Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Shabani: Kosova në renditjet dhe raportet e reja ndërkombëtare…

Presidenti amderikan Donald Trump, gjatë këtyre ditëve të fundit i bëri një ‘vizitë historike’ Kinës (Pekinit), ku iu organizua një pritje madhështore, me nderimet me të larta shtetërore dhe ushtarake që nuk mbahen mend të kenë ndodhur ndonjëherë në Pekin.
Moska dhe Brukseli, ndërkaq, si duket e panë me xhelozi vizitën e Trumpit në Kinë dhe afrimin e Uashingtonit me Pekinin.
SHBA-ja dhe Kina janë aktualisht dy fuqitë kryesore të globit.
SHBA-së dhe Presidenti Trump, gjithashtu thuhet se e kanë paralajmëruar edhe tërheqjen ose largimin e një kontigjenti të madh trupash amerikan nga Gjermani për shkak të mospajtimeve të njohura të Kancelarit gjerman Merz me Presidentin amerikan Trump, lidhur me luftën në Iran etj.
Gjermania si duket për të ruajtur “neutralitetin” dhe garantuar miqësinë, partneritetin dhe balancën e përgjithshme me Francën si fuqia e vetme nukleare ose atomike e BE-së – pas largimit të Britanisë së Madhe nga Eurozona; pa studiuar, analizuar, hulumtuar dhe llogaritur mirë shkaqet, pasojat dhe faktorët e tjerë determinantë dhe paradigmatikë; pra ky shtet i rëndësishëm u rreshtua krahas Francës, e cila shihet qartë se vazhdon të ndjekë ose aplikojë politikën, diplomacinë dhe strategjinë e dikurshme ushtarake dhe politike “force de frappe” nga etapat ose periudhat e njohura të ish Luftës së Ftohtë dhe konfrontimeve të atëhershme bipolare ose dybllokiste në mes SHBA-së (NATO-s) dhe ish BRSS-së (Traktatit të Varshavës).
Ndërkaq, lufta imperiale dhe apokaliptike e Rusisë kundër Ukrainës së bashku me luftërat e rrezikshme në gjirin persiko-arabik, gjegjësisht kundërvenia e gjeopolitikës ruse ndaj strategjisë së SHBA-së së bashku me hezitimet, porozitetin dhe fraxhilitetin e NATO-s ose Perëndimit ndaj SHBA-së dhe Presidentit Trump: Marrëdhëniet ose raportet e gjithëmbarshme perëndimore ose transatlantike, i kanë sjellur si të thuash përballë një gjende të fikti ose infrakti të përgjithshëm me pasajo të paparashikueshme dhe të pa riparueshme.
Për të mos thënë këtu përballë një bankroti dhe kolapsi total.
Në masivin ose kompozicionin e madh të marrëdhënieve të komplikuara ndërkombëtare ndodhet edhe Kosova, gjegjësisht pozita (pushteti) dhe opozita e atjeshme.
Plus Serbia, si dhe politika dhe diplomacia e njohur me gra (femra) të bukura, me mbyllje të njerit sy, prekje trupash, fela, shkelje të këmbëve nën tavolinë, lesh, flokë, cica, kurtha, intriga, dredhi, linçime, komplote, shantazhe dhe parulla të njohura koloniale, imperialiste, ataaviste, reaksionare dhe anakronike që i shpartllon ose davarisë mengjesi.
Nejse!
Çfarë mund të mësohet dhe kuptohet nga shkolla elitare e filozofisë dhe sociologjisë së Frankfurtit?
Theodor Adorno, Max Horkheimer, Herbert Marcuse, Ernst Bloch, Mark Bloch dhe filozofë ose sociologë të tjerë gjermano-austriakë, që siç dihet, ishin figurat ose shtyllat kryesore të Shkollës Elitare të Frankfurtit gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar, të mbiquajtura ose paramendura asokohe si ‘vite të dritës dhe të shpresës’.
Duke menduar këtu në “epokën e re” të dritës, edukatës, kulturës, etikës, etstetikës, disiplinës dhe emancipimit të përgjithshëm global ose universal.
Kështu që etika dhe kriticizmi i njohur i Imanuel Kantit së bashku me idealizmin, materializmin, ekzistencializmin, fenomenologjinë e shpirtit dhe gjenealogginë apo gjenialitetin e natyrës- sipas koncepteve dhe vizioneve të shquara të Hegelit, Husserlit dhe kështu me radhë: Ishin në fokusin ose agjendën kryesore të filozofëve të mesipërm të Shkollës Elitare të Frankfurtit.
Ndërkohë që Theodor W. Adorno (1903-1969), ishte njëri ndër aktorët ose protagonistët e shquar ose kryesorë të Shkollës Filozofike të Frankfurtit, themeluese i filozofisë kritike në vitet e 30-të dhe bashkautor së bashku me Max Horkheimerin i njërit prej shkrimeve më influencues të lëvizjeve sociale dhe politike në kontekstin global ose universal gjatë vitit 1968 me titullin (Dialektika e Ilumizmit) si dhe i shumë shkrimeve ose veprave tjera në fushën e filozofisë, sociologjisë etj.
Ai njihet botërisht si një ndër mendjet më të ndritura ose gjeniale të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme intelektuale dhe kulturore të Europës ose tërë globit tonë tokësor.
Se këndejmi, Theodor Adorno më tepër është i njohur dhe i shquar në fushën e filozofisë dhe sociologjisë sociale dhe asaj societale, ku kontributi i tij në teorinë kritike të shoqërisë së gjerë njerëzore ose qytetare, mbërthen një shumëllojshmëri, respektivisht gamë dhe spektër të gjërë referencash, preferencash, interferencash, ndikimesh ose influencash të ndryshme: Duke filluar që nga neomarksizmi perëndimor heterodoks dhe fenomenologjia e Husserl-it, për të arritur tek inteferencat dhe influencat kontradiktore të psikonalizës së njohur frojdiane, adleriane, jungiane etj.
Ndërkohë që Adorno ishte edhe eksplorues, florues dhe një kultivues i zellshëm dhe tepër akribik i filozofisë së artit, estetikës dhe sociologjisë shoqërore, sociale dhe asaj muzikore.
Ndërkaq, ‘Opus magnum’ i tij i fundit qe një shkrim i papërfunduar me titull “Teoria estetike“ me 1969.
Edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i intelektual dhe metaestetik i Adornos, parasëgjithash burojnë nga serializmi i njohur i edukimit të tij familjar operistik ose pianiistik, i marrë që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet që i mori në vitet 20-të nga pedagogu dhe kompozitori të shquar austriak, Alban Berg, ndjekës i shkollës së famshme vijeneze të udhëhequr nga filozofia e muzikës atonale dhe serializmi i njohur orkestral dhe simfoniko-dekafonik i Arnold Schönbergut etj.
Ndaj, sipas Adornos, kritika dhe filozofia e artit në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo gjë dhe çdo lëvizje që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose filozofike.
Kjo mbase është një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e influencave, ndikimeve, reflektimeve, interferimeve dhe referimeve të njohura të ‘filozofisë elitare frankfurtiane’ kanë një karakter të gjerë konstelacional dhe multilateral.
Në këtë frymë Adornoja gjeti formën dhe mënyrën e dukur-adekuate për t’ia bashkëngjitur kërkimit social edhe aspiratat e veta krijuese ose artistike.
Në këtë rrafsh, para se gjithash duhet të kemi parasysh aspektin ‘marksist’ të kërkimeve sociologjike ose sociofilozofike të Adornos. Nga Marksi ai mori shumë koncepte ose definicione si atë të fetishizmit, tjetërsimit, interferimit dhe riverifikimit. Ndonëse, Adornoja nuk nuk ishte një marksist i formatit ortodoks ose heterodoks: kundërshtar i çdo forme të totalitarizmi, apo të socializmit real dhe kapitalizmit shtetëror perëndimor, të cilët i bashkon karakteri i “një bote të administruar”, ku objekti individual reduktohet në një qenie “mono-dimensionale“ ose monologjike.
Për t’u shërbyer me shprehjen ose formulën e famshme të Herbert Marcuses: Adorno shihte një potencial liberal ose liberator në shumë koncepte dhe paradigma marksiste, apo klasore dhe sindikaliste.
Ishte një tentativë e qartë për t’i ilustruar dhe sqaruar marëdhëniet dhe raportet e ndryshme që qëndronin në mes artit, kulturës, shkencës, teknikës, ideologjisë dhe klasave të ndryshme sociale e politike.
Ideologjia sipas Adornos dhe filozofëve të tjerë të Shkollës Elitare të Frankfurtit, është reflektimi i një realiteti artificial i cili ka një karakter totalitar që mbështjell ose mbulon tërësinë e marrëdhënienëve njerëzore ku “tërësia është false”, artificiale dhe johistorike. Ajo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post- komuniste ose neoliberaliste si Kosova, Shqipëria, Serbia etj… ku e bukura vazhdimisht bëhet konkubinë e industrisë kulturore. Mbase, kundërshtare e çfarëdollojë teorie dhe kritike shkencore, intelektuale dhe kulturore që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
Kështu që ajo çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për artin, kulturën, letërsinën, shkencën, teknikën, politikën ose diplomacinë, shpesherë është shumë larg nga funksioni dhe ndikimi i tyre real në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen dhe jondërgjegjen e tyre.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte apo edhe të shtrembëruar në mendimin dhe opinionin e njerëzve dhe ku anasjelltas ka pasoja dhe reperkursione të shumta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Në një shoqëri moderne, ku aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere dhe fenomeni shoqëror, politik, kulturor ose artistik-përmes ndërmjetësimit gazetaresk (medial) ose propagandistik: Duhet patur parasysh faktin që eksperienca kolektive e opinionit publik, rëndom mbështet një moral, karakter ose ndërgjegje të tjetërsuar dhe deligjitimuar…
Duke u mbështetur kështu vazhdimisht tek një mendim dhe vendim i diskutueshëm dhe i delegjitimuar i një grupi ose individi të caktuar shoqëror, qytetar ose politik, të mbrojtur ose privuar nga rezilenca, terapia post-traumatike, psikoanaliza, anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.
E tërë kjo situatë vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike autoritare, identitare dhe totalitariste, ku cilësia e atributit dhe sublimimit publiko-politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese. (Në rastin konkret ne favor te pushtetit ose autoritetit të shtetit).
U mor vesh se një pjesë e madhe e politikës së sotme shqiptaro-kosovare, është pezhorativë, recidivë dhe prototip i borgjezisë revolucionare, gjegjësisht, industriale dhe kapitaliste e cila vazhdimisht i referohet, zhvatet dhe imponohet llupër dhe tutelës ligjore, sociale, materiale dhe ekonimike të aritokracisë, oligarkisë dhe borgjezisë së lartë industriale ose kapitaliste.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, arti, kulutura, letërsia, filozofia, sociologjia, psikologjia, etika, estetika dhe disiplinat tjera shkencore ose metodologjike: Bëjnë të mundur që të shpërthejnë skemat e komunikimëve ose ekskomunikimëve realiste dhe surealiste në mes njeriut, shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.
Në këtë prizëm edhe natyra dhe karakteri i ndërlikuar ose kompleksiv i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë, transformohen në bashkësi globale ose universale, duke u përkthyer në kategori të ndryshme sociale, elektorale, akustike, kakofonike, mekanike etj…
Ndaj, vetëm përmes shtresave ose kategorive të larta shkencore, intelektuale dhe kulturore, vijjnë në shprehje teoritë e njohura etike dhe metaestetike në kuptimin e një modeli paradigmatik të dialektikës së njohur jetësore ose qytetare. Duke e bërë dallimin, si dhe puqjen ose bashkimin e të veçantës me të përbashktën, gjegjësisht, globalen ose universalen.
