Cafo Boga: Shembjet e ndërtimeve pa leje në Shqipëri
Albanian & English
Një aksion i nevojshëm, por i vonuar dhe i pabarabartë
Nga Cafo Boga – 12 Dhetor 2025
Prej disa muajsh, Shqipëria është përfshirë në një debat të gjerë publik dhe institucional mbi shembjen e ndërtimeve pa leje. Ky proces, megjithëse i domosdoshëm për vendosjen e rregullit dhe respektimin e ligjit, po zhvillohet në një mënyrë që ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.
Në parim, askush nuk mund të kundërshtojë faktin se ndërtimet pa leje nuk mund të lejohen pafundësisht. Një shtet ligjor nuk mund të funksionojë mbi tolerimin e shkeljeve. Por problemi kryesor qëndron te fakti se ky aksion po ndërmerret shumë vonë dhe në rrethana që krijojnë ndjesinë e padrejtësisë dhe standardeve të dyfishta.
Për vite me radhë, me qindra e mijëra ndërtesa, shtesa dhe improvizime janë ndërtuar pa leje, shpesh në sy të institucioneve vendore dhe qendrore. Bashkitë, inspektoratet dhe ministritë përgjegjëse ose nuk reaguan, ose reaguan në mënyrë selektive. Qytetarët u lanë të besonin se ajo që po bënin ishte e toleruar, në mos e heshtur zyrtarisht.
Shumë prej këtyre ndërtimeve nuk ishin akte luksi, por përpjekje për mbijetesë. Familje të tëra investuan kursimet e jetës për të ndërtuar një dhomë shtesë, një dyqan të vogël apo një njësi shërbimi që u siguronte bukën e përditshme. Sot, këto investime po shemben pa asnjë analizë sociale dhe pa asnjë ofertë konkrete për zgjidhje alternative.
Shembja e një ndërtese që ka ekzistuar për vite nuk është thjesht një akt administrativ. Ajo përfaqëson shkatërrimin e një pasurie, të një burimi të ardhurash dhe, në shumë raste, të një shprese për stabilitet ekonomik. Kur ky veprim shoqërohet me mungesë kompensimi, ndihme apo strehimi alternativ, ai shndërrohet në një akt me pasoja të rënda sociale.
Ndërkohë, nuk mund të mos vihet re se disa ndërtime të mëdha, projekte shumëkatëshe dhe investime të fuqishme ekonomike, sidomos në qendrat urbane dhe turistike, vazhdojnë të miratohen dhe të realizohen. Këto ndërtesa kanë uzurpuar hapësira publike, kanë rënduar trafikun, kanë ndotur ajrin dhe kanë deformuar pamjen urbane, veçanërisht në qendër të Tiranës. Kjo krijon perceptimin se ligji zbatohet ndryshe për qytetarët e zakonshëm dhe ndryshe për oligarkët.
Kjo situatë ushqen mosbesimin ndaj shtetit dhe institucioneve. Kur qytetarët shohin se disa objekte pa leje shemben, ndërsa të tjerat jo, lind pyetja e drejtë: pse disa preken dhe disa jo? A është kjo drejtësi apo selektivitet politik dhe ekonomik?
Pasojat e këtij procesi lidhen drejtpërdrejt edhe me emigracionin masiv. Shqipëria tashmë ka humbur më shumë se gjysmën e popullsisë së saj aktive për shkak të largimit jashtë vendit. Kur njerëzve u hiqet prona, puna dhe siguria ekonomike, pa asnjë alternativë, mesazhi është i qartë: këtu nuk ka të ardhme.
Zgjidhja e problemit të ndërtimeve pa leje nuk mund të jetë vetëm fadromë dhe ndëshkim. Shteti duhet të kishte vepruar në kohë, por tani që po vepron me vonesë, ka detyrimin moral dhe institucional të ofrojë politika shoqëruese. Këto përfshijnë kompensim të drejtë, asistencë sociale, programe strehimi dhe një reformë reale të sistemit të lejeve të ndërtimit.
Po aq e rëndësishme është që Parlamenti të merret seriozisht me këtë çështje. Ky nuk është thjesht një problem administrativ, por një krizë me pasoja sociale, ekonomike dhe demografike. Debati parlamentar dhe rishikimi i kuadrit ligjor janë të domosdoshme për të shmangur përsëritjen e kësaj situate në të ardhmen.
Në fund, ligji nuk matet me numrin e objekteve të shembura, por me drejtësinë e mënyrës se si zbatohet. Shqipëria ka nevojë për rregull, por mbi të gjitha ka nevojë për drejtësi, barazi dhe besim. Pa këto, çdo aksion, sado i nevojshëm, mbetet i cunguar dhe i padrejtë.
————————–
English:
Demolitions of Illegal Constructions in Albania
A Necessary Action, but a Delayed and Unequal One
By Cafo Boga – December 12, 2025
For several months now, Albania has been engulfed in a broad public and institutional debate over the demolition of illegal constructions. This process, although necessary to restore order and uphold the rule of law, is unfolding in a manner that raises more questions than it provides answers.
In principle, no one can dispute that illegal construction cannot be tolerated indefinitely. A state governed by law cannot function while ignoring violations. However, the core issue lies in the fact that this campaign is being undertaken far too late and under circumstances that create a strong perception of injustice and double standards.
For years, hundreds of thousands of buildings, extensions, and improvised structures were erected without permits, often in plain sight of local and central institutions. Municipalities, inspectorates, and responsible ministries either failed to act or acted selectively. Citizens were left to believe that what they were doing was tolerated, if not implicitly sanctioned.
Many of these constructions were not acts of luxury, but acts of survival. Entire families invested their life savings to build an extra room, a small shop, or a service unit that provided their daily livelihood. Today, these investments are being demolished without any meaningful social assessment and without any concrete offer of alternative solutions.
The demolition of a structure that has existed for years is not merely an administrative act. It represents the destruction of property, a source of income, and in many cases, a hope for economic stability. When such actions are carried out without compensation, assistance, or alternative housing, they turn into measures with severe social consequences.
At the same time, it is impossible to ignore the fact that some large-scale developments, high-rise projects, and powerful economic investments—particularly in urban centers—continue to be approved and implemented. These buildings have occupied public spaces, worsened traffic congestion, increased air pollution, and distorted the urban landscape, especially in the center of Tirana. This creates the perception that the law is applied one way to ordinary citizens and another way to oligarchs.
This situation fuels public distrust toward the state and its institutions. When citizens see some illegal buildings demolished while others remain untouched, a legitimate question arises: why are some targeted and others spared? Is this justice, or political and economic selectivity?
The consequences of this process are directly linked to mass emigration. Albania has already lost more than half of its active population due to migration abroad. When people lose their property, their work, and their economic security without any alternative offered, the message is clear: there is no future here.
Addressing the issue of illegal constructions cannot rely solely on bulldozers and punishment. The state should have acted in time, but now that it is acting belatedly, it has a moral and institutional obligation to accompany enforcement with supportive policies. These include fair compensation, social assistance, housing programs, and a genuine reform of the construction permit system.
Equally important is the role of Parliament in addressing this issue seriously. This is not merely an administrative problem, but a crisis with social, economic, and demographic consequences. Parliamentary debate and a review of the legal framework are essential to prevent a repetition of this situation in the future.
Ultimately, the rule of law is not measured by the number of buildings demolished, but by the fairness with which it is applied. Albania needs order, but above all it needs justice, equality, and trust. Without these, any action—no matter how necessary—remains incomplete and unjust.