Fran GJOKA: Prindër dhe mësues, sakrifikoni veten në edukimin e fëmijëve të sotëm…
Përmirësimet në sistemin e punës së shkollës shfaqet dukshëm edhe në marrëdhëniet që krijohen në veorimtarië e përditshme, vecanërisht në ato mësues -nxënës, nxënës-prinder, nxënës-nxënës, etj. Zgjidhja e konflikteve që lindin e krijohen në shkollë ose edhe që barten jasht saj, realisht vijnë drejt zgjidhjeve dhe marrëveshjeve më civilizuese dhe qytetëruese. MAS ka marrë masa efektive, ka vlerësuar vazhdimisht situatat, madje duke punuar shumë që ato të mos ndodhin dhe të parandalohen. E, megjithatë, ende në shkolla ka shfaqje dhune, gjaknxehtësi dhe mungesë kompromisi në zgjidhjen e konflikteve e mosmarrëveshjeve, në intolerancën dhe komunikimin. Në anketat e hapura dhe ato të mbyllura, të bëra në disa shkolla del se,numrin më të madh të nxënësve të dhunuar e përbëjnë ata që viktimizohen psikologjikisht, pra ajo që shfaqet dukshëm në shkollë dhe gjatë në mësim mbetet dhuna psikologjike. Ushtruesit janë mësuesit ndaj nxënësit. Ndërsa jashtë shkollës, në kohën e lirë ose në veprimtari vetëorganizuese të nxënësve, ata që ushtrojnë dhunë psikologjike (jo vetëm psikologjike) janë nxënësit kundër nxënësve.
Përvoja tregon se në mjaft raste mësuesit ndjehen të shqetësuar në shpjegimin e mësimit, ku disa prej nxënësve tipike, pavarsisht paralajmërimeve që u bëhen nga mësuesi dhe drejtoria e shkollës, vazhdojnë të prishin qetësinë ose të krijojnë situata të padëshirueshme gjatë zhvillimit të orës së mësimit. Ndodh që mësuesi humbet durimin dhe në një çast nervozizmi reagon duke u sjellë dhunshëm ndaj fëmijëve dhe të rinjve.
Rreth 4.8% e nxënësve të anketuar pranojnë se fyhen dhe ndjehen keq nga fjala që iu drejtojnë atyre mësuesit ose shokët e shoqet e tyre, që e kanë burimin tek origjina si: katundarë, maloke, etj. Rrethj 3% e fëmijëve nëpërkëmben emocionalisht nga shokët e mësuesit me fjalë të tilla, që lidhen me moshën psikologjijke të tyre si: gojëkyçur, i/e trashë, etj., dhe 2 % e nxënësve dhunohen emocionalisht me fjalët e shprehjet që lidhen me të metat fizike dhe një fatkeqësi e lindur ose e fituar që askush nuk do ta dëshironte.
Më shumë evidente është dhuna psikologjike, disi e fshehtë ,që ushtrohet nga shkolla ndaj nxënësve të ardhur nga zona rurale dhe që janë ngulur përgjithmonë për të banuar në zonat ku vepron institucioni. Te kjo kategori fëmijësh shfaqet me frekuencë më të lartë në këto dy raste: me formën e përjashtimit dhe vetëpërjashtimin nga jeta e shkollës e këtyre nxënësve. Një veprim i tillë, fatkeqësisht nxitet edhe nga mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa drejtoritë e shkollave që duhet të mbrojnë liritë dhe të drejtat e shkollave dhe strukturat drejtuese të nxënësve, që duhet të mbrojnë të drejtat dhe t dhe liritë e shokëve dhe shoqëeve heshtin. Në situata të tilla përjashtuese dhe vetëpërjashtuese ,kjo kategori nxënësish nuk vetëvlerësohet, nuk shihet e sigurt. Rrjedhimisht stresohet dhe nuk fiton aftësinë e integrimit në mjedisin e ri, çka do të thotë se, dhuna emocionale do të vazhdohet të thellohet mbi ta.
Për problemet e formimit dhe të bashkëjetesës qytetare i takon shkollës që të krijojë mjedise e frymë bashkëpunimi e bashkëveprimi me të gjitha grupet sociale, që formojnë kolektivin në të kundërten rezultatet e pritshme nuk arrihen, objektivat nuk përmbushen dhe reformimi i shkollës kompropmentohet.
Nga të dhënat del që mësuesit që ushtrojnë më shumë dhunë janë ata me përvojë të pakët në punë, që nuk i zotërojnë emocionet, që nuk i njohin zhdërvjelltësinë e formave të komunikimit dhe psikologjinë e grupit, sidomos raportin mes moshës kronologjike me atë psikologjike dhe që në një farë mënyre nuk janë formuar ende si edukatorë. Për këtë kanë përgjegjësi edhe fakultetet përkatëse, që përgatisin punonjës pedagogjike, të cilët nuk e vlerësojnë formimin e mësuesve të ardhshëm si edukatorë. Strukturat përkatëse të emërtimit të tyre nuk mendojnë shumë për përgatitjen e tyre kur i emërojnë në shkolla pa përvojën e duhur. Mësuesit e kësaj kategorie është e nevojshme të jenë nën kujdesin e përhesrshëm për ndihmë e trajnim të kualifikuar për disa vite nga drejtuesit mësuesit dhe metodistët më të mirë.
Në grupin e mësuesve që i dhunojmë më shumë nxënësit fizikisht dhe psikologjikisht janë edhe ata që kanë disa vite pune në arsim, por që kulturalisht dhe profesionalisht janë ende larg ritmit të zhvillimit të arsimit, teknikës, shkencës dhe zhvillimit të shoqërisë në tërësi.
Boshllëqet në formimin e tyre shkencor e metodik, psiko-pedagogjik e social të tillë mësues përpiqen t’i mbulojnë me sharje e britma, duke iu hedhur fajin padrejtësisht nxënësve pas cdo kontrolli që u bëhet. Ata domosdo duhen trajnuar, pasi breza nxënësish do të dalin pa bagazhin e nevojshëm të njohurive për përballimin e kërkesave të tregut.
Është edhe një kategori tjetër mësuesish që ushtrojnë dhunë për hir të një tradite të mbartur nga shkolla e vjetër dhe që shprehet hapur nga ata që mendojnë se dhunë ka edhe në parajsë, se sipas filozofisë popullore “druri ka dalë nga xheneti”. Mësues të tillë nuk njohin modele alternative të sjelljes për disiplinimin e fëmijëve; një pjesë e tyre janë shumë të ngarkuar fizikisht e psikologjikisht, kanë kaluar me ngarkesë dhe plot halle një jetë të tërë në arsim, teksa kanë punuar me devotshmëri dhe kurrë s’janë shpërblyer nga shteti, shoqëria komuniteti dhe institucionet e tjera të edukimit. Të gjitha këto kanë rritur tek ata nivelin e stresit dhe i kanë çuar në shkarkimin padrejtësisht të tyre tek nxënësit.
Në kohët e sotme, nxënësit janë më të predispozuar për të denocuar dhunën që ushtrojnë moshatarët e tyre dhe të rriturit ndaj tyre dhe pothuajse mungon dëshira për denoncimin ndaj mësuesve dhunë-ushtruesa.
Siç po duket, kjo lidhet me frikën ndaj hakmarrjes dhe flet për atë që shoqëria e shkolla nuk janë ende demokratizuar e emancipuar dhe se tërë vëmendja e atyre që merren me arsimin dhe edukimin duhet përqendruar në gjetjen e mekanizmave të reja që prodhojnë për shoqërinë e edukimin më shumë tolerancë e qytetari, emancipim e kompromis e që përjashtojnë hakmarrjen e frikën, dyfytyrësinë dhe cinizmin.
Ndërkaq, prindërit kërkohet të njohin më mirë fëmijët e tyre. Ky është përfundimi i pyetesorit, i cili ka brenda diçka të vërtetë. Një pjesë e prindërve nuk i njohin tipet, të tjerët nuk ja kanë idenë e krizave që përjetojnë fëmijët e tyre në kufijte e një moshe. Ka dhe prej atyre që s’duan t’ja dinë për interesat që fëmijët e tyre kanë për jetën, shkollën, shoqërinë dhe kulturën në tërësi. Jo pak prindër i konsiderojnë të mbaruara detyrimet ndaj fëmijëve me plotësimin e kushteve për veshmbathje, ushqim e shkollim, kur ata kanë nevojë edhe për mësim dhe argëtim plotësues.
Disa prej nënave dhe baballarëve nuk e dinë se kjo moshë është në kërkim të identitetit dhe ideales, çka nuk është e lehtë të arrihet. Një moshë e tillë e ka vecorinë psikologjike për të shijuar në këtë botë vetëm lumturi e gëzim, për të siguruar vetëm suksese dhe për të bërë qejf. Mirëpo jeta nuk mund të mendohet vetëm ‘fushë me lule’, pa kthesa e të papritura. E konceptuar ndryshe, ajo s’të jep kënaqësi, nuk të kalit vullnetin, këtë veti të domosdoshme dhe të pazëvëndësueshme për jetën e njeriut. Kishte të drejtë dramaturgu i njohur B.Shou kur i këshillonte të rinjtë se: “nëse rruga nga kalon nuk përbëhet nga kthesa e vështirësi, dijeni se ajo nuk ju shpie gjëkundi”.
Rrjedhimisht përceptimi i tyre për jetën e shoqërinë, dëshirë dhe të ardhme, shpeshherë është iluziv dhe mund t’i nxisë ata në kryerjen e veprimeve të nxituara e, pse jo edhe në shkarje drejt aventurës. Ka të rinj që e kanë të zhvilluar rebelizmin, prandaj mësuesit, prindërit duhet t’ua shpjegojnë këtyre nevojën për një jetë intensive sociale, për pjesëmarrje në vendimarrje, për bashkëpunim e ndërveprim me të rriturit, për vlerësim të mundësive e kapaciteteve të tyre në kryerjen e detyrave të ngarkuara. Sociologu i njohur Gëzim Tushi rekomandon që fëmijët t’i mësojnë, që te realizojnë herë pas here administrimin e kohës, që është e domosdoshme që brenda ditës nxënësi të dijë se çdo bëjë dhe çka bërë.
Mosvlerësimi i mendimeve dhe ideve të të rinjve, siç ndodh ende në disa familje, i hedh ata në pasivitet, duke bërë një jetë të varfër emocionale e shpirtërore, i fut ata në “burgun” e vetmisë, ata përfshihen kështu në një jetë boshe, pa alternativa dhe motivime që do të nxitnin ëndrra, dëshira, pasione dhe do t’i jepnin kuptim veprimeve dhe jetës së tyre. Shkurt, ka ardhur koha të përgatisim një rini të shkolluar dhe të edukuar me të gjitha elementët specifike, që ndikojnë në formimin dhe integritetin e çdo individi. Kultivimi i tolerancës dhe i motivimit me këta të rinj, si vlerë i takon shkollës dhe përbën domosdoshmëri, pasi është shkolla në radhë të parë ajo që krijon klimë të butë dhe të përshtatshme për punë në mjediset e saj, që pasqyron botën emocionale dhe krijon kushte për bashkëpunim duke edukuar kështu tek nxënësit, dije, qytetari dhe civilizim.