Në këtë sfond aftësia e komunikimit (dialogut) verbal dhe joverbal, respektivisht konsensusit dhe kompromisit të njohur shtetëror, nacional, partiak ose politik. konsistojnë në veçantinë e të qenit udhëheqës ose lider i lartë shtetror, nacional dhe politik i cili ia del ose arrin t’i bashkojë ndjenjat, emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, nevojat dhe kërkesat e ndryshme individuale dhe kolektive. Duke e bërë çlirimin e subjektit nga objekti, apo të objektivitetit nga subjektiviteti dhe kështu me radhë…
Duke i lidhur ose tejkaluar detrat ose oqeanet e ndryshme në kohë dhe hapësirë përmes urave të ndryshme. Mbase, për të gjetur ose zbuluar kështu lidhjet bashkuese, empirike dhe dialektike midis poleve, blloqeve, kampeve ose elementëve rivale dhe antagoniste me njera-tjetrën që përbëjnë tërësinë e plotë të popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.
Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e liderit ose politikanit intelektual dhe intelegjent dhe anasjelltas.
Konstrukti dhe kompozicioni i njohur shtetror, nacional, politik dhe diplomatik, në instancë të fundit janë fryt dhe rezultat i arsyes dhe ndërgjegjës së lartë njerëzore ose qytetare, ndërsa vetë arsyeja njerëzore-qytetare është konstruksion i njohur antropokulturor ose antropohistorik i historisë së përgjithshme të shtetit dhe shoqërisë njerëzore- politike.
Në të kundërtën, sipas shkencave politike, çdo llojë konceptimi ose përceptimi i artit apo kulturës politike që harron origjinën e vet përmes formave ose metodave të korruptuara të pabarazisë ligjore, klasore, sociale dhe politike, është i denuar (ndëshkuar) për të deshtuar që në embrion.
Në një shoqëri teknologjikisht dhe ekonomikisht të avancuar industriale dhe kapitaliste, ku puna intelektuale dhe ajo manuale ose mekanike i bashkëngjitën dominimit të kapitalit dhe teknikës-mbi primatin ose autoritetin e njohur global ose universal të arsmit, shkencës dhe teknikës- përmes proceseve të ndryshme neutralizuese, apo stimuluese – si puna e transformimit të levizjeve të ndryshme punëtore ose sindikaliste në një diçka të pavarur dhe të jashtme nga çdo lloj obligimi, marrëdhënie ose raporti të mundshëm me pushtetin ose praxisin tjetër, e bën të pamundur integrimin dhe interferimin e edukatës, kulturës, emancipimit, nderit, moralit, karakterit dhe disiplinës së njohur shkencore ose akademike në të gjitha poret e shtetit dhe shoqërisë.
Ndaj, roli, statusi dhe pozicioni i njerëzve të artit, kulturës, arsimit, shkencës dhe teknikës kuptohen vetëm përmjes rubikonit ose grafikonit të‘plleshmerisë’ ose aktivitetit të tyre krijues ose inovator.
Formulimi i një ideje dhe teorie dialektike të kulturës dhe jetës materiale dhe asaj idealiste përmes mohimit ose injorimit të dallimëve ekzistuese, të duket absurd ose abstrakt.
Në këtë rast, në mes motiveve të njohura të kritikës së kulturës së njohur intelektuale dhe politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës. E sidomos aty ku ajo paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që i mbulon, glorifikon, valorizon dhe harmonizon rrethanat ose kontraditat e njohura materiale, sociale, ekonomike ose politike me anë të ngritjes ose afirmimit të çdo gjëje që është pushtetore, politike, njerëzore ose ekzistencialiste, duke i mbajtur në jetë strukturat ose superstrukturat e deklasura dhe deligjitimuara politike, intelektuale, ekonomike etj.
Ndryshe nga kjo, çdo retorikë ose fjalim i ashpër kundër mashtrimit ose gënjeshtrës edhe ne pushtetin e Kosove, edhe te Shqiperise, ka një tendencë të hetueshme për t´u transformuar nga ana e saj në kauzalitet ose ideologji të lartë shtetrore, nacionale dhe politike.
Ndaj, nëse e quajmë realitet material botën e vlerës së shkëmbimit të mallrave e kapitalit, dhe kulturë ideale ose idealiste çdo gjë që refuzon të pranojë dominimin e saj: Ky refuzim është padyshim aparent e transparent për aq kohë sa ai realitet dominon ose mbizotëron.
Ndërkaq, përderisa shkëmbimi i lirë dhe i barabartë i mallrave, vlerave dhe kapitalit, është në vetvete vetëm një gënjeshtër e stisur ose rimuar: Ajo që e mohon atë në ndërkohë flet dhe deshmon edhe për të vërtetën e saj.
