlerësimeve sikurse janë dekoratat ushtarake si “Medalja e shërbimit Ushtarak” me nr. 4563 të datës1.11.1969, Urdhëri “Ylli i Kuq” nr.5755 datë 29.6.1978 etj, por medalja më e madhe është vlerësimi popullor si dje si ushtarak edhe sot si kryetar i tarikatit Halvetli të Shqipërisë.
“Bëmë Baba të të ngjaj”, një maksimë proverbiale popullore shqiptare plotësisht e vërtetë
Hysen Ali Shehu ka qenë në moshën moshën 11 vjeçare kur është njohur dhe brumosur me ritet dhe praktikat fetare nga babai i tij Ali Shehu. Sheh Aliu Hormova ka qenë mjaft i njohur në fshatin Hormovë dhe në krahinë por edhe më gjerë. Ai ishte kryetari i tarikatit Halveti të Shqipërisë nga viti 1950 e deri më 1967 vit ku feja u mbylle nga shteti me Dekretin me nr 4337, 13 Nëntor 1967. Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr 4337 date 13.11.1967, “Për mbylljen e besimeve”, Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë dhe në histori që ndalonte çdo shprehje të fesë. Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH çfuqizoi dekretligjin nr.743 datë 26.11.1949 “Mbi komunitetet fetare” dhe dekretligjin nr.1065 datë 4 maj 1950 të Presidiumit të Kuvendit Popullor për statutet fetare. Duket se ka një diçka mistike me moton e “iluminatit”, data e ndalimit të besimeve që në fakt është një kombinim numrash (17)76 me majin e (19)67 kur ndalohen besimet fetare në Shqipëri (Fletore Zyrtare, viti 1967; Dekret 4337 dt.13.11.1967 (76-67=13). Iluminati numrin 13 e lidh me dhjetra ngjarje. “Iluminati”, zakonisht lidhin me shekujt 16, 17, 18-të me “Alombrados” më 1575 në Spanjë të përsëritur në Sevilja më 1623 dhe 1627 me mistikët në Belgjikë e guerinets në Francë, në Bavari të Gjermanisë etj ku misticizmi shpesh është i habitshëm dhe kërkon logjikë të fortë në shpjegimin iluminat dhe hyjnor. Një nga korifenjtë e mençurisë mistike është padyshim Baba Rexhepi (18.8.1901 lindur në Gjirokastër dhe shuar më 10.8.1995 në Detroit, SHBA). Baba Rexhepi, themeluesi i teqesë së parë bektashiane në Taylor, Miçigan të SHBA-së, ishte i biri i Mulla Refat Beqirit në librin “Misticizma Islame” thekson: “Grupi i Halvetizmës lidhet me grupin e Xhunejdi Bagdatiut, mistikut të madh të shekullit të shtatë të Hixhretit. Pir Omer Halvetiu e mori dritën mistike të tarikatit të tij nga Ebu Muhammed Bin Nuri Halvetiu”. Halvetizmi konsiderohet një nga tarikatet Alvinj i cili përmbledh në gjirin e tij një grup të madh tarikatesh si: Nureddin, Bajramizmin, Xhilvetizmin, Gjylshenizmin etj, etj. Halveti nënkupton tërheqjen në vetmi, që realizohet në mënyrë periodike, ku ky angazhim realizohet në dyzetë ditë në një vend të mbyllur. Halveti është dy llojesh: i brendshëm dhe i jashtëm. Teqeja e pare halvetjane në trojet shqiptare u ngrit në Artë dhe pas saj në Delvinë, Plesat, Bënçë etj. Ndërsa teqeja halvetjane e Hormovës, u ngrit me anë të një bujurdi të Ali Pashës në vitin 1798 dhe me bekim të azises së Delvinës, në të cilën shërbente mistiku halvetian Sheh Mehmet Cama (Golemi) dhe që kishte fituar besimin e Pashait të Janinës. Sheh Meleqi ishte kleriku që gëzonte respektin jo vetëm të popullsisë myslimane, por dhe asaj të krishter. Për këto vlera bamirsi labovit Vangjel Zhapa kontribuoi në ndërtimin e Xhamisë pranë teqes së Hormovës. Midis klerikëve të teqesë ka edhe shehit (dëshmor) të Atdheut, siç është martiri Sheh Veipi, masakruar prej andartëve grekë në vitin 1914. Në rrugën e Atdhetarisë dhe të përkushtimit ka ecur edhe Sheh Hyseni në rrugëtimin e misticizmit islam si dhe mësimeve kuranore dhe fjalëve të profetit. Kultura ushtarake dhe kultura fetare kanë rritur një bir hormove që kërkon gjithmonë e më shumë më të mirën e njerëzimit, në të mirë të mbarë komunitetit dhe të përparimit të kombit shqiptar.
Babai i Hysen Shehut, Sheh Aliu diell me ndriçim të përhershëm, një mal diturie
Sheh Ali lindi në Hormovë, më 23 prill të vitit 1902 dhe ndërroi jetë më 7 nëntor të vitit 1984. Në fshat, krahinë, Tepelenë dhe gjithë vendin njihet si një atdhetar, mësues, intelektual, klerik, luftëtar lirie, administrator, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Halveti, por edhe publikues, burrë orator i kuvendeve dhe mexhliseve. Fakt është se nga të dhënat Sheh Aliu dallonte në veprimtari atdhetare e patriotike. Ai ja doli jetës me forcat e veta pasi babai i tij Sheh Veipi u vra nga andartët grekë të vitit 1914. Ali Shehu ishte 12 vjeç kur hallet i ranë përsipër, që nuk e gjunjëzuan, por që në moshën 14 vjeçare u lidh me lëvizjen kombëtare shqiptare. Kështu nga të dhënat e profesorit të historisë të Universitetit të Gjirokastrës Shyqyri Hysi, rezulton se, Ali Shehu ka shumë momente të spikatura në veprimtarinë e tij: “Në vitet 1916 – 1921 shkoi në Izmir ku mori asim, kulturë dhe edukim fetar. Ndërkohë hapi shkollën e parë shipe dhe shërbeu si mësues në fshatin Hormovë në vitet 1921 – 1923, më tej ka qenë mësues në fshatin Damës në vitet 1928 – 1929; kryetar komune në Zharrëz të Fierit, Breg të Matës Lezhë dhe Therepel të Skraparit në vitet 1930 – 1935. Një vit më vonë më 1936 shkon klerik në fshatin e lindjes në vitet 1936 – 1942 dhe në vitet 1944 – 1950. Në vitet 1942 – 1944 u rreshtua në radhët e formacioneve luftarake partizane të UNÇSH. Në vitin 1944 Sheh Aliut ju akordua grada ushtarake “nënkolonel”, por nuk e mbajti për arsye fetare.Në vitet 1950 – 1967 drejtoi Tarikatin Halvetian të Shqipërisë, ku ka mundësuar edhe katër botime me karakter klerikal, letrar e historik si: “Masakra”, “Era e Sabahut”, “Këshilla e të urtit” dhe “Përelma perdenë”. Ai ishte njohës i pesë gjuhëve të huaja dhe i përdorte ato me mençuri. Kushdo që e ka njohur sheh Aliun ka dalluar viti të spikatura të karakterit, njeri i vullnetshëm, i duruar, largpamës e vizionar si dhe urtësi e zgjuarsi natyrale, që me atdhetarinë e patriotizmin e kompletojnë figurën e një kleriku të mençur. Në vlerësimet për Sheh Aliun, për veprimtarinë atdhetare, mësimdhënëse por edhe si klerik i njohur është dekoruar nga Kuvendi Popullor me medaljen e Kujtimit, Çlirimit dhe Trimërisë. Qarku i Gjirokastrës e ka vlerësuar duke e shpallur “Nderi i Qarkut” të Gjirokastrës. Këtu për rastin e ushtarakut madhor Hysen Shehu shkon për shtat shprehja popullore “Bëmë Baba të të ngjaj”. Në situatën e largimit nga ushtria Hysen Shehu merr vendimin dhe shkon në vatanet e tij, shpërngulet në Hormovë, restauron teqenë dhe shtëpinë, vatanin ku u lind dhe u rrit. Ndërkohë që rrugët e besimit ishin plotësisht të hapura me propozim të K.M.SH, Hysen Shehut i akordohet një rrugëtim me Delegacionin Shqiptar për në Mekë të Arabisë për të kryer Haxhin, qëndron në Arabi një muaj dhe merr titullin Haxhi, titull që në fakt është domosdoshmëri për çdo udhëheqës shpirtëror. Hysen Shehu, gjenerali erudit i ushtrisë në moshën 53 vjeçare ju përkushtua tërësisht besimit halvetian. Profecia e Sheh Mehmet Camës u vërtetua në vitin 1994 kur përfaqësuesi i brezit të shtatë, Sheh Hysen Ali Shehu Hormova filozof i menëur dhe klerik i brezit të shtatë rihapi teqenë halvetiane të Hormovës. Sheh Hyseni ka kontribuar denjësisht që shërbesat fetare të jenë të kuptueshme, të thjeshta, të mirëpritura nga komuniteti helvatian dhe më gjerë. Ai ka luajtur rol pozitiv për mirëkuptimin fetar në jug të vendit, duke respektuar klerikët, besimtarët, ritet e festat fetare të të gjithë besimeve në një unitet të harmonizuar. Ai e ka kthyer teqenë në Hormovë një faltore të të gjitha besimeve, pasi aty gjen klerikë nga të gjitha besimet, si një faktor dhe aktor i rëndësishëm në faljen e gjaqeve në fshatra e krahina të trevës jugore, por është edhe një kontribues e mbështetës për zhvillimin ekonomik, kulturor, ndjenjën atdhetare në Hormovë, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Gjirokastër e më gjerë. Një numër i konsiderueshëm fondacionesh kulturore, fetare e shoqërore e kanë zgjedhur Sheh Hysenin në bordet e tyre, ndërkohë që ka bërë vizita të rëndësishme si klerik edhe në Arabi Saudite (Mekë e Medine), në vendet e shenjta të famijles Profetike (El-libejtit), Qerbela, Teheran (Iran), Turqi, Vatikan, Itali, Izrael, Maqedoni të Veriut, Kosovë, në Samitin Botëror në Korenë e Jugut më 2020 etj. Kështu në shkurt 2020 mori pjesë në ekipin e Ambasadorëve të Paqes që shkuan në Samitin Botëror të Paqes, organizuar në Seul, ku midis tetë besimeve fetare botërore që përfaqsoheshin në atë Samit, Sheh Hyseni përfaqësonte gjithë klerin shqiptar. Ai është jo vetëm një peligrin shembullor por dhe ka mbajtur kumtesa me karakter religjionar, social, etnik, ekumenik etj. Në fushë publicistike është botues i gazettes “Rreze Halevjane” (ka qenë gazetë e përmuajshme që nga viti 1995), si dhe ka disa vëllimeve poetike e fetare. Për veprimtarinë e tij ushtarake, intelektuale, fetare, sociale, kulturore dhe atdhetare, Sheh Hysen Ali Hormova është vlerësuar me dekorata e medalje të karakterit ushtarak si medalja për shërbime të shquara ushtarake, medalja “Ylli i Kuq”, por edhe me titullin “Nder I Qarkut” të Gjirokastrës, “Ambasador i Paqes” së bashku me bashkëshorten inxhiniere Florën, nder dhe krenari edhe për dy vajzat e tij njëra 52 dhe tjetra 57 vjeçe që janë të martuara dhe që kanë krijuar jetën e tyre në shtetin fqinj në Itali, por që janë gjithmonë present në botën, shpirtin dhe zemrën e prinderve të tyre të mirë. Federata për Paqe në Botë i ka akorduar Sheh Hysenit titullin “Ambasador për Paqe” (2017), me aktivitet të gjerë si brenda vendit dhe në botë. Federata Universale e Paqes Botërore e ka emëruar Sheh Hysenin kryetar i kësaj federate për degën e Tepelenës dhe aktualisht është nënkryetar i kësaj Federate për gjithë Qarkun e Gjirokastrës. Kohët e fundit një forum i “Imazhit Shqiptar” në botë e ka nderuar me titullin “Ambasdor i imazhit shqiptar në botë”. Në mënyrë të përvitshme Sheh Hyseni në teqenë halvetjane të Hormovës, çdo 23 prill i vishen si bleta besimtarë nga jugu i vendit dhe nga e gjithë Shqipëria. Natyrshëm data 23 prill është ditë përkujtimore e veçantë sepse në shtatë breza Ali Hormova ka merita të jashtëzakonshme dhe për më tepër Sheh Aliu ka ditën e lindjes pikërisht më datën 23 prill 1902 dhe që përkujtohet në mënyrë të përvitshme në Hormovë. Sheh Aliu, atdhetari halvetian dhe kleriku më i spikatur dhe me reputacion të madh i kësaj teqeje në konferencën e vitit 1950 (sipas fondeve dokumentare të AQSH e zgjodhi Sheh Ali Hormovën kryetar të tarikatit Halveti, në bazë të ligjit nr. 743, datë 26.11.1949 dhe nenit 8 të Statutit të Komunitetit Mysliman 1950, që ishte pjesë e këtij Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Historia e tarikatit Halvetian është pasuri që shpreh e mbron unitetin ndërfetar shqiptar
Halvetizmi nga të dhënat që kemi marrë nga Sheh Hyseni është themeluar prej Sej – Jid Hasan Basri, i cili ka qenë një prej 17 besnikëve të Hazret Aliut, që mbante titullin Sej – Jid sepse rridhte prej familjes profetike. Ndërsa kleriku që i dha formën institucionale ishte nga Maroku dhe quhej Ymer Halvetiu prej të cilit kanë rrjedhur 36 udhëheqës shpirtëror. Halvetizmi i përket degës shite të Halvetizmit ose të “Dervishizmit të vërtetë”. Në vendin tonë ky tarikat është pjesë përbërse e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe është përhapur, që prej shekullit të XVII. Të dhënat flasin se ka ardhur në Shqipëri në drejtimin jugor; Artë – Janinë – Delvinë – Gjirokastër –Tepelenë – Përmet – Berat – Skrapar – Korçë – Elbasan – Tiranë dhe në drejtimin verior: nga ish-Jugosllavia (Serazi) – Kosovë – Tropojë – Kukës – Shkodër – Tiranë. Organizimi i parë i tarikatit halvetli u bë në kongresin e parë Halvetian në 1923 ku ndarja administrative e Komunitetit Mysliman Shqipëtar nga Sheriati Islam i Perandorisë Osmane u bë me ligjërimin e Statutit Legal për të gjitha Komunitetet Fetare shqiptare, me nr 432, datë 3 ershor 1923 nga Shteti Shqiptar. Në Kongresin e parë të Komunitetit Mysliman shqiptar përfaqësues i Tarikatit Halveti ishte Sheh Ibrahim Karbunara, ndërsa në të dytin në Berat në qershor 1930 kryetar i tarikatit, u zgjodh Sheh Ahmet Pazari.Edhe pse u kërkua që tarikati Halveti të shkëputej nga Komuniteti Mysliman shqiptar dhe të ligjërohej Komunitet fetar më vehte, me vendim nr. 418 datë 31.7.1934 të Këshillit të Ministrave nuk u miratua kërkesa e sektit Halveti. Kongresi I radhës për halvetlinjtë ishte i treti që u mbajt më 1937 në Tiranë, me kryetar Sheh Qerim Bilishti. Pas çlirimit në vitin 1950 u bë kongresi i katër në Tiranë ku kryetar i tarikatit Halveti, u zgjodh Sheh Ali Hormova, ndërkohë që u bënë edhe përpjekje për tu përbashkuar me komunitetin bektashian; kongresi i pestë i Halvetlinjve u mbajt ne Tiranë më 1994 ku kryetar i sektit u zgjodh Sheh Muhamer Pazari. Kongresi i gjashtë i tarikatit Halveti u mbajt në Hormovë në vitin 2019 ku kryetar u zgjodh Sheh Hysen Hormova, që vijon edhe aktualisht. Me gjeneralin dhe klerikun Hysen Shehu ka rënë rasti të jemi në shumë aktivitete. Ai është njerëzor me logjikë e argument të fortë, të shpreh çfarë i mban zemra dhe nuk shëron pa logjikë, është me fjalë melhemn, por dhe i drejtëpërdrejtë. Ai di të futet djalërisht edhe në dhomën me tetë faqe, do të reflektojë, di të tregojë për çdo dekadë, di të japë mësime historie e jete, di të orientojë se si komuniteti të
mësojë nga e djeshmja, se si ta jetojë të sotmen dhe si të shpresojë për të ardhmen. Sheh Hyseni është një personalitet smart, mjaft aktiv, dinamik e punëtor, orator argumentues, gjykues e analizues, është i kudogjendur për Hormovën, bashkëfshatarët, besimtarët, nevojëtarët, di të flasë e sqarojë njerëzinë jo vetëm me fjalën por edhe me zemër të pastër, di të ruajë raporte të shkëlqyera me disa klerikë veçanërisht më Dervish Mikel Onjenë e Fushëbardhës që shërben në Turan, Dervish Ermalin dhe me dhjetra e qindra klerikë të tjerë të të gjitha besimeve.
Sheh Hyseni ka një aktivitet të shumëanshëm, pasi ka mbajtur disa kumtesa me karakter religjionar, social, etnik, historik, etnologjik, filozofik etj. Ai vijon të ketë kontakte të shumta në: Sarandë, Delvinë, Kurvelesh, mbarë Labërinë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Fier, Mallakastër, Vlorë, Tiranë etj. Në këtë kuadër Sheh Hyseni bashkëpunoi fuqishëm edhe me ish-Prefektin Astrit Alia, dhe si anëtar i Komisionit shkencor dhe organizativ në zhvillimin e Konferencës Shkencore Kombëtare: “Prefektura e Gijrokastrës gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore 1939 – 1944”, mundësuan zhvillimin e saj me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut, në Gjirokastër 26.11.2019 me pjesëmarrje shumë të gjerë. Sheh Hyseni është një faktor ekuilibri në gjithë trevën jugore shqiptare e më gjerë duke qenë edhe anëtar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, pjesëmarrës në shumë aktivitete të saj. Është merita e tij që me aftësinë dhemkomunikimin me pushtetarët mundësoi shtrimin dhe asfaltimin e rrugës së Hormovës, riparimin e urës, ujësjellësit të fshati, të vendeve hitorike etj. Ai ka mbështetjen e shumë shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit si në: SHBA, Itali, Greqi, Gjermani etj. Ai mban korespondencë me shqiptarët e trojeve në: Tetovë, Gostivar, Strugë, Shkup, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Ulqin, Tuz etj. Që nga viti 2003, Ai është botues i gazetës së përmuajshme “Rreze Aleviane”, e cila është ndërprerë përkohësisht. Sheh Hyseninështë autor i disa vëllimeve poetike dhe fetare. Në Hormovë gjen shpesh dervishë, baballarë, myftinj, priftërinj ortodoksë e katolikë etj., pasi marrëdhëniet me komunitetet fetare janë të shenjta. Ruajtja e vendeve të shenjta të krishtera, për tre kishat dhe Manastirin e Hormovës është trashëguar tek gjithë besimtarët. Traditën e Sheh Aliut që kishte miqësi me At Gjergj Sulin e Leklit e vazhdon Sheh Hyseni, që ruan raporte me shumë klerikë dhe në festën e 23 prillit ngjisin maloren drejt Hormovës edhe mjaft priftërinj të besimeve ortodokse e të krishterë, ndërkohë që marrëdhëniet me shkollën “Xhuzepe Grass” në Gjirokastër, me universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë etj. Sheh Hysenin e gjen pranë objekteve të kulteve të tjera, në çdo festë e ceremoni fetare lokale e kombëtare dhe kjo e bën një figurë të dashur mbarë popullore. Si ish-ushtarak dhe klerik i shquar, Hysen Shehu ndjehet krenar që kammbjellë fidanë më të shëndoshë se vetja, që ka nxjerrë nga bangat e shkollës ushtarake gjeneralë ne ushtarakë dinjitozë, ushtarakë patriotë dhe atdhetarë, që u ka edukuar karakteristikën më të mire tek njerëzit që është mjaft e vyer siç është mirënjohja, që ka nxjerrë fisnikë, modestë që ka kultivuar mësimin e madh, “duajni dhe respektoni edukatorët që ju kanë mësuar, edhe në qoftë se nbëheni me të ditur dhe më të sukseshëm se ata, tregohuni modest, sepse athere jeni në rrugën e drejtë, kështu kalcifikoni të ardhmen tuaj edhe më të mirë.
Burimet e studimit
“Autobiografi Personale” të marrë nga Sheh Hysen Ali Shehu më datën 22.3.2026; të dhëna nga AQFA, të dhënannga dosja personale në Qendrën e Personel Rekrutimit në MM; të dhëna nga shokë e miq të shumtë të HysennShehut, ish-studentë, oficerë, bashkëkohës dhe që e kanë ndjekur me respect kudo ku ka qenë; të dhëna nga shkrimene publikime të Hysen Ali Shehut; Fondet dokumentare të AQSH, Fondi dokumentar nr. 482. viti 1957. Dosja 101.
Fleta 1-3; Prof. Dr. Shyqyri Hysi & Engjell Serjani, Teqeja e Hormovës, dëshmi bashkejetese ndërfetare;
Gazetan“Tema”, 24 Prill 2018; Prof. Dr. Shyqyri Hysi: Teqeja Halvetiane e Hormovës dhe i shtati klerik i saj; News Albania;
10.4.2021. Emisioni “Gjurmët” Sheh Hysen Hormova, historia e teqes së Hormovës, gazetari Lorenc Shehu, 2021;
Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH çfuqizoi Dekretligjin nr.743 datë 26.11.1949 “Mbi komunitetet fetare” dhen dekretligjin nr.1065 datë 4.5.1950 të Presidiumit të Kuvendit Popullor për statutet fetare; Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr 4337 date 13.11.1967, “Për mbylljen e besimeve”, ku Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i pare dhe i vetëm ateist në botë, në histori që ndalonte çdo shprehje të fesë; https://babadauti.wordpress.com/lista-teqeve-halveti-deri-1967/ , https://www.facebook.com/tepelena43/posts/historiku-i-teqese-hormove-tepelene-albania;
https://www.gazetatema.net/english/2018/04/24/teqeja-e-hormoves-deshmi-bashkejetese-nderfetare;
https://newsalbania.al/-prof-dr-shyqeri-hysi-teqeja-halvetiane-e-hormoves./Fletore Zyrtare, viti 1967.