Poezia e Vaid Hyzotit vjen në italisht nga Mimoza Pulaj
ZEMRA
Më thua: të kam zemër!
Dhe unë e besoj me gjithëmend!
E di që bashkë i ndrruam,
por pse në kafaz të gjoksit
mua gjithnjë më dhemb?
I ndrruam që të vuajmë?
IL CUORE
Mi dici: sei il mio cuore!
E ci credo seriamente!
So che li abbiamo scambiati,
ma perché mi fa sempre male
la tana del cuore ardente?
Scambiati per soffrire?
PASHË NJË FËMIJË…
Në cep të varrezave pashë një fëmijë,
me lotët rubinë në dritën e hënës,
rrëmihte një varr me gishtat e njomë
dhe merrte fuqi
nga malli i nënës.
O, nënë, jam këtu!-dhe mbytej në gulçe
dhe dheun shkriftëronte varrin të hapte,
u tut për një cast, ndërsa iu afrova,
O, nënë!
Dhe vazhdoi të qante.
E mora në krah, e përkëdhela,
i thashë se nëna kishte shkuar në qiell,
dhe dockat ia lava tek cezma,
se çezme, të paktën, ka çdo varrezë.
I thashë se nëna tashmë i ngjan yllit,
se nëna vetë atë do ta gjejë.
O zot, e gënjeva, por s’e bindja ndryshe,
ta çoja në shtëpi,
t’i fshija lotët syve!
Shumë net të tjera e shihja në oborr:
kërkonte nënën
ta gjente mes yjeve.
Dhe vraponte, pa ditur ku shkelte,
kur një yll këputej nga lart…
Dhe zëri i njomë e therte qiellin.
O nënë, nënë,
s’më sheh ku jam?
…oh, nëna ime, thirra dhe unë i tronditur,
ende pa u çliruar nga pesha e ëndrrës.
Se jam kaq larg për vite e vite
jam fëmija i përmallur
për varrin e nënës!
VIDI UN BAMBINO
Un bambino, in lacrime rubino al chiaro di luna
con le sue tenere dita
scavava una tomba nell’angolo del cimiero
prendendo forza dalla nostalgia
di sua mamma devota.
Oh, mammina, sono qui! e con il cuore in gola
raschiava la terra per aprire la tomba, soffocato dal affanno…
Mentre mi avvicinai, per un istante si spaventò,
Oh, mamma!
E continuò il suo doloroso pianto…
Lo presi tra le braccia, lo accarezzai,
dicendo che la sua amata mamma in cielo era andata ,
nel rubinetto le manine gli lavai,
ogni cimitero ha almeno una fontana.
Gli dissi che la mamma assomiglia già ad una stella.
E da sola lei lo troverà.
O Dio, gli ho mentito, perché, per portarlo a casa,
asciugargli le lacrime,
non riuscivo a convincerlo!
Molte altre notti l’ho visto in cortile:
per trovare sua madre
la cercava nel cielo stellato.
E correva senza sapere dove stava andando ,
quando una stella si staccava da lontano…
La piccola voce trafiggeva il cielo.
O mamma, o mammina, ti voglio abbracciare,
non vedi dove sono?
…o madre mia, chiamai anch’io, sconvolto,
ancora non sollevato dal peso del sogno.
Così, lontano, cerco la stella che brilla di notte,
da anni e anni quel bambino sognante
della tomba di madre, sono.
VDEKJA MAT DASHURINË
Një vajzë më kërkoi nga unë që të vdiste,
ndërsa me të lutura,
u nis të ikte…
“Nuk dua…nuk mundem më …”
Dhe ecte lehtë sëprapthi
e prapë vështrimin e mbante nga unë!
Ajo ecte mbrapsh,
unë u rrëzova!
Cuditërisht kuptova
se e kisha dashur shumë!
LA MORTE MISURA L’AMORE
La ragazza chiese di morire per me,
mentre stava per andare…
supplicando…
Non posso più…voglio morire d’amore…
Indietreggiando con passo leggero,
ancora lanciava lo sguardo su di me , dolcissimo!
Lei camminava indietro,
io caddi!
Stranamente capii
che l’avevo amata moltissimo!
AKOMA JE…
Ç ‘m’u desh të zhytesha në kujtime:
harruar në cep shpirti, të shoh që ende je!
Më kanë humbur ca mollëza
përkëdhelëse nga gishtat,
mund të shohësh:
i kam lënë atje?
ANCORA SEI…
Ahimé, perché dovetti immergermi nei ricordi:
dimenticata nell’angolo d’anima, ti vedo che sì ci sei ancora!
Ho perso, dalle dita,
alcuni polpastrelli carezzevoli,
puoi vedere:
li ho lasciati lì?
KISHA NJË VAJZË…
Kam patur një vajzë që pinte cigare
dhe çdo ditë më ftonte ta pinim bashkë…
S’ishte nikotinë çfarë mbanim brënda,
se tymin e mërzisë e nxirrnim jashtë…
Kam patur një vajzë, cigare qe për mua
më digjej buzëve. Kthehej në zjarr…
Kam patur një vajzë… mbase cigaren ka lënë,
tani ndjej nikotinën e cigareve të saj!
AVEVO UNA RAGAZZA…
Ho avuto una ragazza, ogni giorno si svegliava
con la voglia di fumare insieme…
Nicotina non era ciò che tenevamo dentro,
lasciavamo sfuggire il fumo della noia…
Ho avuto una ragazza, sigaretta fu per me.
Mi bruciava le labbra la sua bocca rossa…
Ho avuto una ragazza… forse ha smesso di fumare,
ora sento addosso l’odore della sua nicotina fumosa!