Kështu që përballë gënjeshtrës së njohur të botës së mallrave dhe kapitalit, bëhet korrektuese ajo “gënjeshtra tjetër” që e denoncon atë të fundit.
Për më tepër ndërkaq, detyra ose obligimi kryesor i një intelektuali të lartë kulturor dhe politik, apo e një kritiku të autorizuar, kompetent, intelegjent dhe dialektik të artit, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, zemrës nga shpirti, të artit nga administrimi, të kulturës nga qytetërimi etj. Dhe, aq me pak t´i mohojë ose prolongojë ato sikur të mos ekzistonin fare. Jo.
Por, detyra e tij konsiston në detektimin (deshifrimin), shquarjen dhe artikulimin e forcës dhe energjisë së njohur kritike, respektivisht, shkencore, intelektuale ose akademike në kuader të konceptëve ose definicionëve të ndryshme elitare, egalitare, determinante, paradigmatike dhe të tjera të pranishme kudo në botë.
Shih për këtë, Theodor Adorno në bashkëpunim me kolegun e tij superlativ, Max Horkheimer e shkruan ”Dialektikën e Iluminizmit” me një tentativë të qartë për të gjetur ose zbuluar shkaqet racionale të një katastrofe humanitare si tmerri social, autoritar, totalitar etj.
Aty ata i gjetën ose zbuluan aty disa nga shkaqet ose motivet kryesore të arsyes instrumentale dhe asaj subjektive.
Ata përveç tjerash panë ose zbuluan se Iluminizmi, i cili do duhej të përshtaste ose adaptonte njeriun me dialektiken dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive): domethënë do duhej të ishte një proces çmitizues, i cili prodhoi të kundërtën e tij. Një mitizim të ri, më të qëndrueshëm (rezistent) dhe më të rrezikshëm se sa ai tjetri. Atë të arsyes instrumentale.
Këtu zaten qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo llojë racionalizmi.
Në pasuesin që flet për “Industrinë kulturore“,- koncepte që Adorno dhe Horkheimer i favorizonin më tepër në krahasim me atë të “industrisë propagandistike“,- ku përthithja e kulturës, reduktimi dhe monodimensionaliteti i saj, shihen si rrjedhojë e një administrimi negativ nga ana e totalitetit ose diktaturës së njohur politike, sociale ose ekonomike.
Përkatësisht, si “ripushtim” ose një “blasfemi e re” industriale ose teknologjike në funksion të logjikës së fitimit, në mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave të shoqërisë së lartë industriale, teknologjike ose kapitaliste, (lexo: neokapitalizmiun ose subkapitalizmin shqiptaro-kosovar etj.).
Zbulimi ose zëvendësimi (determinimi) aparent dhe permanent i një metode shkencore ose humaniste që e ruan dhe siguron (garanton) në esencën (substancën) dhe tërësinë e tij – sistemin e marrëdhënieve ose raporteve të njohura klasore, sociale ose politike së bashku me paqen sociale, drejtësinë, barazinë dhe harmoninë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare, është në të vërtetë një riprodhim ose reprodukim i po atyre marrëdhënieve themelore që ruajnë sistemin në tërësinë e tij.
Do shtuar në fund se Adorno, Horkheimeri, Marcuse, Blochu, Foucaulti, Deleuze, Derrida etj., janë shembujt konkretë të orvatjeve ose tentativave serioze për të kthyer vlerën dhe tërësinë e mendimit kritik në instancë morale, si dhe në një institucion të fuqishëm mendor, ideor dhe humanist gjë që do e kishte bërë të mundur përthithjen e tyre si vlerë shkëmbimi ndëmjet depolitizmit dhe dekomercializimit të vet kritikës së njohur shkencore, kulturore ose humaniste.
Bota nuk ka nevojë për të “vërteta absolute” apo për “profetë” të rendeve ose sistemeve të pandryshuara natyrore ose ordinare.
Dhe, aq më pak për koncepte, ideologji, si dhe për bindje të palëvizshme dhe të pandryshueshme ose statike.
Bota ka nevojë për arsye, moral, pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative.