Albspirit

Media/News/Publishing

Miho Gjini: KOMEDIA E DIVORCEVE

Në natën e tretë të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë, që sapo hyri në edicionin e tetë, në Korçën e serenatave, të kulturës, të lulëzimit të blirëve e të qytetërimit Shqiptar, na i shtoi buzëqeshjen komedia e Teatrit “Petro Marko” të Vlorës “JETË PRIVATE”. Publiku i Korçës, ende pa u mbyllur mirë etja e Festës së Birrës, është i etur edhe për komedinë, sipas asaj tradite qytetase, asnjëherë të shuar, edhe pse na merroi Pandemia e gjatë dhe ngjitja e maskave në fytyrat tona!
Regjisoria e re Eliona Thomaraj solli në skenë një komedi lirike, që e merë subjektin nga ato divorce të shpeshta e të shumta në numër, kur “dashuria, pëson krisje” e çiftet e reja e “lënë vrapin” e tyre nëpër skenat e gjyqeve, për t’i hapur dyert një “jete të dytë” që shpesh është edhe ca më e keqe nga e para, si e rrënies së vetëtimave! Trajtuar bukur skenikisht, në nje dekoracion konvecional e me shije prej piktorit e kostumografit Drini Shehu, si edhe në një formulim muzikor e me kompozime vetiake plot frymëzime lirike prej Artur Dhamos. Në një spektakël plot gjallëri e mizanskena që rrjedhin vetiu, me një frymë, “tak-fak”, përmes pasioneve të çastit e “ndezjeve të gjakut”. Marrë nga arkiva e pasur komediografike e repertorit të anglezit të viteve tridhjetë të shekullit të kalur, që ishte njëherësh: dramaturg, aktor,regjisor, kompozitor e këngëtar i njohur,- autor i një serë serialeve gazmore, mbushur me shaka “të kripura” nga jeta private, të cilat e kanë brënda tyre edhe dramën, po edhe “barutin” e tragjedive të ardhëshme, kur e keqia e “mosnjohjes” trashet e afrojnë fërtunat e një jete të nxituar e të sajuar që me “shikimin e parë”!
Brënda një kohe skenike impulsive të të dya çiteve, shpalosen përpjekjet e nisjes së jetës familiare nga e para e një “jete të dytë”, me gjoja ” muajin e mjaltit” përsëri , këtë herë në Venecia, pranë “Urës së Psherëtimave”, ku do të “përplasen” çiftet në të njëjtin vënd, për ta rinisur gjithçka nga e para, përmes rikujtimeve të çasteve më të ëmbëla të dashurisë së shkuar, kur e keqja nisë e harrohet e që përsëri “ngrë krrye” ndijesia e fillimit!…Regjisoria i kalon qetësisht këto thyerrje e situata të çifteve, herë me zënka të lehta e herë me zënka të trasha, po kaq absurde, ku ato rrëfehen të natyrshme, pa e lënë “flakën të djegë gjithëçka” e duke kërkuar ato skaje të qeta, ku struket dashuria, jeta intime, ajo pjesë e “qypit me mjaltë”, pa e kaluar mesin e “thartësirës”…Gradualisht , si regjisoria , po edhe aktorët e zgjedhur me merak, brënda karaktreve të personazheve, bëjnë edhe largimin e kotësive, vogëlsive, zënkave, zhelozive e zhgënjimeve që u ka sjellur jeta e përbashkët, duke rihapur një perde të re jete, ku dashuria do të rivije edhe më e bukur. Ka një finesë në konceptin tërësor të spektaklit, të mardhënieve e të kalimeve, si edhe njëfare “magnetizmi” midis skenës dhe sallës, duke e “elektrizuar” publikun , aq sa e bëri edhe atë si pjesëmarës aktiv të ngjarjes zbavëtëse të anglezit Cowward,përkthyer me marakun e aktores Klodiana Keco, shoqe e së njëjtës klasë aktrimi me Eliona Thomarin e me virtuozen Loredana Gjeçi…
Katërshja e aktorëve Artan Islami, Loredana Gjeçi, Matilda Avduli dhe Margent Çaushi, janë në harmoni, brënda atmosferës së kësaj Komedie Gazmore, qe reket të shpalos dramën e divorceve dhe përfundon në këtë komedi zbavitëse, goditur me “shigjetën e Amurit”, kur dashuria është diku më e thellë, e pa shuar akoma , si ata thëngjijtë e ndezur që i mbulon hiri, në dimrat e gjatë e përsëri do të gjënden të aftë të ndezin “flakët e jetës” e të dashurisë. Interpretimi i aktores Loredana Gjeçi në atë të Amandës,-një aktrim brilant i roleve të vodevileve e myzik-holleve, solli shumë jetë e atmosferë eroike në skenë, një vagëllim ndijesie të dashurisë që është në krizë, por që shpaloset e vrullshme, me vonesë, hareshëm. Ajo e zotëron hapësirën e skenës dhe skena është për të si shtepia e saj, ku nuk e shehë askush dhe të gjithë spektatorët jenë me të në skenë, po aq të lehtë sa edhe ajo,- flutur në ajrin e jonizar. Dhe, aq sa di t’i afrohet partnerit, po aq lehtësisht di edhe t’i largohet, si avujt e tokës që fërgëllejnë, ndizen e marrin përpjetë qiellit. Ajo e ka të saja plastikën e balerinës, po aq sa edhe të aktores që është vetvetja në shprehjen e ndijesisë së poezisë erotike.Partneri i saj Artan Islami eshtë edhe ay i dyzuar gjithashtu, që edhe di edhe s’di të dashurojë, me botën e brendëshme të trazuar,- sakatuar nga çikërimat e jetës, por qe është po kaq i përvëluar nga erosi i parë, sa edhe ajo! Këto dilema djaloshare,-vrulle erotike,- sa shkrepen po edhe shuhen, aqsa krijohen skenëza dashurie nga më të bukurat, që kemi parë nëpër skenat tona, idile të natyrshme të erotikës,-ku jo pak herë ka penetruar edhe banaliteti, vulgariteti, shakaja e trashë, gjesti ordiner e natyralist, po mandeja hidhet edhe një fjalorë i ndyrë, qe të revolton. Ne pamë këtë natë,- të kundërtën, frymëzimin e erotikës reale të njeriut, po aq edhe të çliruar prej tabuve të mëparshme, kur në skenën shqiptare qe e ndaluar puthja, si edhe në Kinostudjon tonë, kur “ustallarët” mbetën me gërshërë në dorë, duke u prerë puthjet e skenat erotike filmve te huaj! Çifti i dytë, paksa më i përmbajtur e disi më i veçantë, gjithsesi brënda linjës, në maninë e divorceve e të rifillimit të një “jete të dytë”, me pandehmën e gjetjes së një “qetësie bashkëshortore ideale!”, po edhe të eliksirit të dashurisë, është këtu i “mbarsur”, me njëfare naiviteti, ku te partneria Sibeli,- e interpretuar me detaje shprehëse si karakter, prej Matilda Avdulit, e ka të saja edhe atë që thotë aq shpesh:skepticizmin e superticizmin si pjesë organike të qënies. Sa dhe Viktori halldup -si interpretim organik e si karakter prej Margent Çaushit, i cili është gati edhe ta vër poshtë me dhunë, si ish bashkëshorten , ashtu edhe rivalin e tij. Krijohet këtu një paralele interpretuesish e ndryshme dhe e këndshme njëherësh, me një lirshmëri skenike të rrallë, me ritmikën egzakte të mbajtjes pezull të frymëmarrjes së publikut aq të kulturuar të Korçës..Karaktere që do të bien, më në fund, në “ujdin e jetës së parë”, kur “pandemia e jetës së dytë”, s’është gjë tjetër , veçse një zhgënjim edhe më i madh akoma! Një mesazh erotik i dhënë fort bukur për të dashuruarit rrishtazi, që i gllabëron tërësisht e përfundimisht ,-të gjorët,- edhe vështrimi i tyre i parë, që si regjia, po ashtu edhe aktorët e japin me sensin e masës, po edhe me natyrësinë e thjeshtësinë e duhur, ku e vërteta skenike përputhet me të vërtetat jetësore të “erotevmenëve” tanë!
“JETËT PRIVATE” të artistëve të Vlorës, i fitoi të qeshurat e publikut, artistikish e estetikisht, me një paraqitje bindëse të “jetës private” të vetë atyre çifteve që divorcohen-rrallë e tek e dëndur-, duke u dhënë kështu, një mësim,- sa të natyrshëm, aq edhe gazmor, të rinjëve kokëbosh, në këto netë në vazhdim të “KOKO FESTES”…..
Korçë, më 1 të shtatorit, 2021.
Please follow and like us: