Albspirit

Media/News/Publishing

“ËNDRRA AMERIKANE” DHE PËRVOJA SHQIPTARE

(Përvojat e një Kampusi në Amerikë)

 

Fadil Maloku

1.

Amerikanët janë shumë praktikë e shumë pragmatikë në jetën e përditshme. Ata, duket për shkak të klaustrofobisë me ambientin nuk hezitojnë të qëndrojnë ulur në makina për orë të tëra, gjersa europianët kanë shumë më shumë prirje për sheti, vrapim dhe ngarrisje sociale. Europianët duket më shumë e preferojnë udhëtimin me mjete publike, ndërkaq amerikanët kam hetuar se më shumë shfrytëzimin e makinave (natyrisht, kjo s’vlenë për New Yorkun, ku hetohet një tejngarkim), qoftë edhe për furnizime dhe shërbime me minimale. Një tjetër veti specifike që dosido i dallon këto kontinente konkurrente ka të bëjë edhe me kulturën e ushqimit. Ushqimi amerikan është me përplot bollëk, i shumënduershëm dhe çka është me rëndësi (në krahasim me të ardhurat) shumë i lirë! Europianët, hanë (shumë më pak) ushqim më selektiv dhe janë shumë më të ngarkuar se amerikanët me pamjen e tyre të jashtme!

 

2.

Nuk mendoj që shumëllojllojshmëria dhe çmimi i lirë i artikujve ushqimorë janë ai determinanti social që i bënë amerikanët të pangopur(!), sa do thoja fakti i një mentaliteti dhe sistemi tashmë të pranuar të sjelljes dhe faktit tjetër të lëvizjes “online”. Ku ushqimi (në ecje..!) fjetja (dukshëm e reduktuar!) dhe respektimi strikt i kohës, janë alfa dhe omega e gjithë perfeksionizmit për “mirëmbajtjen” e sistemit tashmë të shndrruar në rutinë (mbi)jetese. Gara permanente në gjetjen e alternativave më (praktike dhe më të sofistikuara) më të mira qoftë edhe për çështje shumë të thjeshta dhe ngandonjëherë edhe banale në dukje të pare… në shoqërinë amerikane perceptohet si “zbulim” që e ndihmon jetën sociale dhe ekonomike të komuniteteve cilado qofshin ato. Në Europë kam vrejtur se prirja për stimulim, pra ecje përpara dhe “zbulim” të kapaciteteve (sidomos)të vetëvetës është zhvendosur në planë të dytë…kurse, këtu kultivohet dhe stimulohet maksimalisht ne të gjitha sferat e jetës…Këtu në Amerikë gjatë kohës së punës s’ke shans të drekosh, apo te paktën të pijsh kafe me miq! Bile edhe telefonatat janë të reduktuara!

 

3.

Çdo gjë e ka “kohën” dhe limitin e vetë! Gjersa, psh në shoqëritë shqiptare kohë kemi edhe për eksport! Do thoja një perfeksionizëm kulminant i sistemit… ku njerëzit në garën për “best of the best” i pranojnë të gjitha sygjerimet, rekomandimet dhe finesat e përsosmërisë së skajshme! Koha e lirë… në Amerikë duket që është “artikulli” më i çmuar në jetën e qytetarit të rëndomtë! Perfeksionizmi kulminant ata i ka shndërruar pothuajse në robota. Të mbushet mendja që asgjë s’i lihet rastit… edhe detajet më të imta studjohen nëpër “laboratoret” sociale. Vetëm e vetëm që të “mirëmbahet” mbikqyrja, menaxhimi (për të mos thënë edhe një farë kontrolli i vetëdijshëm!) dhe vijimsia e sistemit të prodhuar nga kokat e neoliberalëve…

Please follow and like us: